Monthly Archives: October 2013

Vizitë në shkollën Austriake

Në kuadër të një udhëtim turistik në Shqipëri, organizuar nga Shoqata Austriake e Aviacionit dhe drejtuar nga Wolfgang Traschler, vizitoi një grup austriakësh më 18 tetor 2013 Shkollën Austriake. Midis dhjetëra të ftuarve patëm rastin të përshëndesim Mario Rehulka ( ish president i AUA) dhe shumë personalitete të tjera si p.sh avokatin ekonomik DDr. Reinhard Proksch si dhe ish Ministren Federale të Arsimit, Elisabeth Gehrer, e cila ka kontribuar shumë për ndërtimin e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” dhe nëpunësin e lartë shtetëror Alois Söhn. I pranishëm ishte edhe Konsulli Austriak i Nderit, Gjergj Leqejza.
Pas një prezantimi të shkollës nga (Sonila Halluni, Alma Deja dhe Eugjenio Gjoni, 5A dhe Endrit Hoti, 2A) dhe një diskutimi përmbyllës u bë një shëtitje në ambjentet e shkollës. Kjo vizitë u mbyll me një koktejl të vogël. Drejtoresha i falenderoi vizitorët në emër të shkollës për vizitën e tyre dhe shprehi kënaqësinë e saj, që së bashku me znj. Gehrer, e cila kontribuoi maksimalisht për themelimin e shkollës, na vizituan dhe kaq shumë personalitete nga jeta publike në Austri.

18.10.2013; Gerlinde Tagini

1.11

2.11

3.11

4.11

5.11

6.11

7.11

8.11

9.11

11

12.11

13.11

Vizitë në shkollën “Beato Zeferino”

Mësueset dhe mësuesit e Shkollës Austriake Shkodër mbështesin që prej më shumë se dy vite shkollën e romëve “Beato Zeferino” në Shkodër. Më 25 tetor 2013 u ftuam sërish në shkollë. Drejtoresha, Havajana Tabaku dhe Pater Gjon, nga urdhëri i kapucinëve, i cili asiston shkollën, përshëndetën grupin dhe na sqaruan pikat kryesore të projektit. Drejtoresha e Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, dorëzoi një sasi të konsiderueshme parash, e cila iu dhurua shkollës nga kolege dhe kolegë gjatë fushatës në Shkollën Austriake për të ndihmuar shkollën e romëve. Pjesa e parë u dorëzua më 25.9 ( shih artikullin e datës 4.10.2013 në faqen zyrtare). Të gjithë u mahnitëm nga etja për dituri dhe nga natyra miqësore e nxënësve të vegjël.
25.10.2013; Markus Offner dhe Manfred Tagini

1

2.10

3.10

4.10

5.10

6.10

7.10

8.10

9.10

10

11.10

12.10

13.10

14.10

Festë në shkollë me rastin e ditës së Pavarësisë së Austrisë

Me datë 26 Tetor 1965 u shpall Pavarësia e Austrisë, në një kohë kur 10 vjet para kësaj date u shpall neutraliteti i përjetshëm i saj. Që prej asaj kohe çdo vit festohet 26 Tetori si Dita e Pavarësisë së Austrisë.

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Austrisë, drejtoresha e Shkollës „Peter Mahringer“ ftoi të gjithë nxënësit dhe mësuesit në një aktivitet festiv në sallën e shkollës “Atë Pjetër Meshkalla”.

Pas fjalëve përshëndetëse të drejtoreshës së shkollës, Gerlinde Tagini, dhe një fjalimi të Konsullit të Nderit të Republikës së Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, vijoi hymni i i Republikës Federale të Austrisë nga dy nxënës të klasës 8b, Eglan Pema (violinë) dhe Ledion Rejzi (kitarrë). Më pas, nxënëse dhe nxënës të klasave të 8 nën drejtimin e Mikela Lekaj, kënduan tri strofat e himnit austriak. Programi, që drejtohej nga Manfred Tagini dhe Brilanda Fishta, vioji me një prezantim të një mësuese të shkollës sonë, Loreta Prela. Me titull “Çadra e kuqe”, një publikim i kohëve të fundit, prezantoi Loreta Prela historinë e Austriakëve në Shqipëri dhe në veçanti në Shkodër duke iu referuar edhe fakteve personale nga historia efamiljes së saj.

