Monthly Archives: June 2014

Eksperienca të reja| Udhëtimi ynë në Theth – 2BS5

Ekskursioni treditor në Theth ishte një nga përjetimet më emocionuese të klasës sonë. Rruga me gropa ishte shumë e lodhshme, por sapo mbërritëm e harruam lodhjen. Bujtina jonë ishte me të vërtetë e mrekullueshme dhe ushqimi ishte shumë i mirë: ushqim tipik nga Veriu i Shqipërisë me djathë të freskët dhe bukë të pjekur në shtëpi. Ditën e parë bëmë një shëtitje në këmbë deri tek ujëvara. Atje bëmë shumë foto, sepse mezi mund ta besonim atë që shihnim. Në fund të ditës bëmë një zjarr shumë të madh, madje e përdorëm edhe si zgarë.

Ditën tjetër bëmë një shëtitje të vërtetë në këmbë. Iu ngjitëm një mali 1000m të lartë. Ishte shumë e lodhshme, por nuk u dorëzuam, të ngarkuar me energji pozitive vazhduam të ecnin më tej. Shumë shpesh humbisnim rrugën, por me ndihmën e GPS së zonjës Maier, e gjenim sërish rrugën. Kur mbërritëm në destinacion mezi e besuam. U ulëm mbi bar dhe me panoramën e bukur të maleve para nesh, bëmë një piknik.

Dita e fundit e ekskursionit ishte më e bukura, pasi na u desht të tregonim që ishim të lidhur me njëri-tjetrin, që ishim një skuadër. Më së shumti na pëlqeu loja „ trekëndëshi“. Ne të gjithë ishim të lidhur me litar pas tri pemëve dhe duhej ta kapërcenim litarin. Ishte e vështirë, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe ne ia dolëm mbanë së bashku. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Shpresojmë që të kemi shansin, që të përjetojmë përsëri diçka kaq fantastike!

Ajdi Mandija, Brian Pelinku, Izmir Beqiri, Albi Brahimi, Denis Hoxha; 2bS5

10252102_10203592697639255_7679292003901413474_n

10314715_10203592696759233_1478524640084467539_n

20140603_204940

IMG_0716

Konferenca ndërkombëtare “Enhancing Human Capital – Making Society Responsible in Times of Crisis”

Më 6 qershor, u zhvillua në Universitetin “ Marin Barleti” në Tiranë një konferencë internacionale me temë “Enhancing Human Capital – Making Society Responsible in Times of Crisis”. Hapja u bë përmes një referati mbi “Vocational Education and Training (VET) Reform, nga znj. Maria do Carmen Gomes, nga organizata ndërkombëtare e punës (ILO).
Një referat tjetër shumë interesant mbajti z. Frank Hantke, drejtues i fondacionit “Friedrich-Ebert” në Tiranë, i cili bëri krahasime edhe me politikat arsimore në vendet gjermanishtfolëse.
Në vijim u mbajtën referate shkencore mbi temën “Vocational and Education Training and Successful Career Transitions”, ndër të tjerë edhe nga znj. Sonila Limaj, drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Arsimit Profesional.
Shkolla jonë ishte poashtu e ftuar të mbante një referat mbi këtë temë, ku prezantohej ekperienca e saj si shkollë profesional enë Shqipërinë e Veriut. Nxënësit Gentjan Palali dhe Ormir Gjurgjej (4A), të cilët përgatitën një prezantim shumë profesional. Përpunimi në gjuhën angleze i tekstit u bë nga kolegu Michael Maschek, të cilin e falenderoj shumë edhe për shoqërimin deri në Tiranë.

Markus Offner

IMG_0040

IMG_0065

IMG_0089

IMG_0106

IMG_0132

2bS5 prezanton projektin në gjuhën gjermane

Më datën 10 qershor klasa 2bs5 prezantoi një projekt të punuar prej disa javësh në orën e gjuhës gjermane . Znj. drejtoreshë Bazhdari, Marilda Shala, Mikela Lekaj dhe Loreta Prela panë rezultatet e këtij projekti.
Bëhej fjalë për disa histori të shkurtra në nivelin gjuhësor B1, përmbajtja e së cilave u përpunua nga ana didaktike nga nxënëset dhe nxënësit. Rezultati i shin fletë të shumta pune, lojëra dhe punë tjera komplekse, të cilat mund të përdoren në mësim.
Për shkak të temperaturave të larta, në fund të prezantimit ,u ofruan në mensën e shkollës pije freskuese.

