9 Maj 2012: Dita e mjedisit

Duke marrë parasysh problemet e shumta që shkaktojnë veprimet e njeriut, u përdor edhe këtë vit shkollor si temë vjetore „Mjedisi“. Grupi i mësuesve që punojnë rreth kësaj teme, i vendosi vetes si qëllim ndërgjegjësimin e sa më shumë njerëzve për funksionin dhe ndikimin që kanë në ambjentin që na rrethon dhe pse jo… një apel tek secili prej nesh.

Duke qenë se kjo teme ka një përmbajtje shumë të gjerë, duke mos ditur nga t´ia nisësh, grupet e mësuesve dhe të nxënësve zgjodhën sfera të ndryshme pune:

„Të përjetosh natyrën“ u quajt aksioni i klasës 8a, e cila bëri një shëtitje në malet në afërsi të Shkodrës për të njohur bimësinë e asaj zone, për të përshkruar veçoritë e tyre dhe për të bërë vepra arti prej brumi. Ata u argëtuan shumë duke soditur natyrën duke u freskuar në ujin e akullt të përroit malor.

Ndërsa klasa e nënta u morën gjatë orës së edukimit figurativ me veprën e piktorit dhe aktivistit austriak, Friedensreich Hundertwasser. Nxënësit zgjodhën motive nga pikturat e tija dhe i vizatuan në çanta bezeje. Këto çanta duhet të zëvendësojnë në të ardhmen qeset plastike që janë shumë të pëlqyera nga të gjithë, por në fakt shumë të dëmshme pët mjedisin.

Klasa 1A pastroi në një aksion dyorësh truallin e shkollës.

Me dy këmbë allçie dhe sy që ndriçojnë, një personazh dhe qenushi i tij përshëndesin tek shkallët vizitorët e shkollës austriake. Në të vërtetë ata janë të ndërtuar nga shishe plastike.

E këta janë „kryevepra“ e pasardhësve të Frankensteinit: nxënësve të klasave 9A dhe 2B.

Me titullin BOOMERANG klasa 4A ekspozoi fotografi me retouch ku mund të shiheshin nxënës dhe nxënëse të kësaj klase me efekte të veçanta, duke përcjellë mesazhe aktuale e drithëruese. Kolazhet i bëri Arbri Cungu.

Bernd Herta

Foto