Monthly Archives: June 2014

Mbyllja me sukses e CISCO Network Academy CCNA

Edhe në vitin shkollor 2013/14 iu ofrua nxënësve tanë mundësia për të përfunduar një trajnim në shkollë në kuadër të “CISCO Networking Academy”. Ky trajnim shtesë, që përmbyllet me çertifikata të ndryshme është një kualifikim i lartë në fushën e ekonomisë dhe industrisë dhe dëshmon aftësitë dhe dijet që zotërojnë nxënësit tanë. Këtë vit morën një nxënëse dhe tre nxënës çertifikatën e „CISCO Network Academy“. Drejtoria uron dhe përgëzon instruktorin e skuadrës së „CISCO Networking Academy“ si dhe Dea Jasini (2BS5), Henri Beqi (2AS5), Olsen Kraja (5B) dhe Gersi Bushati (5B) për përfundimin e suksesshëm të semestrit të parë të „CCNA Exploration“ në akademinë tonë „ CISCO Networking“.

27.5.2014, Alexander Keminger

IMG_1099

IMG_1102

Nënshkrimi i një kontratë sponsorizimi me “Energji Ashta”

Me rastin e vizitës zyrtare të presidentit federal të Austrisë Dr. Heinz Fischer ishte e pranishme edhe Shkolla Austriake “Peter Mahringer” në Forumin e Biznesit Austri- Shqipëri më 20 Maj 2014 në Hotel „Rogner „. Me rastin e këtij aktiviteti u nënshkrua në kuadër të një ceremonie të vogël një kontratë bashkëpunimi dhe sponsorizimi midis Shkollës Austriake dhe Energji Ashta. Ne kemi pasur edhe në të shkuarën një bashkëpunim të mirë me koncernat energjitike austriake Verbund dhe EVN, të cilat në Shqipëri veprojnë nën emrin “Energji Ashta” dhe ndër të tjera kanë ngritur një hidrocentral në lumin „Drin“ në Ashtë. Në të ardhmen “Energji Ashta” do të ofrojë çdo vit dy bursa si dhe dy vende praktike për nxënësit e Shkollës Austriake.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës së sponsorizimit, drejtoresha e shkollës Austriake falenderoi Dietmar Rainer (Managing Director i Energji Ashta) dhe Karl-Heinz Gruber (drejtor i Verbund Hydro Power AG) për mbështetjen zemërgjerë dhe theksoi interesin tonë për një vazhdim të këtij bashkëpunimi të mirë midis shkollës dhe Energji Ashta.

20.5.2014, Manfred Tagini

2014 05 20-2 056 Tirana - ÖS - Kooperation Energji Ashta

2014 05 20-2 062 Tirana - ÖS - Kooperation Energji Ashta

2014 05 20-2 065 Tirana - ÖS - Kooperation Energji Ashta

2014 05 20-2 075 Tirana - ÖS - Kooperation Energji Ashta

Konkursi i gjuhës gjermane në vitet e dyta

Më 08.05 dhe 09.05, u zhvillua për nxënëset dhe nxënësit të viteve të dyta , konkursi i gjuhës gjermane. Këtë vit, ata u përballën me një sfidë të madhe: edhe pse që prej disa muajve trajnohen në nivelin B2, i duhej që gjatë konkursit të përballeshin me një provim të standartizuar në këtë nivel. Juria, e cila përbëhej nga znj. Prof. Schrempf-Morawetz dhe zonja Mag. Kreuzwirth, u mahnit nga rezultatet e shkëlqyera të pjesëmarrësve. I përgëzojmë fituesit:
Vendi 3: Sergej Alibali Vendi 2: Izmir Beqiri Vendi 1: Ajdi Mandija

Markus Offner

IMG_0224

Aktiviteti sportiv i shkollës sonë,i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve

