Monthly Archives: March 2016

Vizitë nga Austria

Të enjten, më 17. 03 2016 vizituan shkollën austriake Z. Profesor Walter Höflechner, Univ-Prof i. R., dhe Z. Dr. Christoph Ramoser, drejtor i seksionit V/7 të Ministrisë së Shkencës së Austrisë. Nxënësit Jona Aliku, Injacio Gjeluci dhe Endrin Hoti prezantuan për vizitorët shkollën tonë.
Kliko per te lexuar me shume…

9ax fiton çmim monetar në konkursin e formimit politik

Për nxënësit e grupit 9ax ishte gëzim shumë i madh të merrnin vesh se kishin fituar një çmim monetar në konkursin e formimit politik në vitin shkollor 2015/16, në të cilin morën pjesë rreth 3000 shkolla nga e gjithë Europa. Nxënësit tanë konkuruan me anë të një broshure kushtuar shkollës së romëve „Beato Zeferino“, e cila u vizitua për këtë arsye edhe nga një grup mësuesish.
Kliko per te lexuar me shume…

Të veshim kapelet e njëri -tjetrit – një projekt shqiptaro-austriak i HTL Shkodër dhe NMS Neufeld

Libri me fotografi „Kapelet e zonjës Strubinski“ i shkrimtarit Heinz Janisch, ishte baza për një projekt virtual midis disa shkollave, i cili ishte një iniciativë e PH Burgenland në Austri ku pjesëmarrëse janë 20 shkolla dhe 500 nxënës/e .
Kliko per te lexuar me shume…

Festa e mësuesit dhe e gruas

Më 7 mars 2016 mësueset dhe mësuesit e shkollës austriake „Peter Mahringer“ festuan si çdo vit festën e mësuesit. Pas një feste të organizuar në shkollë, ku nxënëset dhe nxënësit na treguan njohuritë e tyre në sfera të ndryshme, mësuesit e shkollës u mblodhën në një drekë festive.
Kliko per te lexuar me shume…

Panairi i ideve „Cilësia në arsim“

Shkolla Austriake „ Peter Mahringer“ mori pjesë të enjten, më 03.03.2016, në Panairin e Ideve –Cilësia në Arsim, zhvilluar në pedonalen përpara bashkisë dhe organizuar nga Drejtoria Arsimore Shkodër.
Secila shkollë kishte mundësi të prezantohej para vizitorëve të shumtë. Shkolla jona u përfaqësua nga 3 skuadra nën drejtimin e grupit të marrëdhënie me publikun në shkollë, përfaqësuar nga Hajro Plaku dhe Brilanda Fishta.
Kliko per te lexuar me shume…

Ekskursioni ne Kolasin

Nxenesit e klases 4s4 prisnin me padurim fundin e janarit. Cdo dite ne shkolle flisnin me njeri tjetrin per nje teme shum te pelqyer: ekskursioni i tyre per te bere ski dhe snowboard ne Kolasin.
Nga 26 deri me 29 janar nxenesit harruan stresin dhe te gjitha datat e provimeve. Me profesoret Gernot Scheffknecht dhe Faik Nushi mesuan te gjithe te benin ski dhe snowboard.
Kliko per te lexuar me shume…