Në vazhdim ndoqëm baladën napoletane nga Pjotr Iljitsch Tschaikowski, që u soll në violinë nga Jona Aliku (2A) dhe Ingrid Havalja nga shkolla „Prenk Jakova“. Në mbyllje ishte një prezantim nga Mafred Tagini mbi fillimet e turizmit dhe të udhëtimeve kërkimore të austriakëve në Shqipërinë e Veriut në vitet 1900 deri 1918.

Vlerësojmë në veçanti praninë e Konsullit të Republikës së Italisë,Maurizio Polselli, drejtoreshës së Bibliotekës Universitare të Shkodrësa, Alida Luka, të Bibliotekës Austriake në Shkodër, Oriona Zylja, dhe të dy përfaqësueseve të Drejtorisë Arsimore Shkodër dhe të drejtorit të shkollës “Atë Pjetër Meshkalla”, Lelo Lanzilli. Falenderojmë organizatorët e festës me në krye kolegen Rotraut Schrempf-Morawetz, Brilanda Fishtën, e cila përktheu gjatë gjithë aktivitetit dhe skuadrën e teknikës (Rei Ymeraj dhe Gledion Sala) dhe të gjithë ata që kontibuan në suksesin e këtij aktiviteti.

25.10.2013; Gerlinde Tagini

1 2.10 7.10 6.10 5.10 4.10 3.10 12.10 11.10 10 9.10 8.10

Doli publikimi i ri nga rradha e shkrimeve të Shkollës Austriake

1907, pak vite para shpalljes së pararësisë së Shqipërisë në vitin 1912, u publikua „Das Katholische Nordalbanien. Eine Skizze“.( Shqipëria Veriore katolike. Një skicë) . Vepra u shkrua nga Franz Nopcsa,i cili ishte i lidhur shumë ngushtë për vite me radhë me Shqipërinë dhe në veçanti me Shkodrën. Spektri i interesave të tija varionte që nga gjeologjia e etnografia deri te politika. Për një kohë të shkurtër, por pa sukses pretendoi Nopcsa madje
dhe tronin e shtetit të ri shqiptar. Në veprën “Das katholische Nordalbanien“ prezantohet një përmbledhje vëzhgimesh sociale, politike dhe etnografike. Veprën e përmbyll një studim gjeologjik i veriut malor të vendit, i cili atëhere nuk ishte shumë i njohur. Edhe sot kjo vepër të tërheq me anë të përzierjes së saj që përbëhet nga histori emocionuese (aventureske) dhe informacion me baza shkencore.

Publikimi më i ri kushton 600 Lek (oder 4,5 €) dhe mund të blihet në shkollë.

Franz Nopcsa: Das katholische Nordalbanien. Eine Skizze (1907); Oktober 2013 (70 Seiten,

600 Lek, / 4,50 €)

Të publikuara

në gjuhë gjermane:

Nr. 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Februar

2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); März 2010 (88

Seiten, 600 Lek / 4,50 €)

Nr. 4: Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenheit und Skutari und sein Gebiet im

Mittelalter; Oktober 2010 (60 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 5: Maximilian Lambertz: Zwischen Drin und Vojusa. Märchen aus Albanien; Februar 2012

(76 Seiten, 600 Lek / 4,50 €)

Nr. 6: Karl Steinmetz: Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens (1904); Oktober

2012 (62 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 7: Lovro Mihačević: Durch Albanien. Reise-Eindrücke (1913); März 2013 (140 Seiten,

900 Lek / 7 €)

Nr. 8: Emirjola Kashi: Informatikunterricht in der österreichischen technischen

Auslandsschule in Albanien. Probleme und Lösungsansätze; September 2013 (158 Seiten,

1.000 Lek / 7,50 €)

Në gjuhë shqipe:

Nr. 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907);

Prill 2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 €)

