Monthly Archives: February 2016

Olimpiada Matematike- Faza e tretë

Drejtoresha Tagini, në emër të të gjithë shkollës Austriake uron nxënësen e klasës 4s4 Liana Shpani për rezultatin e shkëlqyer gjatë fazës së tretë në olimpiadën e matematikës, e cila u zhvillua në Tiranë më 13 shkurt 2016.
Kliko per te lexuar me shume…

Olimpiada e informatikës

Me datë 06 Shkurt u zhvillua faza e dytë e olimpiadës së informatikës, në qytetin e Shkodrës ku morën pjesë Edmond Hasanaj, Arens Demaliaj, Agli Golemi, Mariel Hajdari, kl X, Anxhela Mjacaj, Evis Agaj, k XI. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë nga universiteti „Polis”

Më 16.02.2016 në shkollën austriake patëm një vizitë të shkurtër nga një delegacion i universitetit privat „Polis“.
Përfaqësues nga „Polis“ prezantuan para maturantëve tanë degët e këtij universiteti.

Shkoder, 16.02.2016
Brilanda Fishta

Pictures

Nxënëse dhe nxënës nga klasa e 8 dhe 9 njihen me Walter Thorwartl, një autor austriak , që shkruan libra për fëmijë dhe për të rinj

Më 16.2.2016 u bë një prezatim në bibliotekën e shkollës për nxënëse dhe nxënës nga klasa e 8 dhe 9, ku ata u njohën me Walter Thorwartl, një autor austriak, që shkruan libra për fëmijë dhe për të rinj.
Në fillim të prezantimit Sibora nga klasa 9b lexoi biografinë e autorit.
Kliko per te lexuar me shume…

Workshop në robotikë

Në fillim të muajit shkurt 10 nxënës të pëzgjedhur nga klasat e dyta në shkollën austriake morën pjesë në një workshop në fushën e robotikës. Gjatë workshopit tre ditor drejtuar nga Timon Höbert, bashkëpunëtor në PRIA (Practical Robotics Institute Austria), ata mësuan bazat e mekanikës dhe programimit të robotëve. Seti i robotëve „ Botball“ përmban dy controller, të cilët mund të programohen, tek të cilët mund të lidhen sensorë dhe aktorë, pra motorë dhe servo. Kliko per te lexuar me shume…

Karnevalet në Shkodër

Atmosferës së Karnevaleve në Shkodër me datë 7 dhe 8 shkurt iu bashkua edhe Shkolla jonë duke u prezantuar denjësisht me një vals vienez.
Drejtoresha e shkollës Tagini pati idenë e këtij valsi dhe mbështeti realizimin e tij.
Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë në projektin „Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut“: Vau i Dëjes

Të premten me datë 05.02.2016 drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, znj. Gerlinde Tagini, së bashku me një delegacion të vogël vizituan kursin e gjuhës gjermane në Vau i Dëjes, i cili financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Të pranishmit patëm mundësi të shihnin nga afër përparimin e kursantëve dhe të bënin biseda të thjeshta në gjuhën gjermane me ta. Falenderojmë drejtuesen e kursit, znj. Rita Vuksani, për angazhimin e saj.
Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë në projektin „Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut“: Mjedë

Të premten me datë 05.02.016 drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, znj. Dir. Gerlinde Tagini, së bashku me një delegacion të vogël vizituan gjithashtu kursin e gjuhës gjermane në Mjedë, i cili poashtu financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Të pranishmit patën mundësi të shihnin nga afër përparimin e kursantëve dhe ishin shumë entuziastë për tu përgjigjur në gjuhën gjermane pyetjeve. Kliko per te lexuar me shume…

Liana Shpani zë vendin e dytë në Olimpiadën e Matematikës

Liana Shpani i solli shkollës austriake vendin e dytë në Olimpiadën e Matematikës, e cila u zhvillua me 9 janar midis shkollave të qytetit të Shkodrës. Rezultatet e shkëlqyera në të gjitha lëndët dhe talenti e dhuntia e saj në shkencat natyrore krenuan Shkollën Austriake. Kliko per te lexuar me shume…

“MOS HARRO KURRË SE TË DUA”

Në kuadër të lëvizjes kombëtare “Stop dhunës”, më 05.02.2016 u vu në skenë në sallën “Ilirikum” të kishës Franziskane drama “Mos harro kurrë se të dua” nga nxënësit e shkollës austriake “Peter Mahringer”. Kliko per te lexuar me shume…