Monthly Archives: May 2015

Vizitë në shkollë e një delegacioni nga UniversitetiPoliteknik i Tiranës (UPT)

Më 26.5.2015 patëm kënaqësinë të përshëndesim në shkollën tonë një delegacion nga Universiteti Politeknik i Tiranës me në krye Rektorin, z.Jorgaq Kaçani.
Pas pritjes në drejtori nga drejtoresha e Shkollës Austriake, znj. Gerlinde Tagini, e cila shprehu mirënjohjen e saj për vizitën, vijoi një përshkrim i shkollës nga ana e nxënësve të viti të 3s4 (Jona Aliku,Injacio Gjeluci und Riad Isufi). Kliko per te lexuar me shume….

Vizitë Shkolla TIK Korçë

Një grup nga stafi i shkollës së mesme TIK “Fan S. Noli” Korçë, drejtuar nga Drejtoresha e shkollës Znj.  Julita Bimbli vizitoi me 14.5.2015 shkollën tonë. Grupi i vizitës përbehej nga mësues të lëndëve shoqërore dhe kryesisht të informatikës, dy nxënës të shkollës, përfaqësues të biznesit të qytetit të Korçes, si dhe përfaqësues të organizatës Dorcas Albania. Kliko per te lexuar me shume

Shkolla Austriake në panairin ” High – Tech”

Më 11, 12 dhe 13 maj 2015, u zhvillua në Tirana Expo Center për të parën herë panair i teknologjisë. Të ftuar ishin shumë firma, universitete dhe shkolla, që punojnë në fushën e teknikës dhe ekonomisë. Falë znj. Gerlinde Tagini dhe z. Hajro Plaku, të cilët organizuan pjesëmarrjen tonë në panair, patëm mundësi të paraqesim njohuritë tona. Kliko per te lexuar me shume….

Konkursi në fushën e informatikës-IT Challenge Day

Pas suksesit të vitit e kaluar, konkursi i informatikës „IT Challenge Days“ u vijua edhe këtë vit për të dytën herë rradhazi me 15.05.2015. Aktiviteti u drejtua nga Michael Maschek dhe mësuesit e IT-së Welat Abdall, Rupert Kumpusch, Faik Nushi, Hajro Plaku, Christine Penz dhe Adeel Umar, të cilët kishin përgatitur gjithsej 7 sfida për nxënësit e klasave të nënta si dhe të viteve të dyta të shkollës së mesme. Nga këto klasa ishin krijuar 24 skuadra, të cilët me një angazhim maksimal luftuan për fituar pikë gjatë sfidave të ndryshme. Kliko per te lexuar me shume

HIPPO PEARSON LANGUAGE CONTEST

Superfinals in Jesolo
The winners of the first round were announced on April 4, and Betsabea Katica from 3rd grade could go on to the Superfinals in Jesolo( Italy) on 9&10.05.2015. Continue reading…

Burimet e energjisë dhe shfrytezimi i tyre

Tashmë cdo vit në lëndën e fizikës për klasat e teta, mësimet teorike të kapitullit “Shndërrime të energjisë” konkretizohen me viziten e nxënësve në hidrocentral si një burim i rëndësishem i energjisë në vendin tonë. Teoria e mësuar në orët e mësimit pikërisht për llojet e energjisë , ligji i transformimeve dhe ruajtjes së energjisë ndihmojnë për të kuptuar se njeriu, njohuritë shkencore i ka vënë në shërbim për qëllime të dobishme. Kliko per te lexuar me shume…

ChallengeDay II

poster.challengeDay.2.V2

Sukses në kampionatin e shahut

Pasi fitoi vendin e parë në kampionatin e shahut në Shkoder, i cili u zhvillua në pranverë, nxënësi Sidi Beqiraga (9C) korri sukses edhe më tej. Kliko per te lexuar me shume…

Pamje e re për mensën e shkollës

Në fundjavën e parë të muajit maj, disa nga nxënësit tanë morën përsipër që t’i japin mensës së shkollës një pamje të re. Falenderojmë përzemërsisht drejtoreshën Mag. Gerlinde Tagini, e cila bëri të mundur realizimin e këtij projekti nën drejtimin e Gelirt Ramadanit dhe mësueses së gjuhës gjermane Rotraud Schrempf Morawetz. Nxënësit dhe nxënëset ishin shumë të motivuar dhe të angazhuar në punë. Kliko per te lexuar me shume…

Ndarja e çmimeve për fituesit e konkurseve të gjuhës gjermane

Më 30 prill u ndanë çmimet për fituesit e konkurseve të gjuhës gjermane në vitin shkollor 2014/15. Në prani të mësuesave të gjuhës gjermane përgëzoi drejtoresha Tagini fituesit për rezultatet e shkëlqyer dhe i ndau çmime shumë të bukura. Kliko per te lexuar me shume…