Shkolla jonë këtë vit,përvec aktiviteteve sportive të organizuara edhe të programuara nga vetë shkolla dhe mësuesit e Edukimit Fizik,mori pjesë në një aktivitet sportiv shumë të gjerë e të larmishëm,të organizuar nga QKF,ku merrnin pjesë të gjitha shkollat e qytetit tonë.
Ky aktivitet ishte i ndarë në dy faza.Faza e parë u zhvillua në muajin shkurt,ku u zhvilluan ndeshje në sporte të ping-pongut dhe të shahut.Në këtë fazë,nxënësit tanë u paraqitën shumë mirë,si djemtë , ashtu edhe vajzat,duke merituar edhe vende nderi.Në të dy këto sporte,shkolla jonë zuri vendet e dyta.
Në fazën e dytë që u zhvillua gjatë muajit prill-maj,shkolla jonë u përfaqësua denjësisht në të gjitha sportet,volejboll,basketboll,vajza dhe djem dhe në minifutboll djem.Edhe në këtë fazë dhe në këto sporte shkolla jonë u paraqit shumë mirë duke fituar vendin e dytë në minifutboll,dhe vendin e parë në basketboll për djem.
Në përfundim të këtij aktiviteti shkolla jonë u cilesua si një ndër shkollat më të mira të qytetit tonë,pasi në 5 sportet e zhvilluara, ne morëm kupa,medalje dhe diplomat përkatëse në 4 prej tyre:shah vendi i dytë,ping-pong vendi i dytë,minifutboll vendi i dytë,basketboll vendi i parë.
Këto ishin rezultate shumë të mira,duke pasur parasysh se ky ishte aktiviteti i parë ku merrnin pjesë të gjitha shkollat e qytetit,ku shkolla jonë u prezantua denjësisht në të gjitha sportet.

Nefail Zhejani
Ana Gjelaj

10308108_10203674298168741_3947443918040100544_n

10312604_10203674298888759_1698279001025829340_n

10325311_10203674291208567_2161005344651556030_n

10363781_10203674297688729_6373612598463885474_n

10372604_10203674298608752_2577789149286430101_n

DSCN9158

DSCN9160

DSCN9165

Dita sportive 2014

Sipas traditës që tashmë shkolla jonë ka në programin e saj vjetor,edhe këtë vit u organizua dita sportive e shkollës ku morën pjesë të gjithë nxënësit.
Për të dytin vit rresht,kjo ditë sportive u organizua në kompleksin “Zmijani”, pasi vitin e kaluar nxënësit mbetën shumë të kënaqur.Një arsye tjetër është se ky kompleks ofron shumë mundësi për aplikimin e sporteve të ndryshme.Në këtë ditë sportive u zhvilluan sporte si:volejboll,basketboll,tenis për vajza dhe djem,si dhe ndeshje minifutbolli për djem.U organizuan gjithashtu lojëra të ndryshme lëvizore dhe argëtuese.
Në minifutboll u caktuan 7 nxënës dhe 1 mësues për të formuar 8 ekipe.Këta nxënës mund ta krijonin ekipin e tyre me nxënës të të gjitha klasave të tjera,ndërsa mësuesi duhej të formonte një ekip me mësues të tjerë.Kjo ishte diçka pozitive për forcimin e marrëdhënieve midis nxënësve të klasave të ndryshme dhe forcimin e marrëdhënieve mësues-nxënës.
Shkolla jonë i jep shumë rëndësi jetës sportive pasi mendojmë se sporti është shëndet dhe forcon lidhjet midis nxënësve, dhe lidhjet e mësuesve me nxënësit e tyre.Gjithashtu rrit dëshirën dhe egon për arritjen e rezultateve të larta në sport,shkollë, dhe në jetën e tyre.
Ne nuk mjaftohemi vetëm me këtë ditë sportive një herë në vit.Ne kemi organizuar kampionate midis klasave,ndeshje miqësore me shkollat e tjera,dhe marrim pjesë në shumë aktivitete që organizohen nga Zyra Arsimore dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve,siç ishte aktiviteti i fundit ku shkolla jonë u përfaqësua në 5 sporte të zhvilluara dhe duke marrë kupa,diploma, dhe medalje përkatese në 4 prej tyre.
Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë duke e pasuruar më tej numrin e kupave dhe medaljeve të fituara,për tu bërë një shkollë shembull jo vetëm në aspektin arsimor, të cilin e kemi fituar me meritë,por edhe në aspektin sportiv, pasi mendojmë se është shumë i rëndësishëm.

Nefail Zhejani

dita sp

dita sport 3

dita sportive 3

futboll3