Dita e pastrimit
Në kuadër të lëvizjes „Të pastrojmë Shqipërinë” edhe Shkolla jonë u aktivizua së bashku me nxënësit e klasës 9C dhe mësuese Brunilda Kapcari.
Nxënësit ndihmuan në pastrimin e ambjenteve të shkollës dhe përreth saj.
Mesuesja ishte kujdesur që nxënësit të pajiseshin me mjetet e nevojshme të pastrimit sipas standarteve të higjenes.
25.11.2014; Brunilda Kapcari
Vizita e delegacionit të Ministrisë së Jashtme Austriake
Të enjten 20 nëntor 2014 shkollën tonë e vizituan një delegacion Austriak i Ministrisë së Jashtëm dhe Integrimit. Dr. Donatus Köck nga Ministria e Jashtme dhe Etleva Martiri nga zyra e kordinimit për bashkëpunim teknik në ambasadën Austriake në Tiranë, krijuan përshtypje të mira si shkollë austriake jashtë Austrisë. Pas një bashkëbisedimi në drejtori me zëvëndës drejtoreshën Sidita Bazhdari, vizita vijoi me prezantimin për shkollën nga nxënësit Liana Shpani, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti (3S4) dhe një bashkëbisedim me klasën 3S4. Vizita përfundoi me një shëtitje rreth shkollës.
20.11.2014; Manfred Tagini
Botimi raportit vjetor 2013/2014 i shkollës Austriake
Më 11 nëntor 2014 u botua raporti vjetor 2013/2014 i shkollës Austriake “Peter Mahringer”. Ai përfshinë ngjarjet më të rëndësishme të vitit shkollor, është e pasqyruar me shumë foto, përfshin 114 faqe dhe kushton 900 lek/7euro dhe mund të blihet në sekretarinë e shkollës (për nxënësit/et e shkollës libri do të kushtojë 700 lek)
Markus Offner, 11.11.2014
Fillimi i kursit të Gjuhës Gjermane në Grizhë
Më 8 nëntor mundëm të fillonim përsëri me kursin e Gjuhës Gjermane në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Hasmuja”. Në prani të drejtorit të shkollës Berhan Manaj, u realizua hapja e kursit nën drejtimin e Manfred Taginit, drejtues i projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë”. Kursi I gjermanishtes do të jepet nga Anisa Dukaj, nxënëse e vitit të 5-të, të shkollës sonë; kjo tregon që nxënësit tonë janë të aftë të drejtojnë kurse, dhe këtë e tregojnë shumë mirë rezultatet e shkëlqyera të fituara në shkollën tonë. Projekti financohet me mjete nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave përmes projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë. Ju falenderojmë për mbështetjen.
8.11.2014, Manfred Tagini
Hapja e kursit të Gjuhës Gjermane në Koplik i Sipërm
Më 8 nëntor mundëm të fillonim përsëri me kursin e Gjuhës Gjermane në shkollën 9-vjeçare “Ilir Dashi”. Në prani të drejtoreshës së shkollës Sadete Haxhiaj dhe mësueses së Gjuhë-Letërsi të shkollës sonë Irma Memçaj, u realizua hapja e kursit nën drejtimin e Manfred Taginit, drejtues i projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë”. Kursi i gjermanishtes do të jepet nga Sidorela Lulaj, nxënëse e vitit të 5B-të, të shkollës sonë; kjo tregon që nxënësit tonë janë të aftë të drejtojnë kurse, dhe këtë e tregojnë shumë mirë rezultatet e shkëlqyera të fituara në shkollën tonë. Projekti financohet me mjete nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave përmes projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë. Ju falenderojmë për mbështetjen.
8.11.2014, Manfred Tagini
Konferenca e mësuesëve/eve të gjermanishtes në Prizren, Kosovë
Shoqata shqiptare e mësuesëve/eve të gjermanishtes më 24.10 deri më 25.10.2014 organizuan për këtë vit konferencën e mësuesëve/eve të gjermanishtes në Prizren, Kosovë. Konferenca u mbajt në gjimnazin e njohur Loyla, përtej kufirit të Kosovës. Pikat për të cilat u diskutuan në konferencë ishin “Mediat e reja” dhe përdorimi i tyre në mësimin modern të gjuhës së huaj.
Nga Ministria e Arsimit Austriake ishte i pranishëm edhe Mag. Norbert Habelt nga seksioni Kulturë dhe Gjuhë i cili referoi në dy workshop-e mbi temën “Austria. E dëgjuar tashmë?” dhe në përfundim të tyre mori vlerësime shume pozitive. Nga Shkolla Austriake morën pjesë Sigrid Kreuzwirth und Markus Offner të cilët u impresionuan për organizimin e shkëlqyer dhe referatet shumë interesante në këtë ditë.
Markus Offner, 26.10.2014