Vizitë në shkollë e një delegacioni nga UniversitetiPoliteknik i Tiranës (UPT)

Më 26.5.2015 patëm kënaqësinë të përshëndesim në shkollën tonë një delegacion nga Universiteti Politeknik i Tiranës me në krye Rektorin, z.Jorgaq Kaçani.
Pas pritjes në drejtori nga drejtoresha e Shkollës Austriake, znj. Gerlinde Tagini, e cila shprehu mirënjohjen e saj për vizitën, vijoi një përshkrim i shkollës nga ana e nxënësve të viti të 3s4 (Jona Aliku,Injacio Gjeluci und Riad Isufi).
Në qendër të programit vijues, ishin projekte të punimeve të diplomës nga maturantë të këtij viti shkollor. Rinald Ndou dhe Senad Hasani prezantuan „C-Tronic Black“, një makinë lodër e telekomanduar, kurse Ormir Gjurgjej prezantoi një dron të telekomanduar.
Delegacioni u bind nga arritjet shumë të mira të nxënësve tanë në teknikë.
Gjatë fjalimit të tij para nxënësve të Shkollës Austriake, rektori Kaçani përgëzoi për arritjet shumë të mira të nxënësve dhe pas një prezantimi të mundësive të studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës, ftoi nxënësit tanë të frekuentojnë studimet Bachelor në UPT.
Në vijim u zhvillua një diskutim midis nxënësve dhe rektorit Kaçani në lidhje me pranimin në Universitetin Politeknik. Një njohje me ambientet e shkollës dhe me laboratorët përmbylli këtë vizitë të këndshme.
Falenderojmë konsullin e Nderit të Austrisë, z. Gjergj Leqejza, i cili u kujdes për vizitën duke e shoqëruar delegacionin gjatë gjithë qëndrimit të tij.

Brilanda Fishta, 28.5.2015

DSCN2553

DSCN2556

DSCN2558

DSCN2559

DSCN2563

DSCN2567

DSCN2568

DSCN2570

DSCN2574

DSCN2577

DSCN2584

DSCN2591

DSCN2596

DSCN2599

DSCN9964

DSCN9969