Vizitë nga Prizreni

Më 18 prill 2016 vizitoi shkollën tonë një grup nga gjimnazi „Loyola“ nga Prizreni, Kosova, së bashku me një grup nxënësish nga Gjermania. Drejtorja Gerlinde Tagini dhe nëndrejtorja Sidita Bazhdari u uruan të ftuarve mirëserardhjen. Jona dhe Injacio (4S4) prezantuan shkollën, ndërsa Pjetro dhe Jozef (3b) paraqitën rezultatet e një pyetsori rreth temës „ vendlindja“ dhe një video për qytetin Shkodër, e cila konkuroi dhe fitoi një çmim në konkursin e formimit politik në vitin 2013 në Bonn.
Pasi disa bisedash midis nxënësve vijoi një shëtitje në ambjentet e shkollës e drejtuar nga nxënës të klasës 3a (Simona, Arjon, Enis dhe Samed), ku të ftuarit mund të njiheshin me shkollën tonë dhe mësimdhënien. Pas një bufeje të vogël me pije freskuese u ndamë nga të ftuarit, të cilët morën me vete përshtypje shumë të mira.

Markus Offner, 18.04.2016
Fotos: Ehad Kraja

DSC_0931 (1)

DSC_0893

DSC_0885 (1)

DSC_0881

DSC_0878