Festa e mbylljes së vitit shkollor

Festën tonë të mbylljes së vitit e organizuam me 20.06.2012, dhe patëm nderin të përshëndesim z. Florian Raunig, Ambasador i Austrisë në Shqipëri, z. Mag. Stelzmüller shef i seksionit dhe kryetar i Fondacionit Shkollor Austriak dhe Dr. Fröhlich (Këshilli i Fondacionit),z. Niemeyer (Ministria e Arsimit), Konsullin Austriak të Nderit në Shkodër z.Leqejza dhe shumë të ftuar tjerë nderi. Pjesëmërrja në festë ishte e kënaqshme; prindër, nxënës, miq. Shokë dhe shumë partnerë të shkollës ishin prezentë.

Drejtoresha, Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha, Sidita Bazhdari përmendën ngjarjet e rëndësishme të këtij shkollor dhe falenderuan të gjithë partnerët tanë. Më pas filloi programi festiv. Të ftuarit patën nderin të dëgjonin fjalimin në shqip të ambasadorit z.Raunig, ku ai falendori drejtoren, stafin mësimor dhe nxënësit për vitin e suksesshëm shkollor. Z. Raunig theksoi para të ftuarve që maturantët e Shkollës Austriake i pret një e ardhme e shkëlqyer përsa i përket shanseve për të punuar dhe për të studiuar.

Shefi i seksionit dhe kryetar i Fondacionit Shkollor, z. Stelzmüller solli përshëndetjet e znj.Ministre, Claudia Schmied dhe të Ministrisë së Arsimit në Vjenë. Pas fjalimit të tij, u dhanë çmime për nxënësit më të mirë të vitit shkollor. Më pas vijoi një program me vallëzime dhe këngë. Në fund të pranishmit u ftuan të në një kokteil.

Pushime të mbara!

Drejtoria dhe stafi pedagogjik

Foto