Monthly Archives: May 2014

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” e ftuar gjatë vizitës zyrtare të presidentit federal të Austrisë Dr. Heinz Fischer në Shqipëri

Me rastin e vizitës zyrtare të presidentit austriak Dr. Heinz Fischer tek homologu i tij shqiptar Bujar Nishani, u zhvillua më 20 Maj 2014 “Forumi i biznesit” në hotel Rogner në Tiranë. Rreth 60 përfaqesues të firmave austriake udhëtuan për në Shqipëri me në krye presindentin e dhomës austriake të tregtisë Christoph Leitl. Qëllimi ishte intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike midis të dyja vendeve. Austria përkrah Kanadasë dhe Greqisë është ndër vendet më të mëdha që investojnë në Shqipëri.

Në forumin e biznesit, ku nga pala shqiptare folën ministri Arben Ahmetaj (Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Tregtisë dhe Sipërmarrjes) dhe ministri Erion Veliaj (Ministër i Rinisë dhe i Mirëqenies Sociale), ishin të ftuar gjithashtu edhe drejtoresha e Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, së bashku me një mësues dhe gjashtë nxënës. Pas evenimentit patëm rast të shkëmbenim eksperincën tonë me përfaqësuesit e pranishëm nga biznesit dhe politika si dhe bëmë një bisedë të shkurtër me presidentin federal të Austrisë Dr. Heinz Fischer si dhe me presidentin shqiptar Bujar Nishani, po ashtu dhe me presidentin e dhomës austriake të tregtisë Christoph Leitl.

20.5.2014; Manfred Tagini

2014 05 20-1 185 Tirana - Besuch HBP Fischer

2014 05 20-1 188 Tirana - Besuch HBP Fischer

2014 05 20-1 175 Tirana - Besuch HBP Fischer

2014 05 20-1 170 Tirana - Besuch HBP Fischer

2014 05 20-1 172 Tirana - Besuch HBP Fischer

Donacion për shkollën e romëve “Beato Zeferino”

Më 16.05, vizitoi një delegacion i Ministrisë Së Arsimit dhe Gruas së Austrisë shkollën e romëve “Beato Zeferino”. Delegacioni përbërë nga z. sekretar i përgjithsëm Mag. Wolfgang Stelzmüller, këshilltarët znj.Mag. Heidrun Strohmeyer dhe z.DI Dr. Robert Kristöfl shprehën interes të madh për të njohur këtë projekt dhe vizituan drejtoreshën dhe nxënësit e shkollës si dhe Patër Gjonin, nga urdhri i kapuçinëve, i cili asiston këtë projekt. Miqtë nga Vjena u mahnitën tejmase nga puna e
angazhuar e mësuesve që punojnë atje.

Me këtë rast iu dorezua shkollës edhe shuma e konsiderueshme prej më shumë se 50.000 ALL, që të mund të ndihmonin shkollën për të ofruar drekën e nxënësve të shkollës. Kjo shumë u grumbullua për të dytën herë rradhazi në kuadër të projektit „ Fastensuppe“ (supa e agjërimit) nga gjimnazi Herta/Reich / BG Mürzzuschlag. Ne dëshirojmë të shfrytëzojme rastin që të falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që ndihmuan në Mürzzuschlag dhe në rrethina si dhe grupin e përfaqësuar nga znj. Prof. Brigitte Rinnhofer .

Manfed Tagini dhe Markus Offner

Spendenübergabe SCChef

Barbara dhe Destan Gashi vizitojë Shkollën Austriake

Më 16.5.2014, dy artistë Barbara dhe Destan Gashi vizituan Shkollën Austriake. Në teatrin „Migjeni“ në Shkodër mund të shihet sot dhe ekspozita „ Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gurë“ e skulptorit Destan Gashi, lindur në Kosovë dhe sot me banim në Austri. Veprat e Destan Gashit janë të frymëzuara nga mite, legjenda dhe gojëdhëna të vjetra me prejardhje edhe nga trevat shqiptare.

Të dy artistët pas ndjekjes së prezantimit mbi shkollën në klasën 2A (nga nxënësit Liana Shpani, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti) patën mundësi që gjatë një shëtitjeje në shkollë të njiheshin dhe me ambjentet e saj.

