Monthly Archives: November 2013

Vizitë në shkollë e Ambasadorit së Republikës së Austrisë

15.11.2013

Të premten, më 15.11.2013 vizitoi shkollën tonë ambasadori i ri i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Mag. Thomas Schnöll, së bashku me bashkëshorten e tij Alison Regan Schnöll dhe me konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza. Nxënës dhe nxënëse nga klasat 2AS4 (Liana Shpani, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti) prezantuan shkollën. Në vijim u zhvillua një diskusion të klasave 2AS4 dhe 4B me ambasadorin, ku u shkëmbyen mendime dhe përvoja. Në përfundim të kësaj vizite u bë një vizitë në ambjentet e shkollës.

Gerlinde Tagini

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

7.1

8.1

Vizitë në shkollë nga kompania Verbund/Energji Ashta

12.11.2013

Të martën, më 12.11.2013, vizituan shkollën tonë z. Dietmar Reiner, menaxher i projektit Verbund-International GmbH, z. Norbert Hiesleitner, drejtues projekti i Energji Ashta dhe dy bashkëpunëtor shqiptarë të Energji Ashta. Që në fazën e ndërtimit të hidrocentralit në Ashtë, u krijua një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet shkollës dhe Energji Ashta. Si rrjedhojë gjatë viteve 2012 dhe 2013 tre nxënës dhe nxënëse të viteve të 4 kryen praktikën në Ashtë, dhe disa nga nxënësit tanë punuan deri në mbylljen e projektit në verën 2013 me kohë të pjesshme në Ashtë. Dy nxënësit më të mirë të shkollës sonë morën në vitin shkollor 2011/12 bursa për gjithë vitin shkollor. Vizitorët nga premtuan se në të ardhmen do të kemi një mbështetje të mëtejshme përmes bursave apo vendeve të praktikës. Nxënëset e klasës 2AS4 (Liana Shpani, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti) prezantuan strukturën dhe sistemin e shkollës. Në përfundim të vizitës u prezatuan ambjentet e shkollës sonë.

Gerlinde Tagini

1

2.1

3.1

Bibliotekë– prezantimi i librave të rinj

Më 7 nëntor u zhvillua në bibliotekën e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” një prezantim i librave shqiptarë. Në aktivitetin e drejtuar nga Irma Memçaj, u prezantuan librat e rinj shqiptarë në bibliotekën tonë, midis të cilëve vepra të rëndësishme të letërsisë botërore ashtu si dhe vepra të autorëve shqiptarë. Mbresëlënëse ishte dhe videoja e prodhuar nga nxënësi i klasës së 3A, Halis Lici, i cili kishte përmbledhur koleksionin e ri të librave. Drejtoresha, Gerlinde Tagini, theksoi gjatë fjalimit rëndësinë që ka të lexuarit libra në shoqërinë tonë. Biblioteka është e hapur çdo ditë në pushimin e drekës , numri në rritje i librave që merren hua, tregon se bibloteka po shfytëzohet gjithnjë e më tepër.

7.11.2013; Manfred Tagini

1

2.1

3.1

Referat nga psikologu i policisë së shtetit

Më 12 nëntor 2013 u zhvillua për të dy klasat e pesta një referat i punonjësi social në drejtorinë e policisë. Nxënësit dhe nxënëset patën mundësi të flisnin dhe të merrnin informacione me psikologun e policisë së shtetit rreth punës së tyre apo mbi tema si kriminaliteti etj. Diskusioni i zjarrtë në të dy klasat 5A dhe 5B, tregoi qartë interesimin e nxënësve .

12.11.2013, Manfred Tagini

1 2

Vizitë në shkollën 9- vjeçare „Salo Halili“ në Shkodër

Më 13.10, vizitoi një grup nga shkolla Austriake (koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner dhe drejtuesi i projektit „Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut „, Manfred Tagini) shkollën 9-vjeçare “Salo Halili” në Shkodër. Që nga viti shkollor 2012/2013, përveç lëndës së gjuhës angleze zhvillohet në shkollë edhe lënda e gjuhës gjermane, me mësues Alban Volumi. Ne ndoqëm një orë mësimi në një klasë të pestë dhe pamë nga afër përparimin e nxënësve të vegjël. Në fund dhuruam një CD-Player për orën e gjuhës gjermane, financuar nga Ministria Federale e Arsimit e Republikës së Austrisë, projekti „Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut „.

13.11.2013; Markus Offner und Manfred Tagini

a

b.a

c.a

d.a

U botua libri vjetor 2012/2013 i Shkollës Austriake

Më 4 nëntor 2013 u publikua libri vjetor 2012/2013 i Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ Shkodër.U botua libri vjetor 2012/2013 i Shkollës Austriake Ai përmbledh ngjarjet më të rëndësishme të vitit të kaluar shkollor. Ai përmban shumë forografi, gjithsej ka 112 faqe dhe kushton 900 Lek / 7 Euro (nxënësve libri i shitet me një çmim prej 700 Lek). Libri mund të blihet në sekretarinë e shkollës që në këtë moment.

Gerlinde Tagini

Jahrbuch 2012-2013

(Deutsch) Besuch – „Harry Fultz“ – Schule

Sorry this entry is to long

Vizitë e Ministrit Erion Veliaj

Të martën më 29.10.2013, z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vizitoi Shkollën Austriake në Shkodër në kuadër të një ofensive për të promovuar arsimin profesional.
Pas fjalës përshëndetëse të drejtoreshës dhe të Konsullit të Nderit Gjergj Leqejza, vijoi një prezatim nga nxënësit e shkollës (Sonila Halluni, Alma Deja, Rei Ymeraj, Ormir Gjurgjej dhe Eugjenio Gjoni). Në fund Ministri dhe maturantët diskutuan rreth mundësive për punë dhe ideve të nxënësve për të themeluar biznese të ndryshme. Gjatë prezantimit të ambjenteve të shkollës, nxënësit patën rastin të tregonin njohuritë e tyre në gjuhën e huaj.

Gerline Tagini

6.10

5.10

4.10

3.10

2.10

1.10

11.10

10

9.10

8.10

7.10

16.10

15.10

14.10

13.10

12.10