Monthly Archives: March 2014

(Deutsch) English Language contest

Sorry this entry is to long

Falenderim dhe mirënjohje për drejtoreshën Gerlinde Tagini

Gjatë një ore festive në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.1, me 7 Mars 2014, me rastin e festës së mësuesit u ndanë tetë çertifikata mirënjohje për merita në arsiminin profesional në Shqipëri. Ne jemi shumë krenarë, që në radhën e tyre ishte dhe drejtoresha e Shkollës Austriake “Peter Mahringer”, Gerlinde Tagini. Ndarja e çertifikatave të nderit u ndërmor nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, dhe nga zv.Ministre në këtë Ministri Gentjana Sula. Në fjalimin e tij ministri Erjon Veliaj theksoi rëndësinë e arsimit profesional dhe vuri në dukje funksionin e Shkollës Austriake si shembull për Shqipërinë.Përgezojmë drejtoreshën tonë për marrjen e çertifikates së mirënjohjes!

7.3.2014, Sidita Bazhdari

3.1

2.1

1

Konkurse sportive në qendrën kulturore të fëmijëve

Nxënësi Mikael Shkambi i klasës së 9A zuri vendin e 2 në qarkun e Shkodrës në turneun e shahut, zhvilluar më 24.2 dhe 25.2.2014 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.
Në turneun e ping pongut, organizuar poashtu më 24.2 dhe 25.2.2014 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, nxënësi jonë Henri Pajuni arriti vendin e dytë, kurse nxënësi Emanuel Marku arriti gjysmëfinalen.

I përgëzojmë fituesit dhe falenderojmë nxënëset tjera për pjesëmarrjen: Tea Beqi 8B (shah), Gertruda Rrotani, Martina Dodmasej 8B (ping pong). Falenderojmë shumë mësuesin e fiskulturës Nefail Zhejani për angazhimin.

Gerlinde Tagini

2014 02 27 08 Shkodra - ÖS - Teilnehmer Wettbewerbe Kinderkulturzentrum

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e klasave shtesë

Më 3.3.2014 nënshkruan Fondacioni Shkollor Austriak dhe firma e ndërtimit Gysi sh.p.k. në praninë e mbikqyrësit të punimeve Gëzim Sala një kontratë për ndërtimin e tri klasave shtesë. Është planifikuar që këto klasa të shfrytëzohen në vitin shkollor 2014/15.

Gerlinde Tagini

1

2

3_1

Koncerti “Classic Sounds”

Edhe pse Shkolla Austriake “Peter Mahringer” është një shkollë teknike, kjo nuk do të thotë, që nxënësit tanë nuk kanë prirje të konsiderueshme muzikore: në ansamblin e violinave “Classic Sounds” bëjnë pjesë Sigrid Kreuzwirth (gjuhë gjermane) dhe Jona Aliku (2A) një mësuese dhe një nxënëse e Shkollës Austriakes. Me rastin e 10 vjetorit të krijimit të orkestrës , organizoi “Classic Sounds” më 2 Mars 2014 një koncert në sallën festive të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, ku ne u bindëm për standartet e larta të ansamblit.

2.3.2014, Gerlinde dhe Manfred Tagini

1

2

3

4

Karnevalet Shkoder, 1, 2, 3, 4 Mars

Me rastin e Karnevaleve te organizuara ne Shkoder dhe kete vit , shkolla austriake “Peter Mahringer” u perfaqesua denjesisht nga klasa 2A . Kjo pjesemarrje u drejtua nga mesuesja Z.Irma Memcaj (Dashi) dhe deshiren e madhe te nxenesve qe manifestuan gjate gjithe kohes nje energji dhe entuziazem te papare . Prej me teper se nje muaji e gjysme , u punua intensivisht ne realizimin e veshjeve tradicionale austriake nga rrobaqepsja Z. Manjola Hasani,por dhe punen e palodhur te nxenesve e mesueses ne realizimin e nje performance tradicionale shume te vecante nga tingujt e muzikes“Hochzeit.” Performanca u prit shume mire qe ne diten e pare te aktivitetit me 1 Mars ne hapjen e karnevaleve, ku nxenesit u percollen me duartrokitje e komplimente. Pergezimet u percollen edhe ne diten ne vazhdim, ku spikaten si nje grup pjesemarres shume i vecante dhe qe sollen mjaft atmosfere..
Dhe jo rastesisht cdo gje u kurorezua me shume sukses ne naten e mrekullueshme“ gala “ne teatrin “Migjeni”. Organizatoret vleresuan grupin si nje nder performancat me te mira pjesmarrese dhe u nderua me cmimin e origjinalitetit. Kete cmim e terhoqi mesuese Irma , ku ndermjet duartrokitjeve e emocioneve te medha beri pershendetjen e gjithe organizatoreve te kesaj veprimtarie,pa lene ne harrese ato qe i dhane ritmin e bukurine cdo gjeje; Henri, Enso, Endri, Irza , Leyla, Loren, Dea, Sidita, Bea, Sindi, Ambra, Erisa, Arjeta.
Ato u shprehen shume te kenaqur ne marrjen e cmimit dhe me deshire te madhe per pjesemarrje ne aktivitete te tjera. Nje falenderim i vecante per drejtoreshen e shkolles Z.G.Tagini qe u jep drite gjithmone ideve e projekteve te tilla,duke na mbeshtetur e ndihmuar me perkushtim ne cdo moment…

Faleminderit…kaluam emocione te medha e shume pozitivitet,qe po e percjellim dhe ne ditet ne vazhdim…

Klasa 2aS5 / Memçaj Irma

Fotot: Klasa 2A25 / Manfred Tagini

1

2

3

4

5

6

7

8

1

2

3

4

5

6

Aktivitet informativ i EUIC për Shkollën Austriake “Peter Mahringer”

Më 28.2.2014 u zhvillua në sallën e „European Union Information Centre Shkodra“ (EUIC), për nxënësit e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” një aktivitet informativ. Nxënësit e klasave të 2 dhe 4 mund të merrnin informacione në lidhje me programin „Erasmus“ të Bashkimit Europian.
Pjesëmarrës ishin nga ana e zyrës së Informacionit : Miriam Neziri Angoni (Team-Leader EUIC Shkodra-Vlora), Shehiada Piraniqi (drejtuese në EUIC Shkodra) dhe Yngve Engstroem (Heads of Operations, EU-Delegation Tirana). Nga Shkolla Austriake morën pjesë përveç 25 nxënësve edhe drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari. Pas prezantimit u zhvillua një diskusion i zjarrtë. Drejtoresha dhe nxënësit falenderuan EUIC për mundësinë që nxënësit tanë të informohen nga një burim i sigurtë rreth mundësive mbështetëse që ofrohen pas përfundimit të karrierës së tyre shkollore.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

3

1

2

Vizitë nga Zyra e Informacionit të EU-së në Shkodër

Më 27.2.2014 patëm një vizitë në Shkollën Austriake “Peter Mahringer” nga drejtoresha e Zyrës së Informacionin mbi Bashkimin Europian në Shkodër (European Union Information Centre Shkodra -(EUIC)), Shehiada Piraniqi. Gjatë bisedës në drejtorinë e shkollës u shtjelluan programe mbështetës të EU-së dhe bashkëpunime të tjera midis EUIC dhe Shkollës Austriake.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

2014 02 27 03 Shkodra - ÖS - Besuch EUIC - Shehiada Piraniqi