Vizitë e Konsulles së re në Ambasadën Austriake, Sigrid Kodym

 Më 24 Tetor 2011, vizitoi shkollën tonë zonja Sigrid Kodym , e cila është prej pak javësh konsullja e re në Ambasadën Austriake në Tiranë. Pas një prezantimi të mbajtur nga Arlinda Butja, Brunilda Begu dhe Shpetim Sula (4b), u bë një vizitë në ambientet e shkollës. Më pas u ofrua mundësia e një bisede midis konsulles dhe të gjithë mësuesve dhe një shkëmbim eksperiencash me drejtoren Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoren Sidita Bazhdari. Ne shpresojmë më tej në një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe i urojmë zonjës Kodym një qëndrim të këndshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri!

Manfred Tagini

 

Foto