Monthly Archives: April 2016

Klasa 9a mbështet Arselidën tek “Gjeniu i Vogël”

Klasa 9a mbështet Arselidën tek “Gjeniu i Vogël”
Me 13 prill klasa e 9 A së bashku me mësuesen kujdestare Fiorela Tahiri dhe mësuesen e anglishtes Maggie Bruckner ndoqën live programin “Gjeniu I vogël”. Kliko per te lexuar me shume…

Shkolla Austriake në konferencën „60 vjet rivendosje e marrëdhënieve diplomatike „Shqipëri -Austri“

Me 22 prill 2016 u zhvillua në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë një konferencë me rastin e 60 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike “Austri-Shqipëri“ që në 1956.
Gjatë konferencës ku u prezantua dhe ambasadori i i ri Austrisë, Dr. Johann Sattler, folën ndër të tjerë edhe shkencëtarë të mirënjohur si Prof. Oliver Jens Schmitt (universiteti i Vjenës), Prof. Shaban Sinani (universiteti i Tiranës) ose Mag. Robert Pichler (universiteti Gracit). Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë nga Prizreni

Më 18 prill 2016 vizitoi shkollën tonë një grup nga gjimnazi „Loyola“ nga Prizreni, Kosova, së bashku me një grup nxënësish nga Gjermania. Drejtorja Gerlinde Tagini dhe nëndrejtorja Sidita Bazhdari u uruan të ftuarve mirëserardhjen. Jona dhe Injacio (4S4) prezantuan shkollën, ndërsa Pjetro dhe Jozef (3b) paraqitën rezultatet e një pyetsori rreth temës „ vendlindja“ dhe një video për qytetin Shkodër, e cila konkuroi dhe fitoi një çmim në konkursin e formimit politik në vitin 2013 në Bonn. Kliko per te lexuar me shume…

Dita e Dyerve të Hapura

Shkolla Austriake ju fton përzemërsisht në Dita e Dyerve të Hapura, E enjte 14 Prill 2016. Programi fillon në 14.00-17.00. Mund te njiheni me ambjentet e shkollës, strukturën e saj mund të ndiqni orët e hapura të mësimit dhe të regjistroheni për vitin e ardhshëm shkollor.

Mirë se vini!

Autoflyer2016

Fondacioni Shkollor

Një festë me rastin e largimit të themeluesit të Fondacionit Shkollor dhe përshëndetjes së kryetarit të ri të Fondacionit

Më 7.4.2016 në shkollën austriake u organizua një aktivitet festiv me rastin e largimit të themeluesit të Fondacionit dhe sekratarit të përgjithshëm, Mag. Wolfgang Stelzmüller, i cili ka qenë që në fillim, në vitin 2006, kryetar i Fondacionit Shkollor Autriak.
Kliko per te lexuar me shume…