26.9.2013; Manfred Tagini

Schriftenreihe 9 - Titelbild

Austria lexon

Tashmë për të tettën herë radhazi u organizua nga Biblioteka Autriake Shkodër , aktivitetin „Vendtakimi Kulturë-Austria lexon“; edhe këtë vit në bashkëpunim me Institutin e Gjermanistikës dhe Universitetin e Shkodrës, Konsullatën e Nderit të Republikës së Austrisë, dhe Shkollën Austriake„Peter Mahringer“. Ambasada Austriake në pamundësi të ishte prezente na dërgoi një letër përshëndetëse. Aktivitetin e hapën fjalët përshëndetëse të Oriona Zylja (Biblioteka Austriake Shkodër), Gerlinde Tagini (Drejtoreshë e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“) dhe Gjergj Leqejza (Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër). Në vijim ndoqëm prezantime të katedrës së Gjermanistikës së Universitetit të Shkodrës, të Bibliotekës Austriake dhe të Shkollës Austriake. Nga Shkolla Austriake u përgatitën dy prezantime: së pari u prezantua një videoprojekt i klasës së 4a, e cila vitin e kaluar shkollor mori pjesë nën drejtimin e Markus Offner në një konkurs për formimin politik dhe fituan një çmim me videoprojektin e tyre ku paraqitet portreti i vendlindjes së tyre, Shkodrës. Më pas vijoi një prezantim i Manfred Taginit, mbi publikim më të fundit të Shkollës Austriake, një ribotim i skicës “Das katholische Nordalbanien” (Shqipëria Veriore Katolike) i Franz Nopcsës. Më pas ndoqën një prezantim me fotografi nga seminari i drejtorëve të Bibliotekave Austriake me vendndodhje jashtë Austrisë, i cili zhvillohej në Vjenë. Në mbyllje të këtij aktiviteti që edhe këtë vit ishte shumë interesant, u ofrua një koktejl financuar nga Konsulli i Nderit Gjergj Leqejza, si dhe një ekspozitë me piktura të artistit Gazmend Kruja. „Austria lexon“ është shndërruar tashmë në një takim të përvitshëm të institucioneve gjermanishtfolëse në Shkodër. Falenderojmë organizatorët e aktivitetit, para së gjithash Oriona Zyljën dhe drejtoreshën e Bibliotekës Universitare Alida Lukën, dhe jemi shumë të gëzuar që kontribuam edhe këtë vit në suksesin e aktivitetit „Austria lexon“.

Gerlinde Tagini

1.102.10 7.10 6.10 5.10 4.10 3.10 12.10 11.10 10 9.10 8.10

Kursi i gjuhës gjermane në Vau i Dejës

Me 11 tetor 2013 mundëm të fillojmë kursin e gjuhës gjermane në shkollën në Vau i Dejës. Për herë të parë zhvillohet në shkollën në Vau i Dejës një kurs i gjuhës gjermane. Interesimi i nxënësve për kursin ishte i madh, në kurs ka 25 pjesëmarrës nga klasat e gjashta deri në klasën e nëntë Jemi shumë krenarë që kemi si mësuese Alma Deja (5A), një nxënëse e vitit të pestë në shkollën tonë, e cila vjen nga Mjeda. Eksperienca tregon, se nxënësit e vitit të fundit kanë jo vetëm njohuri të mira gjuhësore por edhe kompetencë shumë të mirë sociale, çka bën që ato të kenë aftësinë shumë të mira për të dhënë kurse. Drejtues i këtij projekti që mbikqyret nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ dhe financohet nga Ministria Austriake e Arsimit është Manfred Tagini, i cili vizitoi shkollën dhe shpalli zyrtarisht hapjen e kursit më 18.10.2013. Shfrytëzojmë rastin për të falenderuar Ministrinë Austriake të Arsimit për financimin e këtij kursi.

18.10.2013; Manfred Tagini

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

7.1

8.1

Kursi i gjuhës gjermane në Mjedë

Me 11 tetor 2013 mundëm të fillonim kursin e gjuhës gjermane në shkollën në Mjedë. Për herë të parë zhvillohet në shkollën në Mjedë një kurs i gjuhës gjermane. Jemi shumë krenarë që kemi si mësuese Alma Deja (5A), një nxënëse e vitit të pestë në shkollën tonë, e cila vjen nga Mjeda. Eksperienca tregon, se nxënësit e vitit të fundit kanë jo vetëm njohuri të mira gjuhësore por edhe kompetencë shumë të mirë sociale, çka bën që ato të kenë aftësi shumë të mira për të dhënë kurse. Interesimi i nxënësve për kursin është shumë i madh, pasi dhe vetë mësuesja është nga vendi i tyre dhe ka ndjekur mësimet deri në vitin 2008 në shkollën e tyre. Në kurs ka më shumë se 60 pjesëmarrës (tendenca është gjithnjë në rritje) në 3 javët e para të kursit dhe kjo i tejkalon mundësitë tona. Në javët në vazhdim duhet të gjejmë një zgjidhje. Drejtues i këtij projekti që mbikqyret nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ dhe financohet nga Ministria Austriake e Arsimit është Manfred Tagini, i cili vizitoi shkollën dhe shpalli zyrtarisht hapjen e kursit më 18.10.2013. Shfrytëzojmë rastin për të falenderuar Ministrinë Austriake të Arsimit për financimin e këtij kursi.

