Monthly Archives: December 2013

Festat e nëntorit ne shkollën tonë

Me rastin e festave te nëntorit , si cdo vit, edhe sivjet shkolla jonë organizoi një shfaqje në të cilen u percollën ndjenjat patriotike, dëshira për këngë , dhe për të kujtuar pasurinë e folklorit tonë nëpermjet valleve tradicionale.
Ky aktivitet u organizua nga mësueset e Gjuhë-Letërsisë Irma Memcaj(Dashi) dhe Brunilda Kapcari , ku nuk mungoi bashkëpunimi shumë efikas i drejtoreshës G.Tagini , i nëndrejtoreshës S.Bazhdari dhe i stafit pedagogjik.
Morën pjesë me një interpretim te jashtëzakonshëm dhe shumë emocionues nëpërmjet vargjeve nga V.Prendushi ne “Bija Shqyptare” : Irza Gërcari, Sidita Kumanova 2a dhe Gjystina Ndou 9b.
Emocionet u pasuan nga vallja tradicionale e shqipeve e interpretuar nga : Gentjan Palali 4a dhe Amela Mraja 4b.Nuk munguan as grimcat humuristike që I dhanë shumë atmosferë nga:Bekim Toskaj , Ersamir Zekaj 9b dhe Eglan Pema 8b.
Nje patos patriotik percollen dhe recitimet e Gertruda Rrotani 8a dhe Injacio Gjeluci 2bS4.
Ajdi Mandia 2b dhe Tedi Pacrami 2a kënduan 2 kënge te mrekullueshme përkatësisht Valsi I Lumturise
dhe Shqipëria.
Me sa duket shkolla jonë nuk ka vetëm talente informatike , por edhe ne veglat muzikore si: ne violine nga Jona Aliku 2aS4 edhe ne kitarre nga Emanuel Marku , Indrit Mustafa 9a dhe Alfonz Lazri 3b. Aktiviteti u permbyll nga një valle mjaft e këndshme nga vajzat e 2a : Irza Gërcari , Loren Ujkashi , Sindi Shala dhe Ambra Gavoci.
Dhe nen tingujt e këngës “Xhamadani Vija-Vija” , gjithe salla u perfshi ne brohorima, ne valle dhe ne urimet e rastit.
Nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe kontributin që u dha në imazhe , muzikë dhe ne aspektin teknik te Halis Lici dhe Gelirt Ramadani.
Ishte një ditë e paharrueshme!
Faleminderit!!!!

Irma Memcaj

2.10

1.10

3.10

4.10

9.10

8.10

7.10

6.10

5.10

10

11.10

12.10

13.10

14.10

15.10

16.10

17.10

18.10

19.10

Ndihmë për shkollën e Romëve

Më 11 dhjetor vizituam së bashku me dy nxënës së klasës 4a, Gentjan Palali dhe Ormir Gjurgjej , shkollën e romëve „Beato Zeferino“. Gjatë kësaj vizite ne i dorëzuam drejtoreshës së shkollës pjesën e tretë të ndihmës financiare nga Shkolla Austriake. Drejtoresha e shkollës së romëve „Beato Zeferino“ falenderon shumë të gjithë kolegët e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ për ndihmën e tyre zemërgjerë – dhe shpreson që edhe në të ardhmen shkolla jonë të mbështesë këtë projekt të rëndësishëm arsimor.

Markus Offner

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

(Deutsch) Lehrerfortbildung zum Thema „Offenes Lernen“ am 5. und 6.12.2013

Sorry this entry is to long

(Deutsch) Besuch der Sprachkurse in Vau i Dejes und Mjeda

Sorry this entry is to long

Të pastrojmë qytetin

Më 22 nëntor u zhvillua në Shkodër dita „ Të pastrojmë qytetin“. Ky aksion ishte planifikuar këtë javë në të gjithë Shqipërinë. Nxënëset dhe nxënësit e klasës 3a ishin shumë të gatshëm për të marrë pjesë në këtë aksion…. Qëllimi ynë ishte të pastronim mbeturinat që ishin grumbulluar në ambjentin përreth shkollës. Por, për fat të keq moti u përkeqësua dhe po binte shi që herët në mëngjes, kur erdhëm në shkollë.

Entuziasmi i nxënësve nuk mund të frenohej më dhe mezi mund ta besonim, por filluam me përpikmëri aksionin tonë të grumbullimit të mbeturinave. Pikërisht në kohën e parashikuar për aksion, qielli ishte blu dhe krejt pa re! Thasët u mbushën aq shpejt me mbeturina plastike, shishe të hedhura, kanaçe dhe me sende të tjera kurioze, saqë na duhej të merrnin thasë të tjerë. U vlerësua veçanërisht gjetja e një këpuce të vjetër
sportive, apo e një cope zorre për kopësht dhe të një rripi të çarë tranzmisioni etj. Por megjithatë, ne kemi kuptuar se është mjedisi ynë dhe sa shpejt mund të shkatërrohet. Kalimtarët vlerësuan punën tonë dhe për ne kjo ishte një shtysë dhe një shpërblim. Plot me krenari u kthyem në shkollë së bashku me „prenë“ tonë. Ne kemi mësuar që të mbajmë pastër ambjentin dhe duam të përpiqemi të jemi më të vëmendshëm për këtë. Njerëzit që na kanë vëzhguar gjatë pastrimit do të reflektojnë gjithashtu për këtë. Puna jonë ia vlejti. Ne folëm edhe pak për mjedisin që na rrethon dhe më pas hoqëm dorezat e verdha, pasi filloi sërish të binte shi…

Klasa 3a dhe Gerhard Walzel

photo 4.photo 1

photo 5.photo 1

photo 3.photo 1

photo 2.photo 1

photo 1