Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2014 – 2015
Me 17 qershor u zhvillua festa e tete e fundvitit ne shkollen austriake „Peter Mahringer“.
Me prezencen e shume te ftuarve te nderit, perfaqesuesve të DAR Shkodër dhe te bashkise Shkoder, prinder dhe nxenes mundem te mbyllim gezueshem edhe kete vit shkollor. Ne Program i larmishëm i kësaj mbrëmje kishte moderatore Leyla Mekic (3as5) dhe Ludovik Gajtani (4a). Kliko per te lexuar me shume….
Vizitë nga grupi „Salzburger Nachrichten“
Nën drejtimin e Wolfgang Traschler vizitoi grupi „ Leserreise der Salzburger Nachrichten“ shkollën Austriake „Peter Mahringer“. Si vitin e kaluar vizita në shkollëu bë në kuadër të programit 12 ditor të vizitës në Shqipëri. Kliko per te lexuar me shume….
Titulli “ Mirënjohja e qytetit” për çiftin Tagini
Në festën e mbylljes së vitit shkollor më 17.06 u organizua një surprizë për drejtoreshën Gerlinde Tagini dhe për bashkëshortin e saj, zotin Manfred Tagini. Kryetari i këshillit bashkiak Shkodër, zoti Bardhyl Lohja, u dorëzoi zonjës dhe zotit Tagini titullin “Mirënjohja e qytetit”, titull të cilin bashkia ua dhuron personaliteteve, të cilët kontribuan për pasurimin e jetës kulturore shkodrane. Kliko per te lexuar me shume….
Aktiviteti sportiv i shkolles sone i organizuar nga Qendra Kulturore e femijeve
Shkolla jone kete vit, pervec aktiviteteve sportive te organizuara dhe te programuara nga vete shkolla dhe mesuesit e Edukimit fizik, moren pjese ne nje aktivitet sportiv shume te gjere e te larmishem, te organizuar nga QKF, ku moren pjese te gjitha shkollat e qytetit tone.
Kliko per te lexuar me shume….
Vizitë e klasës 2A në shtëpinë e kafshëve
Më 9 qershor 2015 klasa 2A (grupi x-) vizitoi shtëpinë e kafshëve në lagjen shkodrane „Tepe“. Nën drejtimin e Dea Smakaj dhe Liana Shpani (klasa 3S4), të cilat në kohën e tyre të lirë angazhohen këtu në mënyrë vullnetare, ne mundëm të krijojmë përshtypje nga puna në shtëpinë e kafshëve , në të cilën jetojnë 30 qenë. Kliko per te lexuar me shume….
Nature Rocks „shkund“ finalen e „ Rinisë Krijuese“
Nga 27-29 maj 2015 u zhvillua finalja e konkursit „ Rini krijuese“ në dhomën e tregtisë së Austrisë, në Vjenë.
Skuadra e Nature Rocks nga klasa 3a (Loren Ujkashi, Arjeta Fishta, Sindi Shala, Erisa Sala) nga HTL Shkodër ia dolën të përzgjidhen në finale dhe gjatë tre ditëve konkuruan në kategorinë „ Sipërrmarrje“ kundër pjesëmarrësve tjerë. Juria dhe përfaqësuesit e shtypit shfaqën interesim të madh për idenë e tyre të biznesit. Kliko per te lexuar me shume….
Java në Vjenë nga A-Z
A
Adrenalin, Autodrom, „Aussteigen!“ (adrenalinë, autostradë, „zbrisni”)
B
Boomerang, Billard, 22 Stunden im Bus, Big Mac, Belvedere und Barock, Burgtheater (boomerang, Billard, 22 orë në autobus, Big Mac, Belvedere dhe Barock, Burgtheater)
15 vite Biblioteka Austriake Shkodër
Më 5 qershor 2015, u zhvillua në Bibliotekën Universitare aktiviteti përmbyllës i festimeve në kuadër të 15 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Austriake Shkodër. Kliko per te lexuar me shume….
Prodhimi i qarqeve
Bazën e të gjitha pajisjeve elektronike si kompiutera, laptop, smartphone,servera, router etj. E përbëjnë PCB-Boards (Printed Circuit Boards) – në shqip qarqe . Në këto qarqe janë salduar disa pjesë përbërëse si procesorë, chipe, rezistenca etj. Pjesët e veçanta lidhen midis tyre me anë të konduktorëve që gjenden mbi qark. Lëndët „ Sisteme teknike“ dhe “Praktikë kompiuterike (ose elektronikë dhe elektroteknikë)“ u tejçojnë nxënësve njohuri themelore mbi funksionimin dhe ndërtimin e pajisjeve elektronike. Për këtë arsye në shkollë u ble një impiant për prodhimin e qarqeve. Kliko per te lexuar me shume….