Monthly Archives: February 2014

Vizitë nga Zyra Arsimore Koplik, Malësia e Madhe

Më 26 Shkurt 2014 vizitoi shkollën Austriake një delegacion nga Zyra Arsimore e Malesisë së Madhe përbërë prej 10 personash me në krye Vlash Linadi. Pas prezantimit të shkollës nga nxënësit (Dea Smakaj, Liana Shpani dhe Endrin Hoti nga klasa 2A) vijoi një bisedë me disa nga nxënësit tanë nga rrethi i Malesisë së Madhe. Një njohje me ambientet e shkollës ishte pika tjetët e programit dhe në fund një bisedë në zyrën e drejtoreshës. Si drejtoresha së bashku me nëndrejtoreshën e Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini dhe Sidita Bazhdari, poashtu dhe drejtori i Zyrës Arsimore së Malesisë së Madhe, Vlash Linadi, theksuan interesin për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve shoqërore, që janë zhvilluar vitet e fundit midis vendit tonë dhe rrethit të Malësisë së Madhe. U shtjelluan dhe plane konkrete, si psh. zgjerimi i kurseve tona të gjuhës gjermane ose fillimi mësimit të gjuhës gjermane si gjuhë e dytë e huaj në Malësinë e Madhe, por edhe mbështetje për krijimin e një faqeje zyrtare për Zyrën Arsimore në Malësinë e Madhe.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

7

1

2

3

4

5

6

8

(Deutsch) Skiexkursion der 4b nach Kolasin / Montenegro 2014

Sorry this entry is to long

Vizitë e Ministrisë Kosovare të Zhvillimit Ekonomik

Më 19 Shkurt 2014, vizitoi Shkollën Austriake “Peter Mahringer” një delegacion i përbërë nga 4 përfaqësues të ministrisë kosovare të zhvillimit ekonomik. Pas një përshëndetje të shkurtër nga ana e drejtoreshës Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoreshës Sidita Bazhdari, vijoi një prezantim i shkollës nga nxënës të klasës së 2A (Liana Shpani dhe Dea Smakaj, përgjegjës i teknikës: Endrin Hoti). Më pas vijuan një shëtitje në ambientet e shkollës dhe një bisedë intensive në drejtori. Qëllimi i i kësaj
vizite ishte marrja e informacioneve të detajuara rreth modelit të shkollës austriake për teknologji informacioni. Nazmi Zenelaj, sekretar i përgjithsëm në ministri dhe Agim Kukaj, drejtori i sektorit për komunikacion dhe teknologji informacioni morëm përshtypje shumë të mira dhe theksuan interesin e tyre për një bashkëpunim të mëtejshëm.

19.2.2014; Gerlinde dhe Manfred Tagini

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Referat nga Edmira Shqau

Edmira Shqau, me ftesë të drejtoreshës së shkollës austriake, mbajti me 18 shkurt 2014, një referat para nxënësve të klasës 5A dhe 5B, ku tregoi për ekperiencën e saj me studimin në Austri. Edmira Shqau ka mbaruar maturën në 2013 dhe studjon në tani në Grac në universitetin teknik. Në fund të referatit u zhillua dhe diskusion i zjarrtë me maturante dhe maturantë të këtij viti shkollor.

Manfred Tagini

1

2

Prezantimi i librit “Çadra e kuqe”

Më 18 shkurt 2014 u bë prezantimi i librit “Çadra e kuqe” (“Der rote Schirm”). Në këtë libër paraqiten fatet e familjeve me rrënjë austriake, ndër të cilat edhe fati i familjes së Loreta Prelës, e cila është mësuese e lëndës së matematikës dhe fizikës në shkollën austriake “Peter Mahringer”.

Në këtë aktivitet të organizuar dhe të moderuar nga Konsulli i Nderit, Gjergj Leqejza shkolla jonë u përfaqësua nga klasa 2A kurse Loreta Prela tregoi rreth fatit të familjes së saj.

Manfred Tagini

1

2

3

Trajnim për mësuesat e gjermanishtes për liçencën e Diplomës Austriake të Gjuhës Gjermane

Nga data 10.2.-12.2.2014 u zhvillua në shkollën tonë trajnimi i dytë për marrjen e liçencës së testueses/it për Diplomën Austriake të gjuhës gjermane. .
Pjesëmarrës ishin mësuesat e rinj të gjuhës gjermane në shkollë, të cilët u trajnuan në nivelet B1-C1 si dhe tri mësueset e gjuhës gjermane në shkollë, të cilat kanë tashmë liçencën, por u trajnuan për provimin e ri çertifikatën B1. Trajnimi treditor u drejtua nga znj. Mag. a. Iris Hoheneder nga zyra qendrore e ÖSD-së në Vjenë. Shfrytëzojmë rastin që të falenderojmë znj. Hoheneder për bashkëpunimin shumë të mirë.
Dilpomat Austriake e Gjuhës Gjermane ose të njohura si ÖSD, janë dëshmi internacionale të standartizuara për kompetencën gjuhësore dhe në nivelet e larta e gjuhësore janë shumë të kërkuara nga universitetet dhe firmat e ndryshme.
Datat e provimeve të ÖSD-së në shkollën tonë i gjeni në faqen zyrtare të shkollës sonë: Information ÖSD 2014.pdf
Më shumë informacione rreth këtyre provimeve mund të merrni edhe në faqen zyrtare të ÖSD-së: www.osd.at

Brilanda Fishta
Koordinatore e ÖSD-së në Shkollë

logo

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

7.1

logo

(Deutsch) Präsentation österreichischer Trachten

Sorry this entry is to long

Javë trajnimi për mësuesit shqiptarë të IT-së

Në bashkëpunim me fondacionin „Swisscontact“, një organizatë e Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim, u zhvillua në pushimet e semestrit në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ këtë vit trajnimi i tetë rradhazi për mësuesit shqipatrë të IT-së. Këtë herë u trajtua fusha e „ Sigurisë së rrjetit“. Mësuese dhe mësues të interesuar nga
shkolla të ndryshme nga gjithë Shqipëria udhëtuan për pesë ditë në Shkodër për të përfituar nga mësuesit e shkollës sonë njohuri bazë të konsoliduara në fushën e „Sigurisë së rrjetit“. Njohuritë e fituara në seminar tejçohen përmes këtyre pjesëmarrëve në shumë shkolla shqiptare dhe përmes këtij trajnimi mund të përforcohet në mënyrë afatgjatë sektori i IT-së në Shqipëri.

Mësuesit referues Welat Abdall, Faik Nushi, Adeel Umar dhe Alexander Keminger u mbështetën në përkthimin e referatëve dhe dokumentacionit të seminarit me shumë
angazhim dhe energji nga Anisa Dukaj, Rei Ymeraj, Ormir Gjurgjej, Seida Basha, Sidorela Lulaj, Amela Mraja, Sidni Borshi dhe Dejan Çobaj (të gjithë nxënëse dhe nxënës të vitit të 4). Falenderoj të gjithë ata, të cilët me angazhimin e tyre mundësuan suksesin e këtij seminar!

Alexander Keminger

it_lehrer