Markus Offner

IMG_0183

IMG_0184

IMG_0185

IMG_0190

IMG_0194

IMG_0196

IMG_0201

IMG_0204

IMG_0208

IMG_0209

Dhënia e çmimeve për fituesit e konkurseve të gjuhës gjermane

Në praninë e znj. drejtoreshë Bazhdari, anëtarëve të jurisë dhe të profesoreshave Rotraud Schrempf, Anita Aigner dhe Sigrid Kreuzwirth, u ndanë me datë 10 qershor, çmimet për fitueset dhe fituesit e konkurseve të gjuhës gjermane të këtij viti shkollor . Përveç një çertifikate, ku dokumentohet me shkrim suksesi i tyre, të gjithë fituesit morën nga një USB-Stick në formën e një byzylyku dhe një çmim simbolik në para. I urojmë fituesve gjitha të mirat dhe i gëzohemi konkurseve në vitit e ardhshëm shkollor.

Markus Offner

IMG_0144

IMG_0151

IMG_0156

IMG_0159

IMG_0163

IMG_0166

IMG_0169

IMG_0172

IMG_0176

(Deutsch) GRAZ (31.5.-7.6.2014)

CIMG0189

CIMG0212

CIMG0214

CIMG0251

CIMG0255

CIMG0259

CIMG0266

CIMG0290

CIMG0313

Workshop poezish për klasat e teta në shoqërinë e autores austriake Andrea Sailer nga 4 – 6 Qershor 2014

Sa pak fjalë nevojiten për të shkruar një tekst, i cili mbart në vetë një botë të tërë plot me histori, ndjenja dhe emocione.

Këtë gjë e mësuan dhe nxënëset e nxënësit tanë të klasave të teta në vitin e parë të mësimit të gjuhës gjermane. Me mbështetjen e shkrimtares austriake, ata shkruan poezi rreth temave si:

familja, liria, vendlindja apo Europa dhe i paraqitën në forma të ndryshme: duke filluar nga Haiku japonez, në poezi paralele e deri te akrostikoni apo poezitë me 11 fjalë.

Për këtë u përdorën fjalorët, u numëruan rrokjet, u kërkuan sinonime dhe ajo çfarë u realizua në fund mund të shihet (dhe të dëgjohet). Me të drejtë, nxënësit prezantuan me krenari veprën e tyre para prindërve, mësuesve dhe nxënësve. Shfaqja u shoqërua edhe nga vallëzime të vetë nxënësve, nga një kor dhe pjesë muzikore me kitarë dhe violinë.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit!

Teksti: Sigrid Kreuzwirth

Fotot: Markus Offner, Manfred Tagini, Sigrid Kreuzwirth

Një përzgjedhje nga poezitë e shkruara nga nxënësit:

Çfarë mund të bësh po të jesh një pikë shiu (Iris Musallari)

Mund të biesh

Mbi jetën

Mbi ajër

Të udhëtosh mundesh ti

Tek vetja

Në det

Madje mbi male

Të ujitësh mundesh ti

Verërat

Vjeshtat

Dimërat

Poashtu dhe pranverën

Madje dhe çdo ditë

T’i fshish mundesh

Mendimet e këqija

Gjërat e liga

Rregullat e kota

Dhe ndonjëherë dhe njerëzit

Pa çadër…

11 fjalësh: Europa (Tea)

I madh

Kontinenti

Tokë, oqean, ajër

Edhe unë jetoj gjithashtu

Këtu!

