Monthly Archives: December 2014

Shkolla austriake, ju uron të gjithëve Gëzuar Festat

10866762_721517284584208_529579665_n

Fletë falenderimi nga drejtoria Arsimore per shkollen austriake

Me datë 19.12.2014 Drejtoria Arsimore Shkoder, përfaqësuar nga Drejtoresha Znj. Afërdita Haka së bashku me Z. Kadri Ymeri, Znj. Elira Smakaj dhe Znj. Enina Durra vizituan Shkollën Austriake dhe Drejtorinë e kësaj shkollë duke falenderuar në veçanti Znj. Gerlinde Tagini dhe Manfred Tagini për iniciativën dhe mbështetjen me bazë materiale për disa shkolla në nevojë.
Drejtoresha Znj. Afërdita Haka i dorëzoi Drejtoreshes Gerlinde Tagini një Leter Falenderimi për kontributin dhe mbështetjen.

19.12.2014 Sidita Bazhdari

DSCN3214

DSCN3215

DSCN3216

DSCN3217

DSCN3218

Dhurata për katër drejtoritë e shkollave e sponsorizuar nga shoqata Austri-Shqipëri

Në prani të drejtoreshës Gerlinde Tagini dhe zëvëndës drejtoreshës Sidita Bazhdari më 18 dhjetor u dhuruan për katër drejtoritë e shkollave, nga drejtuesi i projektit Manfred Tagini, kompiutera dhe printera. Paisjet teknike u sponsorizuan nga shoqata Austri-Shqipëri nëpërmjet shkollës austriake „Peter Mahringer“. Për shkollën 9-vjeçare „Liria“ në Shkodër i pranishëm ishte drejtori Gjovalin Curri, për shkollën e përgjithme në Mjedë, drejtori Arben Zambaku, për shkollën 9-vjeçare „Nikollë Zogoriani“ në Velipojë, drejtori Blediana Nika dhe për shkollën 9-vjeçare „Osman Dhampiri“ në Shtoj i Ri, drejtori Saime Hagrepi. Për shkak të rrugëve jo të mira, drejtori i shkollës „Mehmet Shpendi“ Agostin Vuksani, në Breglumi/Shalë do të jetë i pranishëm një herë tjetër.
Drejtuesit e shkollave gjithashtu edhe drejtoresha dhe zëvëndës drejtoresha e shkollës „Peter Mahringer“ falenderuan përzemërsisht për mbështetjen e madhe që i jap shoqata Austri-Shqipëri shkollave në veriun e Shqipërisë.

18.12.2014; Manfred Tagini

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed (3)

Dhuratat e fundvitit për „Shtëpinë e fëmijëve parashkollor”

Mësuesit e shkollës austriake “Peter Mahringer” treguan edhe një herë dashamirësinë e tyre të madhe për të dhuruar…kësaj rralle për “Shtëpinë e fëmijëve parashkollorë”. Nga shuma që u mblodh arritëm të blinim lojra për 25 fëmijët e kësaj shtëpie të moshës 2 deri 8 vjeç. Të enjten më 18 dhjetor u dhuruan lojërat nga drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini dhe delegacioni i mësuesëve, drejtueses së shtëpisë, znj. Anjeze Gjeluci. Shkolla austriake do të përpiqet edhe në të ardhmen të vazhdojë të mbështesë këtë projekt.

18.12.2014 Markus Offner

DSCN3045

DSCN3050

unnamed (1)

DSCN3061

DSCN3089

DSCN3133

unnamed

unnamed (2)

Dhuratë një fotokopje profesionale për Drejtorinë Arsimore, Shkodër

Më 16 dhjetor 2014 në emër të shkollës austriake „Peter Mahringer“, nëndrejtoresha e shkollës, Sidita Bazhdari, Marilda Shala dhe Manfred Tagini i dhuruan Drejtorisë Arsimore Shkodër, një fotokopje profesionale. Fotokopja u financua nga shoqata Austri-Shqipëri, në Vjenë. Drejtoresha e zyrës arsimore, Afërdita Haka falenderoi përzemërsisht në emër të drejtorisë arsimore rajonale gjithashtu falenderimet erdhën edhe nga inspektoria Elira Smakaj për mbështetjen e madhe.