16.5.2014, Manfred Tagini

2014 05 16-1 008 Shkodra - ÖS - Besuch Destan und Barbara Gashi

2014 05 16-1 018 Shkodra - ÖS - Besuch Destan und Barbara Gashi

2014 05 16-1 056 Shkodra - Ausstellung Destan Gashi - Homepage Gashi

2014 05 16-2 045 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation

Përfundoi kursi i gjuhës gjermane në Koplik

Që në vjeshtë të vitit 2014, Shkolla Austriake “Peter Mahringer” pati mundësi, përsëri përmes projektit të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Gruas së Austrisë „ Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ , të ofrojë edhe në Koplik një kurs të gjuhës gjermane për nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Të dielën më 11. Maj 2014, kursi përfundoi. Mësuesi që drejtoi kursin, Skender Curraj dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini shpërndanë dëshmitë e pjesëmarrjes. Shkolla Austriake dhe shkolla “Abdyl
Bajraktari” në Koplik kanë tashmë një bashkëpunim të gjatë, pasi kursi i gjuhës gjermane ofrohet atje për të gjashtën herë rradhazi. Shpresojmë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

11.5.2014, Manfred Tagini

5.1

4.1

3.1

2.1

1

Shfrytëzimi i energjisë rreth nesh

Me 9 Maj klasat e teta vizituan Hidrocentralin në Vau Dejes në kuadër të projektit në lëndën e Fizikës shoqëruar edhe me orë të lëndës Sisteme teknike M ës. Cristin Penz dhe me orë të letërsisë të M ës. Brunilda. Në hyrje të veprës na përshëndetën specialistë të Hidrocentralit . Ato na përgëzuan që një shkollë teknike po interesohet për mundësitë praktike të njohjes së Hidrocentralit si nje nga burimet me kryesore te energjise elektrike ne Shqiperi, q ë plotëson rreth 90% të nevojave për energji .Më të vjetrit kujtojnë se shkolla edhe më parë ka qenë e lidhur edhe me ndërmarrje prodhimi .Për nxënësit është e nevojshme ,ta prekin në praktikë atë që mësojnë . Nxënësit kanë mësuar ligjin e natyrës të shndërrimit dhe të ruajtjes së formave të energjisë,të cilat njeriu i vë në shërbim për qëllime të dobishme. Ato do të shihnin se si ligji zbatohet në parimin e punës së Hidrocentralit.
Inxinieri Kolec Gjeluci na shoqëroi në sallën e turbinave ku ishin të vendosur 5 agregate që prodhojnë 250 MW fuqi të instaluar. Cdo agregat –spjegon inxhinieri –lidhet me transformatorët që e transmetojnë energjinë për të ardhë pastaj në shtëpijat tona. Cdo agregat ka panelin e kontrollit qe lidhet me sallen e komandes.
Për momentin-, tha inxhinieri,- janë në punë dy turbina. Por të gjitha turbinat mbahen në gatishmëri për të hyrë në punë. Nxënësit panë maketin e hidrocentralit . Ato dëgjonin me vëmendje inxhinierin që u spjegonte nevojën e krijimit të liqenit për një rezervë ujore të mjaftueshme, me kapacitet aktiv rreth 580 hm3 ujë. Pastaj u ngjitën sipër te diga e Qyrsaqit ku ndodhet Liqeni i Hidrocentralit .Nxënësit kuptuan se uji që bie nga nje lartesi me nje diference mbi 70m zotëron energjinë potenciale të nevojshme që të transmetojë në turbinat poshë prodhimin e energjisë elektrike. Shfrytëzimi i Kaskadës së Drinit ka sjellë dobi në menaxhimin e ekonomisë shqiptare.
Të gjithë nxënësit ishin shumë të interesuar, dëgjonin me vemendje dhe bile mbanin shënime. Ky projekt do të kurorëzohet në shkollë në orët e fizikës.
Të kënaqur e të gëzuar u bë një ndalesë pushimi pranë pikës turistike “Dea”.
Rrugën e kthimit e kaluan me këngë . Sa bukur kur orët e mësimit zhvillohen ndonjëherë jashtë orëve tradicionale brenda klasave. Projekte të tilla nxisin dhe aktivizojnë mendimin krijues bile edhe të atyre nxënësve që nuk mësojnë me qejf teorinë, por janë mjaft të talentuar në praktikë.

