Monthly Archives: April 2014

Rregjistrimi

Regjistrimi:

Provimi i dytë i pranimit për klasën e 8 zhvillohet më 4.9.2014 në orën 10:00, Në këtë datë zhvillohet edhe provimi për pranimin në klasën e 9.

2014 04 09 001 Shkodra - ÖS -  Plakat neu

Dërgesa me libra nga Ministria Austriake e Arsimit (BMBF)

Më 27 prill 2014 iu dorëzuan drejtoreshës së Shkollës Austriake disa libra, të cilët ishin mbledhur nga Ministria e Arsimit të Austrisë. Ato transportoheshin së bashku me dërgesa të tjera ORA-Austria. Ne falenderojmë për këtë dhuratë bujare!

27.4.2014, Gerlinde Tagini

2014 04 27-1 010 Shkodra - ÖS - ORA-Transport

2014 04 27-1 002 Shkodra - ÖS - ORA-Transport

Shkolla Austriake në emisionin e TV Koplik: “Pa Limit”

Përmes ftesës së drejtorit të TV Koplik, Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte e ftuar në studion e TV Koplik në emisionin “Pa Limit”. Gjatë 45 minutave prezantuan Irma Memcaj, Manfred Tagini dhe Sidorela Lulaj (Klasa 4B) në bashkëbisedim me Emanuela Manaj shkollën tonë.

24.4.2014; Manfred Tagini

2014 04 24 7 Koplik - ÖS - Interview mit TV Koplik

Konkursi „Ligjërimi më i bukur“ në gjuhën gjermane

Ditën e Enjte , më 8 Prill 2014, u zhvillua për nxënësit tanë më të vegjël, një konkurs ligjërimi. Pjesëmarrës ishin 8 nxënëse dhe nxënës , përkatësish nga dy përfaqësues nga grupet 8ax/8ay/ 8bx dhe 8by, të cilët prezantuan njohuritë e tyre para një jurie që përbëhetj nga znj.drejtoreshë Sidita Bazhdari, znj. Anita Aigner dhe z. Manfred Tagini. Rezultatet e nxënësve ishin shumë të mira dhe për jurinë ishte e vështirë të merrninn një vendim, por në fund u vendos njëzëri. Përgëzojmë Lear Sokolin (8apër vendin e 3, Edmond Hasanaj (8b) për vendin e 2 dhe El´Saida Tafilin (8b) për fitoren.
Urime!

Manfred Tagini dhe Markus Offner

2014 04 10 32 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. Klassen

2014 04 10 27 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. KLassen

2014 04 10 22 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. KLassen

2014 04 10 20 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. KLassen

2014 04 10 16 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. KLassen

2014 04 10 07 Shkodra - ÖS - Vorlesewettbewerb 8. KLassen

Dita e dyerve të hapura

Si çdo vit, edhe kete vit shkolla jonë organizoi ditën e dyerve te hapura. Ajo u zhvillua me date 8 prill 2014. Këtë vit dita e dyerve të hapura u organizua nga klasa 3A. Nxënësit e kësaj klase organizuan gjithcka, që nga marketingu deri tek koordinimi. Ky eveniment filloi në orën 14:00 dhe zgjati afërsisht deri në orën 17:00. Prindër, nxënës dhe firma të interesuara patën mundesinë të njihen me ambjentet e shkollën dhe te dëgjonin orët e hapura mësimore. Perveç këtyre, gjatë guidës nëpër ambjentet e shkollës, të interesuarve iu shpjeguan nga nxënësit pikat kyce të shkollës. Në mbarim të turit të ftuarit patën mundësine të shijonin një kokteil në ambjentet e mensës. Gjatë kësaj dite u regjistruan 23 nxënës, një rekord i ri për shkollën. Nxënësve të regjistruar iu dhurua nga nje bluze me logon e shkolles. Mund të themi që kjo ditë ishte një sukses jo vetëm per klasën 3A, por gjithashtu edhe për shkollën.

Orsola Simoni 3A

Fotot: Manfred Tagini, Halis Lici dhe Albion Gjoni

IMG_2070

IMG_2065

IMG_2053

IMG_2017

IMG_2015

IMG_2014

IMG_2009

IMG_2006

IMG_2003

IMG_2002

IMG_1981

IMG_1975

Vizitë e “Tirol pro Albania”

Më 7 Prill 2014 vizitoi Shkollën Austriake “Peter Mahringer” një grup nga një organizatë humanitare,”Tirol pro Albania”. Pas një shëtitje në ambiente e shkollës dhe një bisede me drejtoreshën e shkollës, Gerlinde Tagini, vizitorët famullitari Erwin Gerst, specialisti i ekonomisë Alois Wegscheider, Ing. Horst Lebeda, specialisti i ekonomisë Fritz Unterberger dhe famullitari i Velipojës, Don Vlash Palaj, patën shkas të shkëmbenin eksperiencë në klasën 5A. Organizata humanitare “Tirol pro Albania” është aktive që prej disa vitesh në Shqipërinë e Veriut e sidomos në rajonin Shkodrës e Velipojës.