16.12.2014; Manfred Tagini

2014 12 16-1 07 Shkodra - ÖS - Übergabe Kopierer im Stadtschulrat

2014 12 16-1 02 Shkodra - ÖS - Übergabe Kopierer im Stadtschulrat

Vizitë në kurset e gjermanishtes në Koplik, Koplik i Sipërm dhe Grizhë

Edhe këtë vit shkollor ndërmjet shkollës austriake “Peter Mahringer” u finanzua nga Ministria Austriake e Arsimit dhe nga shoqata Austri-Shqipëri, projekti “Gjermanishtja në Veriun e Shqipërisë”. Në pesë shkolla ofrohen kurse të gjuhës gjermane: në Vau i Dejës dhe Mjedë në rrethin e Shkodrës dhe në Koplik, Koplik i Sipërm dhe Grizhë në Malësinë e Madhe.
Më 13 dhjetor 2014 drejtoresha e shkollës austriake, Gerlinde Tagini dhe drejtuesi i projektit, Manfred Tagini bënë vizitë në tri shkolla: shkolla “Abdyl Bajraktari” në Koplik (drejtues i kursit Skender Curaj), shkolla “Ilir Dashi” në Koplik i Sipërm (drejtuese e kursit Sidorela Lulaj) dhe shkolla “Muhamet Hasmuja” në Grizhë (drejtuese e kursit Anisa Dukaj).
Jemi krenar veçanërisht nga faktin, se si drejtuese të kursit janë përsëri maturantet e shkollës: Sidorela Lulaj dhe Anisa Dukaj (5B). Shëmbulli tregon se maturantet tona jo vetëm kanë aftësi të shkëlqyera në gjuhët e huaja por gjithashtu zotërojnë edhe kompetenca sociale duke qënë të afta të drejtojnë edhe kurse.
Drejtoresha e shkollës austriake, Gerlinde Tagini u impresionua nga rezultatet e gjermanishtfolësve të vegjël , të cilët në pak javë mund të përvetësonin bazat e gjuhës gjermane. Me këtë rast duam të falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit BMBF për mbështetjen financiare të projektit “Gjermanishtja në Veriun e Shqipërisë.

13.12.2014; Manfred Tagini

2014 12 13-1 018 Koplik i Siperm - Sprachkurs in Schule Ilir Dashi

2014 12 13-1 019 Koplik i Siperm - Sprachkurs in Schule Ilir Dashi

2014 12 13-1 024 Koplik i Siperm - Sprachkurs in Schule Ilir Dashi

2014 12 13-1 031 Koplik i Siperm - Sprachkurs in Schule Ilir Dashi

2014 12 13-1 075 Koplik i Siperm -Schule Ilir Dashi - Sprachlurs 2

2014 12 13-1 080 Koplik i Siperm -Schule Ilir Dashi - Sprachlurs 2

2014 12 13-2 053 Koplik - Schule Abdyl Bajraktari - Sprachkurs

2014 12 13-2 056 Koplik - Schule Abdyl Bajraktari - Sprachkurs

2014 12 13-2 058 Koplik - Schule Abdyl Bajraktari - Sprachkurs

2014 12 13-6 153 Grizhe - Schule Muhamet Hasmuja - Sprachkurse

2014 12 13-6 159 Grizhe - Schule Muhamet Hasmuja - Sprachkurse

2014 12 13-6 163 Grizhe - Schule Muhamet Hasmuja - Sprachkurse

Hapja e kursit të gjermanishtes për personat e familjeve me prejardhje austriake

Më 13 dhjetor 2014 drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, kordinatori i gjermanishtes, Markus Offner dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini hapën kursin e gjermanishtes për personat e familjeve me prejardhje austriake. Ky është një grup i përbërë nga shqiptarë, të cilët ndjehen të lidhur me Austrinë ose kanë rrënjë austriake. Pas një kohe të gjatë ku kontaktet dhe lidhjet me Austrinë u ndërprenë, qëllimi i këtij grupi është të investojnë në lidhjen e tyre me gjuhën gjermane. Shkolla austriake prej shumë vitesh mbështet këtë iniciativë. Drejtuesja e kursit është Roberta Naraçi, e cila gjithashtu i përket këtij grupi.

13.12.2014; Manfred Tagini

2014 12 13-8 276 Shkodra - ÖS - Sprachkurs Herzensösterreicher

2014 12 13-8 279 Shkodra - ÖS - Sprachkurs Herzensösterreicher

2014 12 13-8 283 Shkodra - ÖS - Sprachkurs Herzensösterreicher

Mbështetje për shkollën „Beato Zeferino“

Tashmë që prej 3 vitesh, shkolla austriake mbështet shkollën “Beato Zeferino” në Shkodër. Shkollë, e cila në mënyrë të veçantë plotëson nevojat e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga familje me vështirësi ekonomike; shkolla ofron ndër të tjera mjetet mësimore dhe drekën për këto nxënës.
Në fillim të viti shkollor 2014-2015 drejtuesit e projektit Markus Offner dhe Manfred Tagini, i bënë thirrje kolegëve të shkollës austriake “Peter Mahringer” për të kontribuar. Që nga fundi i shtatorit u mblodhën 700,00 euro. Më 12 dhjetor delegacioni i shkollës austriake së bashku me drejtoreshën Gerlinde Tagini, i dhanë shkollës shumën e mbledhur.
Havajana Tabaku, drejtore e shkollës “Beato Zeferino” dhe Padër Gjoni nga bashkësia e kapuçinjve dhe mbështetës i shkollës, falenderoi kolegët dhe koleget për ndihmën e madhe që dhanë. Poezitë dhe prezantimet muzikore nga fëmijët përmbyllën këtë vizitë.