Mesuesja Loreta Prela

7.1

6.1

5.1

4.1

3.1

2.1

1

NË FESTËN E LULEVE

Shkodra mban traditën e luleve. Gjithmonë me 6 Maj lulet mbushin oborret e shtëpijave ,rrugët dhe ballkonet. Eshtë kënaqësi ta shohim qytetin tonë si bleron mes shumëllojshmerisë së ngjyrave. Aroma e trëndafilave, karaifilave dhe zambakëve shpërndahen në gjithë hapësiren e Shkodres.
Dikur oborret e shtëpijave private ishin të mbushura me të gjitha llojet e luleve. Por edhe sot shtëpijat shkodrane me oborr kane vëllenjte e luleve të rrethuar me gurë të rrumbullakët.
Cdo 6 Maj lulet e Shkodrës kane festën e tyre. Ato çelin me gonxhe të mëdhaja dhe me gonxhe të vogla.
Edhe këngët e Shkodrës i këndojne luleve: ” Karaifilat qe ka Shkodra, sa te bukur jane”.
Aroma e luleve hyri edhe në hapësirën e shkollës sonë. Nxënësit tanë të klasave të teta menduan se si t’i bashkoheshin festes së qytetit. Secili prej tyre mësoi që të krijonte kurora me lule të fresketa. Ata zbukuruan me lule kapelet, syzet, bluzat. Çdo djalë në xhepin e këmishes kishte një lule. Vajzat mbanin varëse me lule, syze me lule.
Kostumet e bukura austriake dhe kostumet kombëtare shqiptare të zbukuruara me lule i jepnin hijeshi grupit të nxënësve që dolën në qytet për të festuar dhe dhuruar lule.
Shportat e mbushura me lulet e stinës sigurisht janë pjesa e qytetit të Shkodrës. Të gjithë fëmijet kishin dalë për të festuar. Shkodra ishte në festë dhe lulet në festë. Fëmijët në festë si lulet më të bukra të një stine që nuk mbaron kurrë.
Pranë Eglanit dhe Drinit që kishin veshjet e ndryshme që përfaqësonin dy kulturat shqiptare- austriake, ndodheshin po kështu vajzat Martina me Juelën me kostumet tona kombëtare dhe Gertruda me Fregen me veshjet Austriake.
Nuk janë thjesht veshje por pas tyre kemi një respekt dhe integrim të kulturës austriake në kulturën shqiptare. Ndoshta rastet e festave e tregojne edhe më shumë këtë lidhje që është e pranishme çdo ditë në shkollën tonë. Aroma e luleve të pranverës sjellin edhe flladin e lehtë të erës së alpeve austriake nga krahinat e ndryshme, Tiroli dhe Steiermark.
Aty ku ishte ngritur tribuna e festës pranë prefektures nxënësit tanë u ftuan nga organizatorët të këndonin e të kërcenin. Mes nesh erdhi edhe drejtoresha e drejtorisë arsimore znj. Erjeta Sinani me znj. Inspektore të DAR Shkodër.
Nxënësit dhuruan lulet mes shtrëngimit miqësor të duarve dhe urimit:

Gëzuar festën e luleve. Përshumvjet Shkodër.

15.10

14.10

13.10

12.10

11.10

10

9.10

8.10

7.10

6.10

5.10

4.10

3.10

2.10

1.10

Konkursi i gjuhës gjermane – klasat 9a dhe 9b

Më 28.04.2014 u zhvillua për 12 nxënëset dhe nxënësit e klasave 9a dhe 9b provimi me shkrim për konkursin e gjuhës gjermane për këtë vit shkollor. Tetë pjesëmarrësit më të mirë në provimin me shkrim u kualifikuan në provimin me gojë, i cili u zhvillua më 29.4.2014. Komisioni përbëhej nga drejtoresha Sidita Bazhdari dhe znj. Anita Aigner, të cilat u befasuan nga rezultatet e mira të nxënësve në provimin me gojë.

Vendin e 3 e zuri Erda Ymeri (9by), kurse vendin e 2 Sara Muharemi (9ax). Fituese u shpall Simona Simoni (9ay). I urojmë nga zemra për arritjet!

Markus Offner

DSCN9077

DSCN9079