Vizitë në projektin „Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut“: Mjedë

Të premten me datë 05.02.016 drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, znj. Dir. Gerlinde Tagini, së bashku me një delegacion të vogël vizituan gjithashtu kursin e gjuhës gjermane në Mjedë, i cili poashtu financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Të pranishmit patën mundësi të shihnin nga afër përparimin e kursantëve dhe ishin shumë entuziastë për tu përgjigjur në gjuhën gjermane pyetjeve.
Pati dhe shkëmbime mendimesh me drejtuesen e kursit Mikela Lekaj. Grupi i kursantëve u gëzua po aq shumë kur morën ftesën nga drejtoria e shkollës për të qenë të pranishëm në aktivitetin „Dita e dyerve të hapura në shkollën teknike Peter Mahringer“. Falenderojmë dhe Ministrinë Austriake të Arsimit dhe Gruas për mbështetjen financiare në realizimin e këtyre kurseve.

10-02-2016 Gerlinde Tagini
Fotos: Maria Hönigsberger, Markus Offner

SAM_5860

SAM_5859

SAM_5850

m3

m4

m2

m1