Dita e dyerve të hapura 2015- Mirësevini në Shkollën Austriake!
Si çdo vit, Shkolla Austriake organizoi dhe sivjet “Ditën e Dyerve të hapura”. Këtë vit, ky aktivitet u zhvillua më daten 17 Mars. Nxënesit e klasës 3BS5 së bashku me mësuesin Gernot Scheffknecht planfikuan dhe realizuan në orën e menaxhimit të projektit ecurinë, programin si dhe masat për promovimin e shkollës. Kliko per te lexuar me shume…
Hippo Third competition in English language
In 2015 Global Input and Global Hippo Associations organizes Hippo International Competition in English language for the third time in Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Italy, Macedonia, Montenegro, Serbia and Slovenia. This year Albania takes part the first time ever and from here only the Austrian school in Shkoder. Continue reading…
Mbyllja e kursit të gjermanishtes në Grizhë
Që në vjeshtë të 2014 Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ ofroi, përmes projektit “Gjermanishtja në Veriun e Shqipërisë“ financuar nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Gruas, kursin e Gjuhës Gjermane në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Hasmuja” në Grizhë. Më 15 mars 2015, përfundoi kursi. Kliko per te lexuar me shume…
Vizitë në kursin e gjuhës gjermane në Koplik
Më 14 mars 2015, vizituan drejtoresha e Shkollës Austriake “Peter Mahringer”, Gerlinde Tagini dhe drejtuesi i projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut”, Manfred Tagini, kursin e gjuhës gjermane që ofrohet në shkollën 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik, me mësues Skender Curaj. Kliko per te lexuar me shume…
„Dita e mësuesit“
Pas një shfaqjeje shumë të sukseshme me rastin e „Festës së Mësuesit“ të organizuar nga klasat e nënta nën drejtimin e mësueses Brunilda Kapcari dhe një shëtitje interesante nga Konsulli i Nderit Gjergj Leqejza në ambientet e fabrikës „Shqiperia Trikot“, u nisën të gjithë mësueset dhe mësuesit në restorantin „Shtepia e gjyshit“. Kliko per te lexuar me shume…
Dita e nënës në shkollën tonë
Me rastin e festave të 7-8 Marsit, në Shkollën Austriake „Peter Mahringer” u zhvillua një konkurs krijimtarie nga 2 klasat e 8 nën drejtimin e mësueses së letërsisë Irma Memçaj (Dashi). Kliko per te lexuar me shume…
Festa e Mesuesit në shkollën Austriake
Festa e Mesuesit u festua në shkollën Austriake ditën e hënë me datë 9.3.2015. Nën kujdesin e mësuese Brunilda Kapcari dhe angazhimit të klasave të nënta, aktiviteti mblodhi të gjithë kolektivin e mësuesve të shkollës. Kliko per te lexuar me shume…
Çertifikatë nderi për Loreta Prela
Në kuadër të aktivitetit me rastin e festës së mësuesit, i cili ishte organizuar nga mësuesja e gjuhës Brunilda Kapçari së bashku me nxënësit e klasës së 9, drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini i dha mësueses Loreta Prela një çertifikatë nderi me rastin e 30 vjetorit të veprimtarisë së saj si mësuese dhe punës së saj të shkëlqyer në Shkollën Austriake. Kliko per te lexuar me shume…
Festa e mësuesit: Vizitë në firmën “Shqipëria Trikot” / Cotonella Shkodër
Në kuadër të ditës së mësuesit me ftesë të Konsullit të Nderit, Gjergj Leqejza, kolektivi i shkollës Austriake “Peter Mahringer” vizituan me 9 mars 2015 firmën “Shqipëria Trikot”. Kliko per te lexuar me shume…