Ndonjëherë (Drini)

Ndonjëherë

Të uroj të gjitha të mirat

Ndonjëherë

Të uroj të përjetosh gjëra të reja

Pak pranverë

Edhe pak verë

Para së gjithash shumë dashuri

Ndonjëherë

Uroj të gjitha të mirat për ty

Dhe të jesh i lumtur

Përgjithmonë

Haiku: (Joni Kopliku)

Europa jonë

Një kontinent i vogël

Me ide të mëdha

Koha (Ledjon, Arlind, Gerlis)

Koha është si ti ta përdorësh

Koha është flori

Koha është libër

Koha është përjetim

Koha është dashuri

Koha është uragan

Koha është e vetmuar

Koha është kërkim

Koha është jeta jote

Bota (Eduart, Emmanuel)

Bota: madhështi, qetësi, paqe, jetë

Dhe bota: fat, gëzim, e ndriçuar

Dhe bota: e vogël, zhurmë, luftë, frikë

Dhe bota: e trishtuar, vdekje, errësirë

E gjithë kjo së BASHKU është bota jonë

Lumturia (Geri Zekaj)

Aq e brishtë sa një foshje e porsalindur

Aq e fuqishme sa shkëmbinjtë

Zgjat aq sa një dhimbje

Aq kalimtare si koha

Aq e re si një makinë e vitit të fundit

Aq e vjetër si një shtëpi e braktisur

Aq e rrallë sa një diamamt

Aq e shpeshtë si orët

Aq e lehtë sa një re

Aq e rëndë sa çeliku

Aq e çelët sa drita e diellit

Aq e errët sa nata

Aq e veçantë sa dashuria për dikë

Aq e vështirë sa vuajtjet

Aq e thjeshtë sa frymëmarrja

Lumturia

2014 06 06-1 001 Shkodra - ÖS - Daten Andrea Sailer

2014 06 06-1 039 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 052 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 060 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 075 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 091 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 095 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014_06_06-1_043_Shkodra_-_ÖS_-_Literaturworkshop_8._Klas sen

Foto 1

„Rini krijuese“ – Konkursi për kokat e zgjuara!

„Rini krijuese“ është konkursi më i madh në gjitha shkollat në mbarë Austrinë për ide krijuese. Konkursi u mundëson të rinjve të zhvillojnë më tej idetë e tyre, t’i realizojnë dhe t’i prezantojnë ata.
Tema e projektit është e lirë, por duhet të ketë të bëjë me kategoritë e mëposhtme.:→ Young Entrepreneurs,→ Design,→ Engineering,→ Science ,→ Sustainability, → idea.goes.app ose → tech&society.

Projektet më të mirë të konkursit të 27, u prezantuan në datat 24 deri 30 Prill 2014 në kuadër të gjysëm finales së federatës, kurse finalja u zhvillua nga 26-28.5.2014, në „Raiffeisen Forum“ në Vjenë, ku për fituesit u shpërndanë gjithsej çmime me vlerë prej më shumë se 60.000 EUR.

Në vitin shkollor 2013/14, u përfaqësua për herë të parë në këtë konkurs edhe Shkolla Austriake me idetë e saja përmes 7 skuadrave në kategorinë „Young Entrepreneurs“ dhe 1 skuadër në kategorinë „ Engineering“.

(marrë dhe përshtatur nga: www.jugendinnovativ.at)

Dy skuadra përfaqësojnë Shkollën Austriake në gjysëm finalen e „ Rini Inovative“

Dy skuadrat përfaqësuese të shkollës sonë (Projekti „Wordclock Albanisch” dhe „Marianne Graf Schule“) ia dolën deri në gjysëm finale. Për këtë arritje shkolla jonë u shpërblye nga shkolla teknike Mödling me çmimin „ Shkolla austriake më krijimatrinë më të madhe jashtë vendi“ me një shumë prej 500, €-, të cilat do të shfrytëzohen për projekte të ardhshme. Skuadra më e mirë u vlerësua skuadra me projektin „”Marianne Graf Schule”, e cila u përzgjodh në finale dhe fitoi një shumë prej 350,- € për të financuar kostot e projektit.

Qëndrimi në Vjenë u shfrytëzua për të marrë pjesë në një shfaqe në Muzeun Teknik „ Mjeshtër në Minierë“ dhe për të parë një shfaqje tensioni të lartë.
Ngeli shumë pak kohë për të bërë pazar, pasi në program ishte dhe vizita në labirintet dhe përqafimi i gurëve të harmonisë në Schönbrunn. Bjorna Kalaja dhe Gelirt Ramadani, dy nxënës të klasës 3a, të cilët për momentit ndjekin një semester në shkollën teknike Rennweg, na shoqëruan gjatë kësaj vizite.

