Monthly Archives: October 2014

Prezantimi i shkollës në Tiranë

Në kuadër të muajit kulturor të tetorit gjerman më datë 11 nga ora 10.00-17.00 u zhvilluan në Tiranë prezantime nga organizata të ndryshme gjermanisht folëse.
Në formën e referateve, vizitorët e ndryshëm mund të merrnin informacione të detajuara mbi programet e shumëllojshme që ofron secili institucion-e organizuar në formë stendash, ku institucionet paraqisnin dhe kishte në dispozicion materiale të ndryshme informuese.
Edhe shkollës sonë iu dha mundësia të prezantohej para një publiku të interesuar. Duam të falenderojmë për angazhimin e tyre Ruama Shala, Gentjan Palali dhe Ormir Gjurgjej, viti i 5a të cilët me programin e tyre profesional PREZI prezantuan shkollën duke dhënë përshtypjet e tyre më të mira para publikut. Duam të falenderojmë gjithashtu edhe Mag. Sigrid Kreuzwirth, Ndrek Geci dhe Senad Hasani për përkujdesjen e tyre gjatë gjithë aktivitetit.
Markus Offner, 17.10.2014

IMG_0072

IMG_0065

IMG_0062

IMG_0040

IMG_0037

IMG_0035

IMG_0029

IMG_0027

IMG_0023

IMG_0021

IMG_0020

Rinovimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit të fëmijëve në Oblikë

Ashtu si në vitet e fundit ku u bë rinovimi i shkollave në Xhaj (komuna Shkrel) dhe Hot (komuna Hot) edhe këtë verë nga shkolla Austriake u bë përsëri rinovimi i një shkolle në veriun e Shqipërisë . Më 08. Tetor 2014 u dha mundësia të vëzhgonim shkollën dhe kopshtin e fëmijëve në Oblikë dhe të mbyllnim zyrtarisht këtë projekt. Këtë verë u bë rinovimi i çatisë, e cila ishte në një gjëndje të mjerueshme ku në ditët me shi lagështira e madhe është prezente. Nga ana e komunës mund të bënim instalimin e energjisë elektrike.

Në prani tëkryetarit të komunës Ana e Malit, Xhevat Mollca, të drejtorit të shkollës Skender Taipi, të supervizorit të punimeve Gëzim Sala dhe përkthyesit Gledion Sala (Shkolla Austriake, viti 5B), Manfred Tagini, mbikqyrës i projektit, përgëzoi për punën profesionale të treguar.
Falenderimi jonë shkon për kryetarin e bashkisë Salzburg, Ministrinë e Arsimit dhe Grave të Austrisë(BMBF) drejtuesin e projektit Wolfgang Traschler si dhe mbështetës të tjerë privat që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.

8.10.2014, Manfred Tagini

2014 10 08-2 080-2 Oblike - Schulrenovierung - 2014 07 23

2014 10 08-1 042 Oblike - renoviertes Schulgebäude

2014 10 08-1 033 Oblike - im renovierten Schulgebäude

2014 10 08-1 030 Oblike - im renovierten Schulgebäude

2014 10 08-1 028 Oblike - im renovierten Schulgebäude

2014 10 08-1 016 Oblike - im renovierten Schulgebäude

Vizitë në orën e mësimit të gjermanishtes në shkollën 9-vjeçare „Branko Kadia“

Më 8 tetor 2014 Manfred Tagini mori pjesë në orën e mesimit të gjermanishtes në shkollën „Branko Kadia“. Në kuadër të projektit „Gjuha Gjermane në veriun e Shqipërisë“, financuar nga Ministria e Arsimit dhe Grave, nga shoqata Shqiptaro-Austriake dhe e përkrahur nga Shkolla Austriake, organizohet që prej shumë vitesh kurse të Gjuhës Gjermane në shkolla të ndryshme 9-vjeçare duke e parë si detyrë tonën të mbështesim gjermanishten në shkollat 9-vjeçare të Shkodrës. Pas një bisede me drejtoreshën Olga Luka dhe mësuesen e gjermanishtes Nikolina Guri u impresionuam nga përparimet qe kanë treguar të vegjëlit në mësimin e Gjuhës Gjermane.

2014 10 08-2 116 Shkodra - Besuch Schule Branko Kadia

2014 10 08-2 111 Shkodra - Besuch Schule Branko Kadia

Fillimi kursit të Gjuhës Gjermane në Koplik

Edhe këtë vit shkollor do të zhvillohet kursi i Gjuhës Gjermane në shkollën 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik. Më 4 tetor 2014 kursi filloi zyrtarisht dhe do të drejtohet edhe këtë vit ashtu si në pesë vitet e kaluara nga Skënder Curaj, mësues në gjimnazin “Sherif Hoxha” në Koplik. Mbikqyrësi është Manfred Tagini, nga shkolla Austriake “Peter Mahringer” dhe nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave e cila ka financuar edhe projektin “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë”

Manfred Tagini, 4.10.2014

2014 10 04-1 028 Koplik - Sprachkurseröffnung

2014 10 04-1 033 Koplik - Sprachkurseröffnung

2014 10 04-1 017 Koplik - Sprachkurseröffnung

2014 10 04-1 007 Koplik - Sprachkurseröffnung

Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja, në EUIC-Shkodër

Në kuadër të ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja u zhvillua një aktivitet nga EUIC, Shkodër. Me ftesën e kësaj zyre mund të merrnin pjesë edhe një grup nxënësish nga shkolla Austriake. Krahas prezantimeve të gjuhës italiane dhe asaj franceze, edhe nxënësit tonë kishin mundësi të referonin për gjuhën gjermane. Me një prezantim në Power-Point, Jona Aliku, Elefteria Dardeli dhe Injacio Gjeluci (viti 3A) referuan për zhvillimin dhe domethënien e ditës së gjuhëve dhe asaj gjermane në Europë.

26.9.2014, Manfred Tagini

2014 09 26-1 36 Shkodra - Europäischer Tag der Sprachen - ÖS-Präsentation

2014 09 26-1 28 Shkodra - Europäischer Tag der Sprachen - ÖS-Präsentation

2014 09 26-1 09 Shkodra - Europäischer Tag der Sprachen

Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja

Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja më 26.9.,një ditë përpara u zhvillua në shkollën Austriake një aktivitet i vogël. Jona Aliku, Elefteria Dardeli dhe Injacio Gjeluci përgatitën një prezantim të vogël për klasën 2A. Në këtë prezantim u dha një plan i parë për ditën e Gjuhëve të huaja dhe për domethënien e tyre.

15.9.2014, Manfred Tagini

2014 09 25 05 Shkodra - ÖS - Tag der Sprachen

2014 09 25 06 Shkodra - ÖS - Tag der Sprachen