Monthly Archives: December 2014

Dorëzimi i çertifikatës

Ditën e hënë me datë 01.12.2014, Drejtoresha e Arsimit të Shkodrës Znj. Afërdita Haka, së bashku me Inspektoret e Arsimit Znj. Frida Kopliku dhe Znj. Elira Smakaj vizituan Shkollën Austriake.

Gjatë kësaj vizite u bë një prezantim i shkurtër i Shkollës Austriake, dhe në fund të këtij prezantimi Drejtoresha e Arsimit Shkodër i dorëzoi përfaqësuesve të Drejtorisë së Shkollës Çertifikatën e Nderit, e cila iu dha Shkollës sonë nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama dhe Ministria e Arsimit Znj. Lindita Nikolla në bazë të Raportit të Maturës Shtetërore si një ndër 10 shkollat më të mira Private në Shqipëri.

Drejtoresha Haka vlerësoi punën e Shkollës Austriake duke përgezuar Stafin pedagogjik, dhe duke i uruar nxënësve suksese të metejshme!

Shkodër, 01.12.2014 Sidita Bazhdari

2014 12 01-1 05 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama (1)

2014 12 01-1 07 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 09 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 17 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 20 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 25 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 29 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

2014 12 01-1 36 Shkodra - ÖS - Übergabe Zertifikat Edi Rama

“Nder, besë e urtësi të sjell Rina si prikë… „

Janë këto fjalë të shkëputura nga një citim i dramës së shkrimtarit F.Kraja „Gjaku i Arbrit“ , që mblodhi shkollën Austriake“Peter Mahriner“për t`i kujtuar këto vlera të mëdha të shqiptarit të njohura në shekuj në një aktivitet madhështor me rastin e Festave të Nëntorit. Gjak, mund e djersë u derdh nga ky popull krenar, për të gëzuar lirinë “Ne“ , brezat pasardhës.
Në nder te këtyre ditëve në sallën e shkollës P.Mëshkalla u vendos në skenë nga nxënësit e shkollës Austriake drama „Gjaku i Arbrit“.
Pas një pune serioze e plot përkushtim të këtyre nxënësve , nën drejtimin e mësueses së letërsisë Znj. Irma Memçaj(Dashi), kjo dramë u realizua me shumë sukses, duke emocionuar të gjithë të pranishmit, nxënës e të ftuar nderi siç ishin përfaqësuesit e DAR, Znj.L.Smakaj dhe Znj. Frida Kopliku si dhe Konsulli i Nderit Z.GJ.Leqejza.
Fjalën e hapjes e mbajti nëndrejtoresha e shkolles Znj. S.Bazhdari dhe profesori Z. M.Offner, duke i uruar të gjithë pjesemarresit për festat .
Një numër përshëndetës me një kolazh popullor me valle nga Qendra Kulturore per Fëmijë nën drejtimin e prof. A.Nika, ishte surpriza e pare duke qene se pjesetare e këtij grupi ishte dhe nxënësja e shkollës A.Borshi. Më pas programi vijoi me shfaqjen e dramës, në të cilën rolet kryesore u interpretuan nga nxënësit: S. Kumanova (Lokja), I. Gërçari (Rina), D. Pemaj (Plaku), I.Gjeluci (Pali) , S. Ujkashi (Danieli), E. Zekaj(Ujkani), Gj. Ndou (Vjehrra) dhe E.Ymeri (Tanusha).
Si figurantë morën pjesë: E. Pavaçi, E. Vasija, B. Katica, S. Shala, A. Gavoçi, D. Kuçi e regji të Znj. Irma Memçaj (Dashi).
Vlen të përgëzohet teknika e realizuar nga H. Lici, G. Ramadani dheT. Paçrami. Një falenderim i veçantë mori dhe prof. H. Plaku për foninë perfekte që u mundësua nga ai.
Pas fjalës përshëndetëse dhe urimeve të mësuese Irmës, programi u mbyll me këngën përshëndetëse arbëreshe nga A.Mandia e T.Paçrami.

Gëzuar Festat Nënë Shqipëri!

2014 11 21 031 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 036 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 061 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 067 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 082 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 092 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 115 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 126 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 144 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 164 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

2014 11 21 180 Shkodra - ÖS - Feier alb. Nationalfeiertag

Java e olimpiadave

Gjatë periudhës 17.11.2014 deri 25.11.2014 u zhvilluan olimpiada të fazës së parë për shkollat e mesme në lëndët matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe letërsi.
Këto olimpiada u zhvilluan sipas kalendarit të përcaktuar nga MAS, dhe mbikqyrjes nga DAR Shkodër.
Nxënësit u paraqitën me rezultate shumë të mira.
Rezultatet e Olimpiades:
Matematikë:
1. Liana Shpani Kl 3s4
Fizikë:
1. Liana Shpani Kl 3s4
Informatikë:
1. Anxhela Mjacaj Kl 2b
Letërsi:
Dea Jasini Kl 4b
Rina Çekaj Kl 4b
Orsola Simoni Kl 4a
Paula Gjergji Kl 4b
Xhovana Mjacaj Kl 3bs5
Xheronina Rrotani Kl 4b
Brian Pelinku Kl 3bs5
Ajdi Mandija Kl 3bs5
Dea Smakaj 3s4
Klea Kazazi 3s4
Eleftaria Dardeli 3s4
Indi Musallari 3s4
Erda Ymeri 3s4

27.11.2014; Sidita Bazhdari

DSCN9671

DSCN9672

25 vite bashkëpunim në arsim me Europën jug-lindore

IMG_0326

IMG_0329

IMG_0331

IMG_0350
Gentjan Palali në bashkëbisedim me Ministren e Arsimit Heinisch-Hosek

Më 25.11.2014 Ministria e Arsimit Artit dhe Kulturës festoi 25 vjetorin e bashkëpunimit në arsim me Europën jug-lindore si dhe 25 vjetorin e themelimit të shoqatës KulturKontakt Austri (KKA). Në kuadër të këtyre festimeve u nënshkrua gjithashtu një marrëveshje për shkollat profesionale nga Ministrja e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë znj. Heinisch-Hosek dhe Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë z. Erjon Veliaj.
Shkollën Austriake në Shkodër e përfaqësoi Gentjan Palali. Ai mori pjesë në një bashkëbisedimin me Ministren e Arsimit znj. Heinisch-Hosek. Në këtë bashkëbisedim ai tregoi për jetën shkollore si dhe për planet e tij për të ardhmen pas përfundimit të shkollës. Pjesëmarrës të tjerë në këtë bashkëbisedim ishin edhe znj. Mag. Monika Mott, drejtuese e bashkëpunimeve arsimore, KulturKontakt Austri dhe znj. Mag. Auguste Seidl nga shkollat e larta pedagogjike në Steiermark.
Përkrah stendave informuese të shkollave austriake jashtë Austrisë në Pragë dhe Budapest, për stenden e shkollës austriake në Shkodë, u kujdesën nxënësit Marina Simoni dhe Klaudio Gurraj, të cilët njëkohësisht po ndjekin edhe një semestër në Vjenë.

25.11.2014; Markus Offner

IMG_0365

IMG_0371

IMG_0373

IMG_0379