Vizitë e Ministrisë Kosovare të Zhvillimit Ekonomik

Më 19 Shkurt 2014, vizitoi Shkollën Austriake “Peter Mahringer” një delegacion i përbërë nga 4 përfaqësues të ministrisë kosovare të zhvillimit ekonomik. Pas një përshëndetje të shkurtër nga ana e drejtoreshës Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoreshës Sidita Bazhdari, vijoi një prezantim i shkollës nga nxënës të klasës së 2A (Liana Shpani dhe Dea Smakaj, përgjegjës i teknikës: Endrin Hoti). Më pas vijuan një shëtitje në ambientet e shkollës dhe një bisedë intensive në drejtori. Qëllimi i i kësaj
vizite ishte marrja e informacioneve të detajuara rreth modelit të shkollës austriake për teknologji informacioni. Nazmi Zenelaj, sekretar i përgjithsëm në ministri dhe Agim Kukaj, drejtori i sektorit për komunikacion dhe teknologji informacioni morëm përshtypje shumë të mira dhe theksuan interesin e tyre për një bashkëpunim të mëtejshëm.

19.2.2014; Gerlinde dhe Manfred Tagini

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11