1

Dhënia e çmimit për shkollën Austriake “Peter Mahringer” si shkolla me krijimtarinë më të madhe të vitit 2014
Nga e majta në të djathtë:
Konsulle e Nderit për Shqipërinë, Marianne Graf, MinR Mag. Gabriele Winkler-Rigler, SC Mag. Wolfgang Stelzmüller, Dr. Gerhard Walzel, MinR Mag. Anneliese Ecker

Projekti “Wordclock Albanisch“
Në më shumë se 50 orë pune u ndërtua dhe u programua pothuajse përfundimisht një orë. Ideja krijuese e ndërtimit të orës përveç gjuhës shqipe
është dhe koncepti i prodhimit. Brenda mundësive, duhet që të gjitha pjesët të jenë prodhuar në Shqipëri dhe materialet të jenë kryesisht nga Shqipëria. Një Bus I2C lidh komponentët elektrik të orës. Prodhimi me dorë i të gjithë komponentëve bën të mundur që ndërtimi të jetë sa më fleksibël. Një qark me rreth 200 elementë furnizon 100 diodat e ndritshme. Për të mundësuar një dizenjim harmonik u limuan ndarjet e fjalëve në shqip dhe u gjet një zgjidhje gjeniale e problemit ku koha shkruhet në vetëm 9 rrjeshta.

Orsola dhe Gelirt në prezantimin e “Engineering Projekte “ Wordclock Albanisch

2

Skuadra “Wordclock Albanisch” nga e majta në të djathtë
Halis Lici (Design), Orsola Simoni (drejtuese projekti), Ledisia Ujka
(dokumentim), Rebeka Shkrivani (programim), Marina Simoni
(Assembling), Renat Quku (drejtues projekti, programim dhe shpikës i rradhës së fjalëve): “ ORA ËSHTË DYMBEDHJETË PA DHJETË “

Dr. Gerhard Walzel

Sukses në finalen e konkursit midis shkollave në mbarë Austrinë „Jugend Innovativ 2014“ (Rinia inovative 2014) – Vend të tretë në kategorinë“ Young Enterpreneur“ me biznesplanin „Shkolla Marianne Graf“.
Grupi i përbërë nga Paula Gjergji, Xheronina Rrotani dhe Rina Çekaj (Klasa 3b) fituan me projektin „Marianne Graf Schule“ vendin e tretë, me një çmim prej €1000,- në finalen e „Jugend Innovativ“ 2014 ne kategorinë „Young Enterpreneur“, ku konkuronin rreth 90 projekte nga e gjithë Austria.
Sipas sloganit „Sepse çdo njeri është i ÇMUAR“, vajzat kanë realizuar një biznesplan për hapjen e një shkolle, e cila ju ofron nxënësve me aftësi të kufizuara një mundësi për të mësuar një profesion. Shkolla mban emrin e Marianne Graf, e cila njihet jo vetëm në Austri, por edhe në Shqipëri për angazhimin e saj nga sociale. „Për një ide kaq të mirë duhet menduar edhe më tej“, – u shpreh Marianne Graf, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Austri.
„Të arrinim deri në finale dhe të vizitonim përsëri Vjenën ishte një fitore më vete. Ne kemi prezantuar 3 dite radhazi në panair idenë tonë si dhe nevojën e Shqiperisë për një shkolle të tillë. Të gjithë njerëzit e pranishëm atje ishin të interesuar dhe kuriozë të dinin më shumë për shkollën austriake në Shkodër dhe jetën në Shqipëri. Gjatë panairit kemi prezantuar disa herë para jurisë si dhe kemi dhënë intervista të shumta për gazetat dhe televizionin“,- shprehën tri vajzat.

