Monthly Archives: December 2015

Gëzuar krishtlindjet dhe një vit të ri sa më të mbarë!

Shkolla Austriake ju uron të gjithë nxënësve, prindërve dhe bashkëpunëtorve gëzuar krishtlindjet dhe një vit të ri sa më të mbarë.

frohe weihnachten HTL

Donacioni për shkollën e romëve „ Beato Zeferino“

Më 18.12.2015 në kuadër të një vizite para festave të fundvitit drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari së bashku me një pjesë të stafit shkollor dhuroi një shumë parash që mësuesit tanë kishin grumbulluar që nga fillimi i vitit shkollor për nxënësit e kësaj shkolle. Zonja Havajana Tabaku, Pater Gjon dhe Fra Giuseppe i uruan mirëseardhjen Shkollës Austriake, ndërsa nxënësit na pritën neve miqve me disa poezi dhe me një këngë për krishtlindje. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë e projektit„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“ në Koplik

Më 19.12.2015 drejtoresha e shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj, koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner dhe kolegët Maria Hönigsberger dhe Josef Fasching vizituan projektin„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“, në Koplik. Kliko per te lexuar me shume…

Festat e nëntorit në shkollën “Peter Mahringer”

Me rastin e Festave të Nëntorit, shkolla austriake “Peter Mahringer” organizoi një aktivitet me recitime, këngë e valle. Organizatorja dhe drejtuesja e këtij aktiviteti ishte mësuesja e gjuhë – letërsisë Z. Irma Dashi (Memçaj).
Shfaqja u hap mes emocionesh që si përherë shkakton himni kombëtar, sidomos në ditë të tilla. Me pas vijoi fjala përshëndetese e drejtoreshës Z. Tagini, e cila falenderoi organizatoren dhe nxënësit përshëndetës, si dhe me fjalën përshëndetëse te Z. Irma. Kliko per te lexuar me shume…

AKTIVITET SPORTIV I SHKOLLES SONE

Me dt 17-11-2015 Qendra Kulturore e Femijeve organizoj nje gare atletike ne natyre ku merrnin pjese nxenes nga te gjitha shkollat e qytetit tone.Ne kete gare moren pjese edhe dy nxenes nga shkolla jone, David Leka dhe Izabela Dodani. Kliko per te lexuar me shume…

Konkurse të qendrës kulturore të fëmijëve

Dy nxënëse të shkollës austriake „Peter Mahringer“ morën me shumë sukses pjesë në konkurset e organizuaranë nëntor nga qendra kulturore e fëmijëve Shkodër. Irsa Golemi (8a) zuri vendin e 1-rë në konkursin “ Fjala Artistike” ndërsa Izabela Dodani (8a) zuri vendin e 2-të në garat e vrapimit. Kliko per te lexuar me shume…