Vizitë në shkollë e lektores amerikane znj. Marg Cavanaugh

Në fund të semestrit të parë, vizituan Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ znj.Marg Cavanaugh, lektore amerikane në departamentin e Anglistikës të Universitetit të Shkodrës dhe dy mësuese shqiptare të gjuhës angleze nga „Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja Shejnaze Juka“ në Shkodër.
Greta Makaj, Raela Salja dhe Rei Ymeraj, nxënës të klasës 3b, kishin përgatitur një përshkrim të shkollës në gjuhën angleze. Më pas nxënësit shkëmbyen mendime me lektoren.

Sidita Bazhdari