Monthly Archives: April 2015

Pjesëmarrje në finalen e konkursit „Rini krijuese” në gjysëmfinale në Austri

Më 22 prill 2015 u zhvillua në shkollën teknike Donaustadt në Vjenë, gjysëmfinalja e parë nga katër gjysëmfinalet e konkursit në mbarë Austrinë “Rini krijuese“ (www.jugendinnovativ.at) për Vjenën, Niederösterreich, Burgenland dhe Shqipërinë.
Shkolla Teknike Shkodër u përfaqësua nga 3 skuadra, të cilat u përzgjodhën nga juria për të konkuruar në gjysëmfinale. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë e një grupi nga Austria së bashku me Dir. Wolfgang Traschler

Një grup i vogël i pëbërë nga drejtorë së bashku me ish-emisarin për çështjet e arsimit në Shqipëri, drejtorin Wolfgang Traschler, vizitoi Shkollën Austriake. Kliko per te lexuar me shume…

Vizitë nga Florenc Qosja, zyra e koordinimit për bashkëpunimin lindor në Tiranë

Më 16 prill 2015, vizitoi shkollën Austriake, Florenc Qosja, zv. drejtor i zyrës së koordinimit të bashkëpunimi lindor në Tiranë nga Austrian Development Agency (ADA). Kliko per te lexuar me shume…

Shkolla Austriake mbështet projektin teatral „Black and White“

Më 31 mars u zhvillua në Kishën Stigmatine, një shfaqje mbresëlënëse teatrale, e cila u drejtua nga Emiljano Palali, aktor dhe regjizor dhe u ndoq nga një publik i shumtë në numër , ndër të cilët drejtoresha, znj. Gerlinde Tagini, shkëlqesia e tij, ipeshkvi Angelo Massafra dhe zëvendësministri Zef Çuni. Kliko per te lexuar me shume…

45th International Raiffeisen Youth Competition 2015

On February 20th the participating students had to hand in their drawings, paintings and collages dealing with the topic of “Mobility in our time” and “On our way into the future”.

On Friday, 27th of March, with the help of two prominent artists of Shkoder, Sytki Brahimi and Elona Çuliq, the winners were chosen. They are: Kliko per te lexuar me shume…

Fundi i kursit të gjuhës të gjermane në shkollën “Abdyl Bajraktari” në Koplik

Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ ofroi për të shtatën herë rradhazi kursin e Gjuhës Gjermane në shkollën 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik, i cili kishte flluar në vjeshtë të 2014 dhe financuar përmes projektit “Gjermanishtja në Veriun e Shqipërisë“ nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Gruas. Ky kurs përfundoi më 28 mars 2015. Kliko per te lexuar me shume…

Konkursi „Paper Wings“ nga Red Bull

Pas ditës së dyerve të hapura, Shkolla Austriake Peter Mahringer është ftuar ditën e mërkurë të marrë pjesë në konkursin Red Bull Paper Wings të organizuar nga Red Bull. Në konkurs, pjesëmarrësit duhet të krijonin avionë prej letre dhe të arrinin rezultatin më të mirë në një nga 3 kategoritë përkatëse: Kliko per te lexuar me shume…