Monthly Archives: October 2015

Aktivitet shkollor me rastin e festës kombëtare së Austrisë

Drejtoria e shkollës austriake ftoi edhe edhe këtë vit shkollor me rastin e festës kombëtare të Austrisë, me 26 tetor 2015, të gjitë nxënësit dhe mësuesit në një aktivitet në sallën festive të gjimnazit„ Atë Pjetër Meshkalla“.
Programin e hapën nxënëset dhe nxënësit e klasave të 8 –ta, të udhëhequr nga znj. Mikela Lekaj, të cilët kënduan himnin austriak. Më pas drejtoresha znj.Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha znj. Sidita Bazhdari përshëndetën të pranishmit në emër të shkollës. Kliko per te lexuar me shume…

(Deutsch) Kooperation Herber Hausner und Österreichische Schule Shkokdra

praktika herber hausner

Hausner JPG Logo

Ragip Dragusha viziton HTL Shkodër

Më 27.10.2015 vizitoi shkollën shkrimtari i lindur në Shkodër, Ragiq Dragusha, i cili jeton dhe punon tashmë që prej më shumë 20 vitesh në Vjenë dhe i dhuroi shkollës tre vëllime të antologjisë „ILLYRICUM“. Bëhet fjalë për një publikim të „ Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri“. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë në shkollë

Me rastin e „Ditëve të Austrisë“ vizituan shkollës Austriake drejtori i DAR Shkoder, Kadri Ymeraj, drejtori i Zyrës Arsimore të Malësisë së Madhe, FestorVolaj dhe drejtori i Zyrës Arsimore Pukё, Nikolin Prenga së bashku me një bashkëpunëtore të Zyrës Arsimore Pukë. Kliko per te lexuar me shume…

Dita e Austrisë në shkollën e mesme teknike „Peter Mahringer“

Të premten, më 23.10.2015, përshëndetëm në shkollën e mesme tekniken në Shkoder z. MinR Mag. Norbert Habelt dhe Herrn Mag. Lukas Mayrhofer, të cilët erdhën në Shkodër në kuadër të një projekti pilot nga Ministria e Arsimit të Austrisë seksioni IA/4. Në kuadër të „ Ditëve të Austrisë“ u ftuan mësuese dhe mësues të gjuhës gjermane si shqiptar ashtu dhe austriak nga Tirana dhe qarku Shkodër në një seminar trajnues në lidhje me „Njohuri mbi kulturën dhe historinë austriake“ , i cili përbëhej nga matriale didaktike dhe nga një workshop mbi „ Gjuha dhe kuzhina në Republikën e Alpeve“. Kliko per te lexuar me shume…

Austria lexon 2015

Në kuadër të rradhës së aktivitete të zhvilluara me rastin e „Austria lexon“ këtë vit ishte i ftuar në Shkodër shkrimtari me origjinë shqiptare Ilir Ferra (*1974, Durrës).
Nxënëse dhe nxënës të interesuar për lëndën e letërsisë nga viti i 4 dhe i 5 shfrytëzuan rastin që të zhvillojnë një intervistë me autorin dhe përgatitën pyetjet së bashku me mësuesin e gjuhës gjermane z. Karl Heurix. Kliko per te lexuar me shume…

Hapja e kursit tё Gjuhёs Gjermane nё Mjedё

Mё 14. tetor 2015 nё prani tё zev.drejtoreshes sё shkollёs sё bashkuar nё Mjedё, koordinatorit tё Gjermanishtes nё shkollёn Austriake, Markus Offner dhe drejtueses sё projektit Mikela Lekaj, pёrshёndetёm njё numёr tё madh nxёnёsish/esh qё do tё marrin pjesё nё kursin e Gjuhёs Gjermane. Kliko per te lexuar me shume…

Hapja e kursit tё Gjuhёs Gjermane nё Koplik

Mё 10 tetor 2015 mundёm tё hapnim pёrsёri kursin e Gjuhёs Gjermane nё Koplik. Tё pranishёm ishin drejtoresha e shkollёs austriake, Gerlinde Tagini, mёsuesi me pёrvoje tё gjatё Skёnder Curaj, koordinatori i gjermanishtes Markus Offner dhe drejtuesja e projektit Mikela Lekaj. Kliko per te lexuar me shume…

Hapja e kursit tё Gjuhёs Gjermane nё Vau i Dejёs

Edhe kёtё vit, mё 07. tetor 2015 u hap kursi i Gjuhёs Gjermane nё shkollёn e Vau i Dejёsit. Nё praninё e nёndrejtoreshёs sё shkollёs Znj. Klodiana Hoxha, koordinatorit tё gjermanishtes nё shkollёn Austriake, Markus Offner dhe drejtueses sё projektit Mikela Lekaj, u bё hapja zyrtare e kursit tё Gjuhёs Gjermane. Kliko per te lexuar me shume…

Ceremonia e hapjes ekspozita “Marubi reloaded”

Me 30 shtator 2015 u çel në shkollën austriake nga z.Mag. Wolfgang Stelzmüller, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë Austriake të Arsimit dhe në prani të z.Eugjen Gargjola, shef i zyrës së kulturës në Bashkinë e Shkodrës dhe të të shumë të ftuarve tjerë , ekspozita „Marubi reloaded“. Kliko per te lexuar me shume…