7.4.2014; Manfred Tagini

2014 04 07 05 Shkodra - ÖS - Besuch Tirol pro Albania

2014 04 07 11 Shkodra - ÖS - Besuch Tirol pro Albania

Mbyllja e kursit të gjuhës gjermane në Mjedë

Që në vjeshtë të vitit 2014, në kuadër të projektit “Deutsch in Nordalbanien” („ Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ ) të financuar nga Ministria Austriake e Arsimit, BMBF, koordinuar në vend nga Shkolla Austriake “Peter Mahringer” u zhvilluan edhe në Mjedë dy kurse të gjuhës gjermane për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Më 5 Prill 2014 u mbyllën këta kurse. Në prani të drejtoreshës së shkollës, Zyra Heta dhe të drejtoreshës së Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes nga mësuesja e gjuhës gjermane Alma Deja dhe nga drejtuesi i projektit Manfred Tagini. Si falenderim për bashkëpunimin e suksesshëm Manfred Tagini i dhuroi drejtoreshës së shkollës në Mjedë disa fjalorë të tjerë dhe një CD-Player. Drejtoresha Zyra Heta dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini theksuan bashkëpunimin e mirë mes tyre dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me sukses edhe në të ardhmen.

5.4.2014, Manfred Tagini

DSCN5061

DSCN5062

DSCN5068

DSCN5079

DSCN5084

DSCN5085

DSCN5102

DSCN5103

DSCN5128

DSCN5130

TV Lezha – Shkolla Austriake në emisionin “Kuvendi i Ideve”

Me anë të një ftese nga drejtori i TV Lezha, Fred Stakaj, shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte e ftuar në studion e TV Lezha në emisionin e famshëm javor “Kuvendi i Ideve”. Gjatë një ore në bashkëbisedim me Olta Paja nga TV Lezha, drejtoresha Gerlinde Tagini, nëndrejtoresha Sidita Bazhdari dhe Greta Makaj (klasa 4B), patën rast që të prezantojnë live shkollën tonë.

4.4.2014; Gerlinde Tagini dhe Sidita Bazhdari

2014 04 04-4 158 Lezha - TV-Lezha - Kuvendi i Ideve

2014 04 04-4 162 Lezha - TV-Lezha - Kuvendi i Ideve

2014 04 04-4 177 Lezha - TV-Lezha - Kuvendi i Ideve

2014 04 04-4 182 Lezha - TV-Lezha - Kuvendi i Ideve

Prezantimi i shkollës sonë përreth Shkodrës

Me datë 4 Prill 2014 ne bëmë disa vizita në disa shkolla të rrethit Shkodër të pajisur me leje nga Drejtoresha e DAR në Shkodër. Brilanda Fishta dhe dy nxënëset Jona Aliku dhe Elefteria Dardeli (2A) prezatuan shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare “Adem Haxhija” në Postribë/Ura e Mesit në shkollat në Drisht, Myselim-Mes dhe Bardhaj si dhe shpërndanë ftesat për „Ditën e Dyerve të Hapura“.

Manfred Tagini

2014 04 04-1 06 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Ura e Mesit-Postribe

2014 04 04-1 32 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Bardhaj

2014 04 04-1 31 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Bardhaj

2014 04 04-1 30 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Bardhaj

2014 04 04-1 29 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Bardhaj

2014 04 04-1 26 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Bardhaj

2014 04 04-1 22 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Myselim-Mes

2014 04 04-1 17 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Drisht

2014 04 04-1 12 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Ura e Mesit-Postribe

2014 04 04-1 09 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Ura e Mesit-Postribe

2014 04 04-1 07 Shkodra - ÖS - Schulpräsentation Ura e Mesit-Postribe

Mbyllja e kursit të gjuhës gjermane Vau i Dejës

Që në vjeshtë të vitit 2014, në kuadër të projektit “Deutsch in Nordalbanien” („ Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ ) të financuar nga Ministria Austriake e Arsimit, BMBF, koordinuar në vend nga Shkolla Austriake “Peter Mahringer” u zhvillua edhe në Vau i Dejës një kurs i gjuhës gjermane për nxënësit e shkollës 9-vjeçare.

Më 4 Prill 2014 u mbyll ky kurs. Në prani të drejtorit të shkollës, Gjergj Dodani dhe të koordinatorit të gjuhës gjermane në shkollë, Markus Offner, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes nga mësuesja e gjuhës gjermane Sonila Halluni dhe nga drejtuesi i projektit Manfred Tagini. Tre nxënës me arritje të veçanta morën si dhuratë fjalorë Gjermanisht-Shqip dhe Shqip-Gjermanisht. Si falenderim për bashkëpunimin e suksesshëm Manfred Tagini i dhuroi drejtoreshës së shkollës nëVau i Dejës disa fjalorë të tjerë dhe një CD-Player. Drejtori Gjergj Dodani dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini theksuan bashkëpunimin e mirë mes tyre dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me sukses edhe vitin e ardhshëm shkollor.

4.4.2014, Manfred Tagini

2014 04 04-2 47 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 48 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 59 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 60 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 64 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 68 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes