E-generation shqiptar i së ardhmes

Ndonjëherë është e nevojshme të tregojmë se çfarë dimë në mënyrë që të bëhemi të njohur dhe të krijojmë kontakte. Për këtë arsye u organizua nga shkolla jonë më 12.3 në Hotel “Rogner” aktiviteti “E-generation shqiptar i së ardhmes”, me qëllim që të prezantonim shkollën dhe drejtimet e saj të formimit. Por mbi të gjitha që të mbështesnim nxënësit tanë që ata të bashkëpunojnë me bizneset për gjetjen e vendeve për praktikë dhe të temave të diplomës. Qenë të ftuar shumë firma ICT në këtë prezantim, në fund të të cilit u krijuan mundësi për të lidhur kontakte.

Fjalën hyrëse e pati drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini, ambasadori Florian Raunig, Lindita Komani, në funksionin e drejtores ekzekutive të AITA, dhe Alexander Zsolnai nga Advisory Board ASA. Më pas ishte rradha e nxënësve tanë, të cilët mundën të prezantonin shumë mirë veten para këtyre ekspertëve të biznesit.

Në suksesin e këtij aktiviteti ndihmuan kontaktet dhe mbështetja e ASA-s dhe apeli i AITA. Interesimi i firmave të ICT me sektorë të mëdhenj të IT nga Tirana dhe Durrësi, ishte edhe më i madh nga sa pritej në fillim. Të gjithë patën të njëjtin mendim: biznesi po pret tashmë maturanët tanë të rinj!

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe shpresojmë që nga kontaktet e krijuara të lindi një bashkëpunim i frytshëm.

Patrick Schmöllerl

Foto