Vizitë në shkollë i delegacionit të Ambasadës Kosovare
Më 29 tetor delegacioni i Ambasadës Kosovare vizitoi shkollën tonë. Zëvëndës ambasadori Sylë Ukshini dhe atasheu Kol Enver Dugolli morën informacione për shkollën, e paraqitur në formë referati dhe i prezantuar nga Endrin Hoti, Dea Smakaj dhe Liana Shpani. Më pas ata vizituan biblotekën, laboratoret, klasat si dhe bënë një bisedë me nxënësen nga Kosova Anterita Preqi (9c). Vizita u përmbyll me një bashkëbisedim në drejtori për mundësi bashkëpunimi të përbashkëta.
Inaugurimi statujës së Ministrit të Jashtëm, Kontit Berchtold
Me pjesëmarrjen e të gjitha klasave të shkollës Austriake „Peter Mahringer“ më 29 tetor para bashkisë së qytetit të Shkodrës, u inaugurua busti i Leopold Berchtold. Konti Berchtold nga viti 1912 deri 1915 ka luajtur një rol të madh, si Ministër i Jashtëm i Monarkisë Austro-Hungareze në arritjen e pavarësisë Shqipërisë. Në fjalimet e ambasadorit austriak, Mag. Thomas Schnöll, të konsullit të nderit Gergj Leqejza dhe të kryetarit të bashkisë, Lorenc Luka u theksua mbi të gjitha marrëdhëniet e ngushta të Austrisë me Shqipërinë, veçanërisht me veriun e Shqipërisë.
29. 10. 2014, Manfred Tagini
Festa kombëtare e Austrisë
Edhe këtë vit drejtoria e shkollës austriake „Peter Mahringer“ ftoi të gjithë nxënësit/et si dhe të gjithë mësuesit/et në sallën e gjimnazit „Atë Pjetër Meshkalla“ për të festuar së bashku festën kombëtare të Austrisë.
Programi u hap me hymnin kombëtar të Austrisë, e kënduar nga nxënësit/et e klasave të 8-ta nën drejtimin e Mikela Lekaj. Pastaj vijuan fjalët përshëndetëse të drejtoreshës së shkollës Gerlinde Tagini dhe të zëvëndës drejtoreshës Sidita Bazhdari . Një pikë tjetër e programit ishin edhe pjesët muzikore. „Le Tamourin“ nga Jean-Philippe Rameau u luajt nga Jona Aliku (3s4) në violinë dhe Bilma Piranej në kitarrë nga shkolla e muzikës.
Prania e shkrimtarit të njohur austriak Erich Hackl krijoi atmosferë të bukur në sallë. Ai së bashku me Anita Aigner prezantuan rezultatet e workshopit në letërsi, workshop që është bërë në shkollë me vitet e 4-ta. Programi vazhdoi me kërcimin popullor austriake nga Gentian Palali (5a) dhe Amela Mraja (5b). Pas kërcimit vijuan disa tekste letrare, të lexuara nga vetë shkrimatri, tekste të cilat përshkruajnë gjëndjen e hershme të shkollave në Austri.
Nën tingujt e violinës, e luajtur nga Eglan Pema (9b), nxënëset e vitit të 3s4 me buqetë me lule dhe tortë i uruan prof. Manfred Tagini ditëlindjen.
Duam të falenderojmë për pjesëmarrjen drejtuesen e biblotekës austriake në Shkodër, Oriona Zylja, drejtuesen e departamentit të gjermanistikës Edlira Bushati dhe drejtorin e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”, Padër Ron. Falenderime të përzemërta shkojnë për organizatorët e festës, përkthyesen Mikela Lekaj, ekipin e teknikës Rei Ymeraj dhe Gledion Sala (5b) si dhe të gjithë aktorëve, të cilët I dhanë ngjyra kësaj feste.