18.10.2013; Manfred Tagini

1.10

2.10

3.10

4.10

5.10

6.10

7.10

8.10

9.10

10

11.10

English Breakfast

Everything started when we were learning about traditional food. We really liked the food that we saw on the photos and then our teacher said ‘’We could prepare an English Breakfast in the cafeteria of our school.’’ Everybody brought something like: eggs, cereals, orange juice, orange marmalade, cheese, baked beans, toast and tea. Then we decided that everybody also had to help with laying the tables, filling the drinks, spreading the butter, preparing the cereals, keeping the classroom clean, putting on ham, etc. The team at the cafeteria also helped us very much. So we had a wonderful experience, thanks to them and our irreplaceable teacher.

Written by: Dea, Rea, Sara, Dajana, Evisi, Erisi, Enesi, Sedat, Mateo, Sadmir,Emanuel, Arjon, Arli, Albron.

CIMG9631

CIMG9632

CIMG9634

CIMG9635

Artisti Daniel Gjoka alias “Orange”

Më 05.09.2013 ishte i ftuar në shkollë, artisti Daniel Gjoka alias “Orange”. I lindur në Gjermani, ky artist së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Ardina Gjoka shëtiti disa herë nëpër Shqipëri dhe la pas vepra me ngjyra të ndezura në ato vende ku dukej sikur nuk ka ngushëllim dhe mbizotëron vetmia, si p.sh. muret e zhveshur, apo bunkerët gri që zbehin peisazhin. Jo më pak se 31 bunkerë të ngjyrosur me spray ofrohen për sytë e shqiptarëve të mrekulluar, të impresionuar, por kurrë të zemëruar. Përveç ngjyrosjes së një bunkeri në rrugën nga Shkodra për në Shirokë artisti, i cili po fiton gjithnjë e më shumë famë, para së gjithash në Gjermani, pati mundësi që në orën e teknikës së mediave të bënte një workshop me nxënësit e klasës 2axS4. Këtu paraqiti Daniel Gjoka para publikut të entuziasmuar hapat në programin GIMP për përpunimit të fotografisë, ku nga një portret mund të shndërrohet një shablon. Përveç aftësive që fituan nxënësit për të përpunuar fotografitë iu ofrua mundësia që të merren me një aktivitet jo shumë të njohur në kohën e lire në Shqipëri. Një orë mësimi e teknikës së mediave, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e nxënësve dhe shpresojmë të kemi mundësi që të zhvillohen sërish orë të ngjashme.

Michael Maschek

???????????????????????????????

???????????????????????????????

???????????????????????????????

???????????????????????????????

Dita e projektit e klasave 2bS4 dhe 2bS5

Me rastin e ditës së projektit në shkollën tonë, ditën e Martë më 02.10.2013, nxënësit e klasave 2bS4 dhe 2bS5 së bashku me Abdall Welat, Keminger Alexander dhe Maschek Michael vizituan Muzeun Historik Kombëtarë në Tiranë. Përveç ikonave të ruajtura me shumë kujdes dhe objekteve të shumta nga lashtësia dhe mesjeta, ato që i ngjallën më shumë interes si nxënësve ashtu dhe mësuesve ishin më së shumti temat si vrasja masive e njerëzve nën regjimin komunist dhe lufta kundër pushtimit fashist. Dita e projektit vijoi me një shëtitje në qendrën e qytetit e dhe me shopping në një nga qëndrat me të mëdha tregtare në Shqipëri, Tirana East Gate.

???????????????????????????????

photo

photo-3

photo-8

photo-11

photo-13