Vizitë në projektin „Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut“: Vau i Dëjes

Të premten me datë 05.02.2016 drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, znj. Gerlinde Tagini, së bashku me një delegacion të vogël vizituan kursin e gjuhës gjermane në Vau i Dëjes, i cili financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Të pranishmit patëm mundësi të shihnin nga afër përparimin e kursantëve dhe të bënin biseda të thjeshta në gjuhën gjermane me ta. Falenderojmë drejtuesen e kursit, znj. Rita Vuksani, për angazhimin e saj.

Kursantët u gëzuan shumë kur morën ftesën nga drejtoria e shkollës për të qenë të pranishëm në aktivitetin „Dita e dyerve të hapura“ në shkollën e mesme teknike „Peter Mahringer“. Falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit dhe Gruas për mbështetjen financiare në realizimin e këtyre kurseve.

10-02-2016 Gerlinde Tagini
Fotos: Maria Hönigsberger, Markus Offner

SAM_5809

SAM_5811

SAM_5820

SAM_5829

SAM_5832

V1

V2

V3