12.12.2014; Manfred Tagini dhe Markus Offner

2014 12 12-1 004 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

2014 12 12-1 010 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

2014 12 12-1 025 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

2014 12 12-1 030 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

2014 12 12-1 039 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

2014 12 12-1 045 Shkodra - ÖS - Besuch Roma-Schule

Entrepreneurship Summit 2014: Pjesëmarrja shqiptare në “European Entrepreneurship Award”

Më 24 nëntor udhëtuan për në Vjenë 4 nxënëse nga klasa 4A së bashku me drejtuesin e tyre të projektit, profesorin Gernot Scheffknecht. Ato ishin të ftuar të merrnin pjesë në konkursin „Young Entepreneur“ në kategorinë „Ide biznesi“ me planin e tyre të biznesit „BLITZ Open Air“.
Më 25 nëntor ora 15:00 programi filloi me një shëtitje në qytetin e Vjenes ku ishin të pranishëm të gjithë pjesëmarrësit e konkursit. Ne patëm mundësi të njihnim Vjenën historike edhe pse ishte shumë ftohtë, ia kaluam bukur dhe mësuam shumë fakte interesante rreth qytetit. Në darkë patëm mundësi të takonim ish-mësuesat tonë (Gerhard Walzel, Patrick Schmöllerl dhe Brigitte Grabner) dhe ia kaluam shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Konferenca e Entrepreneurship dhe konkursi u mbajtën më 26 nëntor. Në orën 8 filloi filluam me ndërtimin e stendave. Secilës skuadër iu dha mundësia të prezantonin identë e tyre të biznesit. Pas fjalëve përshëndetëse të organizatorit Johannes Lindner, prezantuam përpara jurisë idenë tonë „BLITZ OpenAir“. Gjate ditës u organizuan Workshops dhe seminare të ndryshme, ku nxënësit morën pjesë sipas interesit dhe dëshirës së tyre. Patëm mundesi të njihnim kultura të tjera, pasi kishte përfaqësues nga shumë vënde të ndryshme si Angli, Bosnje, Bullgari, Hungari dhe Gjermani.
Pasdite ishte ndarja e çmimeve ku skuadra jonë fitoi çmimin „Award of EXCELLENCE“. Ishte një emocion i madh ngjitja në skenë përballë gjithë atij publiku. Me këtë rast duam të falenderojme sponsorin tonë bankën e Austrisë për mundësinë e dhënë: udhëtimin në Vjenë dhe pjesëmarrjen në Entrepreneurship.
Në darkë u mblodhëm edhe një herë së bashku, kohë perfekte për të ndarë emocionet së bashku. Një këngëtar i njohur i operas, në sallat historike të bashkisë antike të Vjenës, shoqëroi ceremoninë e mbylljes.
Më 26 nëntor ora 13:00 ishte kthimi për në Shqipëri. Kaluam një kohë të bukur së bashku dhe jemi shume të kënaqur që arritëm të sillnim me vete edhe një çmim. 😉
Iris (4a)

photo 5(1)

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed (3)

unnamed (4)

unnamed (5)

Dhënia e çertifikatës për shkollat private më të mira nga Kryeministri Edi Rama

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, në prani të Kryeministrit të vendit, Edi Rama prezantoi me date 27.11.2014, raportin e deri tanishëm të portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Në fund të këtij takimi u vlerësuan shkollat më të mira, sipas Raportit të Maturës Shtetërore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla u dhanë çertifikata vlerësimi 10 shkollave më të mira publike e private në Shqipëri.

Renditja e shkollave më të mira private është si më poshtë:

 Private
“Preka” Korçë
“Mehmet Akif” vazja Tiranë
“Ernest Koliqi” Tiranë
“Numër 1”Vlorë
“Mehmet Akif”djem Tiranë
“Turgut Ozal” Tiranë
“Nehemia” Pogradec
“Tirana Jonë” Tiranë
“Rilindja” Pogradec
“Peter Mahringer” Shkodër

Shkoder, 1.12.2014 Sidita Bazhdari

DSCN9763