Festimi i ` Festes 28-29 Nentorit`

 Ne prag te festave te Nentorit me dt.26 Nentor edhe ne shkollen Austriake “Peter Mahringer” eshte manifestuar bukur kjo feste “Simbol” si nje nga festat me te rendesishme te mbare kombit Shqiptare.

 

Ky manifestim i ketij programi me teme “Tematike letrare artistike ” u organizua nen kujdesin e mesueses se lendes se Histori-Gjeografi, Syriha Ademovi ,si dhe ne mbeshtetje te stafit drejtues me Drejtore Gerlinde Tagini. Pjesemarres ne kete aktivitet ishin te gjithe nxenesit e klasave ,nga te nentat e deri ne vitet e treta. Programi u hap me ne nje dokumentare te shkurter kushtuar kesaj ngjarje historike , dites se flamurit dhe te pavaresise se Shqiperise ku patrioti Ismail Qemali ne Vloren heroike ngriti flamurin kuq e zi dhe i tregoi gjithe botes se ne Gadishullin Ballkanik ekziston populli me i vjeter, dhe ku simbol ka gjuhen shqipe etnikisht dhe flamurin kuq e zi me shkaben dy krenare, dhe dha betimin ta mbrojme Shqiperine dhe ti bashkojme tokat Shqiptare. Ne perfundim te ketij prezantimi historik dicka e shkurter u paraqit per motivin e Himnit Shqiptar, ku sipas te dhenave gjuhesore thuhet sot, se himni Shqiptar e ka burimmin tek tradita muzikore Gjermane, pra nje gjeneze mjaft te hershme sa vet kompozitori Porumbescu. Ne perfundim te ketij fjalimi historik te gjithe te pranishmit ne salle pjesmarres nxenes, mesues, prinder e te ftuar u ngriten ne kembe dhe tradicionalisht kenduan “Himni Shqiptar”.

Programi ne vazhdim u percoll me vallen e Rugoves si dhe pjese vargjesh e recitimesh te shkeputura nga autore te shquar si te Fishtes, Mjedes, Pashko Vases, Ismail Kadarese e te tjere. Gjithashtu jane kenduar dhe kenge nga vet nxenesit e talentuar te po kesaj shkolle si. Vlen te permendet ne kete program edhe realizimi dhe interpretimi ne role i komedise “14-vjec Dhender” te Anton Z. Cajupit realizuar kjo nga nxenesit e klases nente -A. Nje larmi ketij programi i dhane dhe te ftuar te tjere te pranishem ne kete program kengetare dhe instrumentiste te tjere, si i tille ishte zeri i bukur i kengetarit popullor Shkodran Hajro Pepa, gjithashtu dhe nxenes te talentuar nga shkolla “Preng Jakova” ku kane kenduar dhe kane luajtur pjese muzikore te shkurtra per kitare dhe violine, pjese keto nga autor te huaj Austriake, e tille ishte e talentuara Elnaida Dani e te tjere. Nje e vacante e ketij programi ishte edhe ndarja e cmimeve si piktura me e bukur qe ishte realizuar nje jave me pare ne prag te kesaj feste, me teme “Festojme 28-29 Nentorin” cmimet u ndane nga Nendrejtoresha prane kesaj shkolle Sidita Bazhdari, e cila ndau dhurata dhe falenderoj nxenesit per paraqitjen e tyre. Gjate programit pati dhe surpriza te kendshme dhe me kete rast Drejtore Gerlindi Tagini mori fjalen pershendetese me falenderimin e organizatores se ketij programi Syriha Ademovi, gjithashtu falenderoi dhe te gjithe nxenesit pjesemarres te ketij aktiviteti dhe se fundmi te pranishmit: nxenes, mesues, prinder etj. Me falenderimin dha dhe Urimin!! Uroj “GEZUAR FETSTAT E NENTORIT” 

Foto