24.10.2014; Mag. Rotraud Schrempf Morawetz
„Austria lexon“ 2014
Ashtu si në vitet e fundit, edhe këtë vit u zhvillua në biblotekën austriake të universitetit të Shkodrës aktiviteti “Austria lexon”. Pas fjalëve përshëndetëse të hapjes nga drejtuesja e biblotekës austriake, Oriona Kraja, vijuan fjalët përshëndetëse të konsulles së ambasadës austriake, Sonja Harreither, përfaqësuesit austriak të Ministrisë së Arsimit dhe Grave, Mag. Norbert Habelt, dhe drejtoreshës së shkollës Austriake, Gerlinde Tagini. Fjalët përshëndetëse u mbyllën nga Jona Leqejza, në mungesë të konsullit të nderit, Gjergj Leqejza. Më pas u bë prezantimi publikimeve më të reja në rrallën e botimeve të shkollës Austriake. Aktiviteti vijoi me disa pjesë muzikore, të luajtura nga një asamble shkodrane.
Por këtë vit, padyshim që surpriza më e bukur ishte prania e shkrimtarit të njohur austriak Erich Hackl i cili për tri ditë me rrallë ka zhvilluar një workshop në letërsi; kemi shfrytëzuar rastin e pranisë së tij për ta ftuar edhe në aktivitetin “Austria lexon”. Pas prezantimit mbi jetën e shkrimtarit nga Oriona, vijuan leximet e dy veprave të tij: “Dashuri me shikim të parë” dhe “Lamtumirë Sidoni”. Gjatë leximeve shihet qartë pozicioni i tij për tolerancë, humanizëm dhe kundër çdo forme tjetër të racizmit. Përmes pjesëmarrjes së shkrimtarit të njohur Erich Hackl, aktiviteti “Austria lexon” këtë vit ka fituar dimension tjetër. Shkolla Austriake si bashkëpunuese në shumë aktivitete të suksesshme, falenderon Oriona Kraja për organizimin, aktivitet i kthyer tashmë në një vëndtakim i jetës kulturore gjermanishtfolëse.
23.10.2014; Manfred Tagini
Vizita e këshilltarit të ministrit Mag. Norbert Habelt
Më 23 tetor 2014 këshilltari i ministrit zoti Mag. Norbert Habelt nga seksioni „Kultura dhe gjuha“ në Ministrinë e Arsimit dhe Grave në Austri (BMBF) vizitoi shkollën tonë. Pas një vizitë rreth shkollës dhe në klasa, ai bëri një bisedë me kordinatorin e gjermanishtes Markus Offner dhe pastaj vizita e tij vijoi me shkëmbime bisedash në drejtori. Vizita e MR Habelt përkoi me organizimin e aktivitetit „Austria lexon“, në biblotekën e universitetit të Shkodrës, ku të gjithë ishim të pranishëm.
23.10.2014; Gerlinde Tagini
Fillimi i kursit të gjermanishtes në Vau i Dejës
Më 23 tetor 2014 filluam përsëri me kursin e gjermanishtes në shkollën 9-vjeçare. Në prani të drejtorit të shkollës Marjan Peci u realizua hapja e kursit të gjermanishtes nga drejtuesi i projektit „Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë“ Manfred Tagini. Kursi do të jepet nga Rita Vuksani dhe projekti financohet nga shoqëria Austriake-Shqiptare në kuadër të projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë” të Ministrisë Austriake të Arsimit dhe Grave. Falenderime të përzemërta për mbështetjen.
Manfred Tagini, 23.10.2014
Fillimi i kursit të gjermanishtes në Bajzë
Më 20 tetor 2014 mund të fillonim me kursin e gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare. Në prani të drejtorit të shkollës, Gaspër Deda u realizua hapja e kursit nën drejtimin e Manfred Taginit, drejtues i projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë”. Për fat të keq nga keqkuptime të ndryshme nuk ishin në kurs të gjithë të pranishmit. Kursi do të jepet nga Emanuel Lumaj dhe projekti “Gjermanishtja në veriun e Shqpërisë”, financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Falenderime të përzemërta për mbështetjen.
23.10.2014, Manfred Tagini
Dy publikimet e reja
Më 20 tetor dolën dy botime të reja në rrallën e publikimeve të shkollës Austriake.
