Monthly Archives: November 2015

Finalja e konkursit “Fjala Artistike 2015”

Me datë 25.11.2015 në qendrën kulturore të fëmijëve u zhvillua faza finale e konkursit “Fjala Artistike 2015”. Në këtë fazë nxënësja e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” Irsa Golemi (klasa 8a) ishte një ndër finalistet e zgjedhura nga juria për fazen finale. Kliko per te lexuar me shume…

Konkursi “Fjala Artistike 2015”

Në konkursin e organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë arsimore dhe bashkine Shkodër “Fjala Artistike 2015”,Shkolla Austriake “Peter Mahriger” u përfaqesua denjësisht nga nxenëset Vivian Mustafa dhe Samanta Preka (klasa 8b) si dhe Irsa Golemi (8a), … Kliko per te lexuar me shume…

Rinovimi i shkollës 9-vjeçare Melgushë

Drejtoresha e shkollës Austriake Shkodër vizitoi më 24 nëntor 2015 shkollën 9-vjeçare Melgushë. Në një periudhë disajavore u punua për rinovimin e kësaj shkolle. Konkretisht u izuluan çatia dhe pjesa e hyrjes në shkollë si dhe u izolua një klasë dhe u përgatit për tu vënë në funksion të mësimit. Kliko per te lexuar me shume…

9ax viziton shkollën e romëve „Beato Zeferino“

Ditën e martë, më 17.11.2015 klasa 9ax vizitoi së bashku me mësuesin e gjermanishtes, Markus Offner, gjatë një projekti jashtë mësimit shkollën e romëve „Beato Zeferino“. Me këtë rast shkollës iu dhurua dhe një shumë parash , të cilën e kishte mbledhur stafi mësimor i shkollës austriake në fillim të vitit shkollor. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë në shkollë nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Më 12.11.15 vizituan shkollën austriake „ Peter Mahringer“ zoti Blendi Klosi, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri dhe Konsulli i Nderit i Autrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza . Kliko per te lexuar me shume…

Youth Start European Entrepreneurship Award 2015

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte e pranishme më date 6.11.2015 në “Youth Start Enterpreneurship Summit and Award“, aktivitet i cili u organizua në Budapest, Hungari. Kliko per te lexuar me shume…

Konferenca kombëtare „Profesionet më të kërkuara- Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte prezente më 3.11.2015 në konferencën kombëtare “The most needed professions – Albanian economy needs good skills“ në Tirana Bussiness Park, e cila u organizua nga GIZ, DIHA, FES Tirana Office. Shkolla jonë kishte në dispozicion një vend në mes të firmave dhe organizatave tjera të rëndësishme. Kliko per te lexuar me shume…

„Praktikë në shkollat austriake jashtë Austrisë“

Në kuadër të këtij projekti nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave, kishim kënaqësinë që shkolla austriake të hap dyert e saja sërish për dy mësues austriakë, të cilët patën mundësi të shkëmbëjnë ekperience dhe të njohin nga afër shkollën. Kliko per te lexuar me shume…

Dita sportive me 2.10.2015

Si cdo vite edhe kete vite shkolla jone ka ne programin e saj vjetore organizimi e dites sportive ku moren pjese te gjithe nxenesit dhe nje pjese e madhe e mesuesve.
Ashtu si dhe dy vite me pare perseri kete vit kjo dite sportive u organizua ne kompleksin “ZMIJANI” pasi ky kompleks ofron shume mundesi per te akplikuar spote ne ndyshem. Ne kete dite sportive u zhvilluan sporte si : volejboll,basketboll,tenis, batminton, frizbi, atletike, ushtrime ekilibri per djem dhe vajza, si dhe ndeshje minifutbolli per djem.
Ne volejboll u zhvillua nje kampionat ndermajet klasave, ku ishin te perfshire djem dhe vajza. Gjithashtu me interesante ne kete vit u zhvillua nje ndeshje volejbolli ndermejt nxenesve dhe mesuesve.
Ne minifutboll u caktuan 8 nxenes per te formuar ekipet e tyre. Keto ekipe kishin te drejte te kishin ne perberjen e tyre vetem nje mesues. Perfshirja e mesuesve ne keto gara sportive rrit dhe forcon marredheniet midis mesuesve dhe nxenesve te klasave te ndyshme .
Kete vite ne kuadrin e dites kunder dhunes, shkolla jone zhvilloj edhe kete aktivitet qe sporti te jete i pranishem ne cdo ambjent dhe sa me pak dhune si ne ambjentet e shkollave por edhe jasht saj.
Shkolla jone nuk mjaftohet vetem me kete dite sportive nje here ne vit. Gjate gjithe vitit u zhvilluan kampionate ndermjet klasave ,por edhe miqesore ndermjet shkollave te tjera, dhe marrja pjese ne aktivitete e organizuara nga Zyra Arsimore dhe Qendra Kulturore e Femijeve, sic ishte dhe aktivitet e fundit ku shkolla jone u perfaqesua me 5 ekipe dhe ne 3 ekipe ajo zyri vende nderi. Ne dy prej tyre ajo zuri vendin e pare duke marre kupa medalje dhe diploma.
Ne do te vazhdojme ne kete rruge duke e pasuruar me tej numrin e kupave dhe medaljeve te fituara,per tu bere nje shkolle shembull jo vetem ne aspektin arsimore, te cilin e kemi fituar me merite, por edhe ne aspekte sportive, pasi mendojme se eshte shume e shendetshme.

Ana Gjelaj
Mesuese e fizkultures

20151002_085810

20151002_090327

20151002_090916

DSC_0021

DSC_0043

DSC_0110

IMG_5672

IMG_5679

IMG_5691

IMG_5710