Gernot Scheffknecht

3

Java në Vjenë

E shtuna, e 26 prillit erdhi më në fund. Pas një udhëtimi të lodhshëm me autobus mbërritëm të dielen në Vjenë. Me anë të biletës së udhëtimit mund të lëviznim kudo pa probleme. Kështu ne e përdorëm atë për të vizituar shumë vende interesante, ndër të tjera dhe muzeun e madh teknik. Më pas vizituam katedralen e „Shën Stefanit“ dhe kishën „Karlit“. Ne patëm një guidë në muzeun e „Sisit“ dhe vizituam shkollën e mesme teknike në Mödling, ku zhvillohej konkursi „Rinia inovative“, në të cilin merrte pjesë edhe shkolla jonë. Në fund shkuam në Prater. Vizituam gjithashtu edhe kështjellën „Schönbrunn“. Në pikën më të lartë të kopshit të kështjellës ndodhet „Gloriette“, nga ku shihej në panoramë e bukur e Vjenës. Më pas shkuam në muzeun e Historisë së Natyrës. Në mbrëmje të gjithë ishin veshur me rroba elegante, pasi do shkonim në teatrin „Ronacher“, për të parë musical „Vizita e zonjës së moshuar“. Ditën tjetër vizituam kopshtin zoologjik, ku mund të shihnim shumë kafshë. Pasdite u nisëm për në Ishullin e Danubit dhe u kënaqëm shumë. Ditën e fundit shkuam në parlament, i cili dukej si një tempull grek. Së fundmi kishim dy orë të lira për të bërë Pazar. Udhëtimi ynë në Vjenë ishtë shumë i bukur dhe interesant.
Dardan Elbasani, Dea Smakaj (2aS4), Jasmina Quku, Samed Beqari (2bS4)

Albanische_HTL_01

photo

Sukses në finalen e konkursit midis shkollave në mbarë Austrinë „Jugend Innovativ 2014“ (Rinia inovative 2014) – Vend të tretë në kategorinë“ Young Enterpreneur“ me biznesplanin „Shkolla Marianne Graf“.

Grupi i përbërë nga Paula Gjergji, Xheronina Rrotani dhe Rina Çekaj (Klasa 3b) fituan me projektin „Marianne Graf Schule“ vendin e tretë, me një çmim prej €1000,- në finalen e „Jugend Innovativ“ 2014 ne kategorinë „Young Enterpreneur“, ku konkuronin rreth 90 projekte nga e gjithë Austria.

Sipas sloganit „Sepse çdo njeri është i ÇMUAR“, vajzat kanë realizuar një biznesplan për hapjen e një shkolle, e cila ju ofron nxënësve me aftësi të kufizuara një mundësi për të mësuar një profesion. Shkolla mban emrin e Marianne Graf, e cila njihet jo vetëm në Austri, por edhe në Shqipëri për angazhimin e saj nga sociale. „Për një ide kaq të mirë duhet menduar edhe më tej“, – u shpreh Marianne Graf, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Austri.

„Të arrinim deri në finale dhe të vizitonim përsëri Vjenën ishte një fitore më vete. Ne kemi prezantuar 3 dite radhazi në panair idenë tonë si dhe nevojën e Shqiperisë për një shkolle të tillë. Të gjithë njerëzit e pranishëm atje ishin të interesuar dhe kuriozë të dinin më shumë për shkollën austriake në Shkodër dhe jetën në Shqipëri. Gjatë panairit kemi prezantuar disa herë para jurisë si dhe kemi dhënë intervista të shumta për gazetat dhe televizionin“,- shprehën tri vajzat.

Gernot Scheffknecht, Paula Gjergji, Xheronina Rrotani, Rina Çekaj

10363734_1446130932193667_2048673185374364888_n

14085052761_c1020baa27_o

14085127822_0281d8fb1e_o

14088036987_bddcd814b3_o

14095850138_7016740775_o

14279721192_936dc56199_o

buehneee

Bundesfinale-3.Platz-MarianneGrafSchule2014-JugendInnovativ2

IMG_2238

Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës

Më 27 maj 201, u zhvillua në Universitetin e Tiranës një konferencë shkencore me pjesëmarrës prominent mbi temën “Perspektivat e gjuhës gjermane në shkolla dhe universitete në Shqipëri“. Ky aktivitet u organizua nga seskioni i gjermanistikës në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me institucionet gjermanishtfolës si p.sh. Ambasada Austriake. Në qendër të diskutimeve ishte integrimi i gjuhës gjermane në arsimin sekundar dhe terciar. Shkolla e Mesme Teknike Austriake “Peter Mahringer” prezantoi një temë shumë të rëndësishme para një publiku, që ishte shumë të interesuar.

Markus Offner

IMG_3068_7

IMG_3073_5

IMG_3076

IMG_3077_6

IMG_3080