Vizitë nga Zyra Arsimore Koplik, Malësia e Madhe

Më 26 Shkurt 2014 vizitoi shkollën Austriake një delegacion nga Zyra Arsimore e Malesisë së Madhe përbërë prej 10 personash me në krye Vlash Linadi. Pas prezantimit të shkollës nga nxënësit (Dea Smakaj, Liana Shpani dhe Endrin Hoti nga klasa 2A) vijoi një bisedë me disa nga nxënësit tanë nga rrethi i Malesisë së Madhe. Një njohje me ambientet e shkollës ishte pika tjetët e programit dhe në fund një bisedë në zyrën e drejtoreshës. Si drejtoresha së bashku me nëndrejtoreshën e Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini dhe Sidita Bazhdari, poashtu dhe drejtori i Zyrës Arsimore së Malesisë së Madhe, Vlash Linadi, theksuan interesin për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve shoqërore, që janë zhvilluar vitet e fundit midis vendit tonë dhe rrethit të Malësisë së Madhe. U shtjelluan dhe plane konkrete, si psh. zgjerimi i kurseve tona të gjuhës gjermane ose fillimi mësimit të gjuhës gjermane si gjuhë e dytë e huaj në Malësinë e Madhe, por edhe mbështetje për krijimin e një faqeje zyrtare për Zyrën Arsimore në Malësinë e Madhe.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

7

1

2

3

4

5

6

8