Libri i 11 që botuam titullohet „Shqipëria, përshkrim i vëndit dhe njerëzve” i autorit Georg von Gyurkovics. Libri u botua për herë të parë më 1881 dhe përshkruan shumë qartë situatën në ish zonat e kolonisë shqiptare. Qyteti i Shkodrës përshkruhet në detaje ashtu si udhëtimet e tij në Prizren, Mirditë dhe në Shqipërinë e mesme. “Përshkrimi i vëndit dhe njerëzve” është bërë direkt nga vëzhgimet e tij, vëzhgime të cilat në fillim të vitit 1880 e afronte Shqipërinë e panjohur para një publiku të gjerë. Deri më sot Shqipëria e Guyrkovic është një histori udhëtimi tërheqëse dhe jep një vështrim autentik nga syri i një qytetari të Europës qëndrore, që në atë kohë ishte pjesë e vëndeve ballkanike osmane. Falenderimet e përzemërta shkojnë për shoqërinë “Austriake-Shqiptare” në Vjenë, e cila mori përsipër koston e botimit të këtij vëllimi. Vëllimi ka 120 faqe dhe kushton 800 lek/6,5 euro.
Njëkohësisht kemi botuar edhe një vëllim tjetër, autorja është zëvëndës drejtorsha jonë Sidita Bazhdari. Tema e punimit të saj të diplomës është “Vetëvlerësimi-si rast studimi shkolla Austriake “Peter Mahringer”. Në këtë botim sqarohet procesi i vetëvlerësimit e pasqyruar shumë qartë me shëmbullin e shkollës sone. Vëllimi është në gjuhën shqipe, gjithashtu jepet edhe një përmbledhje në anglisht dhe gjermanisht e menduar si pasthënie ku njëra është nga mbikqyrësja e punimit të diplomës Dr. Drita Kruja. Vëllimi ka 52 faqe dhe kushton 500 lek/4 euro.
Të dy librat përfshihen në rrallën e botimeve të shkollës Austriake.
Tashmë të publikuara:
Në gjuhën gjermane:
Nr. 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Februar 2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 €)
Nr. 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); März 2010 (88 Seiten, 600 Lek / 4,50 €)
Nr. 4: Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenheit und Skutari und sein Gebiet im Mittelalter; Oktober 2010 (60 Seiten, 500 Lek / 4 €)
Nr. 5: Maximilian Lambertz: Zwischen Drin und Vojusa. Märchen aus Albanien; Februar 2012 (76 Seiten, 600 Lek / 4,50 €)
Nr. 6: Karl Steinmetz: Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens (1904); Oktober 2012 (62 Seiten, 500 Lek / 4 €)
Nr. 7: Lovro Mihačević: Durch Albanien. Reise-Eindrücke (1913); März 2013 (140 Seiten, 900 Lek / 7 €)
Nr. 8: Emirjola Kashi: Informatikunterricht in der österreichischen technischen Auslandsschule in Albanien. Probleme und Lösungsansätze; September 2013 (158 Seiten, 1.000 Lek / 7,50 €)
Nr. 9: Franz Nopcsa: Das katholische Nordalbanien. Eine Skizze (1907); Oktober 2013 (70 Seiten, 600 Lek, / 4,50 €)
Nr. 11: Georg von Gyurkovics: Albanien. Schilderungen von Land und Leuten (1881); Oktober 2014 (120 Seiten, 800 Lek / 6,50 €)
Në gjuhën shqipe:
Nr. 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907); Prill 2010 (52 faqe, 500 Lek / 4 €)
Nr.12: Sidita Bazhdari: Vetevlerësimi. Matja e cilesise se menaxhimit. Rast studimor Shkolla Austriake ‘Peter Mahringer’; Tetor 2014 (52 faqe, 500 Lek / 4 €)
Në të dy gjuhët:
Nr. 10: Markus Offner (Hrg.): Weiß-Schwarz und Schattenlichter. Ein Porträt der Stadt Shkodra. Zi-Bardh dhe Hije Dritë. Një portret i qytetit të Shkodrës; April 2014 (94 Seiten A4, 1.200 Lek / 9 €)
20.10.2014, Manfred Tagini
Fillimi i kursit të gjermanishtes në Mjedë
Më 22 tetor 2014 mundëm të fillonim përsëri me kursin e gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare. Në prani të drejtorit të shkollës, Arben Zambaku u realizua hapja e kursit nën drejtimin e Manfred Taginit, drejtues i projektit “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë”. Kursi do të jepet nga Rita Vuksani dhe projekti u financua nga shoqëria Austriake-Shqiptare. Falenderime të përzemërta për mbështetjen.
22.10.2014, Manfred Tagini