Shkollimi

Do të përçohet një arsimim me vlerë të lartë teorike dhe praktike si bazë për një pjesmarrje efektive në jetën profesionale.
Përveç kësaj nxënësit marrin një formim të përgjithshëm duke përfshirë edhe një formim të mirë gjuhësor si bazë për pjesma

rrje aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore, si dhe aftësi të gjëra dhe praktike në teknologjinë moderne të komunikimit, si bazë për botën moderne të punës.

Të menduarit praktik vetpërgjegjes dhe projektorientues është një nga bazat për një aftësi efikase profesionale në lidhje me aftësinë e punës në grup dhe njohuritë thelbësore të drejtimit të njerëzve.
Nëpërmjet një mësimi praktik vijon një përgatitje për zbatimin e të gjitha detyrave në ndërmarrje të ndryshme, zyra planifikimi, zyra publike, e cila përçohet në lidhje me një koncept social dhe mjedisor të arritjeve.

Në lëndën kryesore „Teknikë rrjeti“ qëndrojnë në plan të parë aspekte teknike si: teknikat e komunikacionit, drejtime procesesh dhe programim i sistemeve komplekse teknike.

Synime të formimit të shkollës nëntëvjeçare

Shkolla 9 vjeçare Austriake orientohet në programet mësimore shqiptare dhe në tabelën e lëndëve të klasës

së 9.
Përveç kësaj nxënësit marrin një formim të përgjithshëm duke përfshirë edhe një formim të mirë gjuhësor. Gjuha është mbartëse e kulturës, mjet komunikimi dhe një element i domosdoshëm në ndërmjetësimin e dijes. Për këtë mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, disa pjesë të mësimit në gjuhën gjermane si dhe gjithashtu disa lëndë të veçanta do të zhvillohen në gjuhën germane.

Duhet përmendur që për të gjithë nxënësit do të ketë formim në lëndët gjuhë gjermane, gjuhë angleze dhe praktikë kompjuteri.