Monthly Archives: September 2013

Kurset e gjuhës gjermane në Koplik

Këtë vit shkollor zhvillohen përsëri kurse të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare „Abdyl

Bajraktari“ në Koplik. Kurset kanë filluar këtë vit shkollor më 21 shtator 2013. Ashtu si në

4 vitet e kaluara do të drejtohen këto kurse nga Skender Curaj, mësues në gjimnazin “Sherif

Hoxha” në Koplik. Drejtor i këtij projekti që mbështetet nga shkolla Austriake „Peter

Mahringer“ dhe që financohet nga Ministria e Arsimit e Austrisë, është Manfred Tagini.

28.9.2013; Manfred Tagini

4.1

1

5.1

2.1

6.1

3.1

Doli publikimi i ri i Shkollës Austriake Shkodër

Numri i publikimeve të Shkollës Austriake ka arritur tashmë në numrin tetë. Librat e

publikuar deri tani kanë qenë tekste historike, të cilat kanë pasur në qendër lidhjen e fortë

midis Austrisë dhe Shqipërisë, në veçanti me Shqipërinë e Veriut dhe Shkodrën. Tema

dhe koha e publikimt tëlibrit numër tetë janë ndryshe: së pari është një studim shkencor

që përmes publikimit lejojmë që dhe publiku të ketë akses. Dhe së dyti është një tekst që

është përfunduar disa muaj më parë dhe së treti object I këtij studimi është vetë shkolla jonë.

Publikimi ynë është një punim diplome, shkruar nga vajza me origjinë shkodrane, Emirjola

Kashi, i cila u përfundua në fund të vitit 2012 me titull “Mësimi i informatikës në shkollën

teknike austriake në Shqipëri. Probleme dhe mundësi zgjidhje” punuar në Institutin për

kërkime në fushën e dizenjimit dhe ndikimit të Universitetit Teknik të Vjenës dhe kuruar nga

Univ.Prof. Dr. Margit Pohl.

Për studimin mbi mësimin e informatikës në shkollën tonë, Emirjola Kashi mori në pyetje

gjatë një proçesi dyvjeçar kërkimi dhe zhvillimi mësues e nxënës, por edhe drejtorinë e

shkollës se cilat janë sfidat që lidhen me ndjekjen, drejtimin apo mësimdhënien në një

shkollë Asutriake në Shqipëri me fokus në lëndët teknike. Rezutlati është një studim me baza

shkencore mbi Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, në qendër të së cilës qëndron formimi

teknik dhe aspekti ndërkulturor.

Ky studim me 154 faqe është deri tani publikimi më voluminoz nga publikimet tona, ai

kushton 1000 Lek (ose 7,5 €) dhe mund të blihet në shkollë.

Të publikuara:

Në gjuhën gjermane:

Nr. 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Februar

2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); März 2010 (88

Seiten, 600 Lek / 4,50 €)

Nr. 4: Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenheit und Skutari und sein Gebiet im

Mittelalter; Oktober 2010 (60 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 5: Maximilian Lambertz: Zwischen Drin und Vojusa. Märchen aus Albanien; Februar 2012

(76 Seiten, 600 Lek / 4,50 €)

Nr. 6: Karl Steinmetz: Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens (1904); Oktober

2012 (62 Seiten, 500 Lek / 4 €)

Nr. 7: Lovro Mihačević: Durch Albanien. Reise-Eindrücke (1913); März 2013 (140 Seiten,

900 Lek / 7 €)

Në gjuhën shqipe:

Nr. 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907);

Prill 2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 €)

26.9.2013; Manfred Tagini

Schriftenreihe 8 - Kashi - Titelbild

Prezantimi librit në Shkollën Austriake

Më 26 shtator 2013 prezantoi Shkolla Austriake “Peter Mahringer” publikimin e saj më të

ri në sallën e mbushur plot „Walter Höflechner“ në bibliotekën universitare. Bëhej fjalë për

punimin e diplomës së Emirjola Kashi, svajzës së lindur në Shkodër, i cili u përfundua nga

në fund të vitit 2012 dhe titullohet “Mësimi i informatikës në shkollën teknike austriake në

Shqipëri“. Problemet dhe mundësitë për zgjidhje“ u pranuan nga Univ.Prof. Dr. Margit Pohl

në institutin e hulumtimit të dizenjimit dhe ndikimit në Universitetin teknik Vjenë.

Sidita Bazhdari foli në emër të drejoreshës së shkollës. Ajo theksoi rëndësinë e një studimi

të tillë për vetë shkollën dhe e përgëzoi edhe vetë autoren për punën e arrirë edhe në emër

të drejtoreshës Gerlinde Tagini, e cila për arsye pune nuk mund të ishte e pranishme. Më

pas vijoi fjalimi i Univ.Prof. Dr. Margit Pohl, e cila theksoi aspektin ndërkulturor të punimit të

Emirjola Kashi. Pika kulmore e këtij aktiviteti ishte natyrisht fjalimi i autores së librit, e cila bëri

një përmbledhje të punës edhe prezantoi shkurtimisht rezultatet.

Së fundmi, theksoi Manfred Tagini në fjalimin e tij rëndësinë e një studimi të tillë për shkollën

vetë si dhe për sigurimin dhe zhvillimine mëtejshëm të cilësisë së shkollës- dhe ky punim

përcjell në mënyrë shkencore një shkollë në ndërtim e sipër dhe është një rast shumë me

fat, që do ta dëshironte çdo shkollë dhe çdo institucion. Në fund u ofrua një koktejl i vogël ,

ku ishte e mundur të diskutoje me autoren dhe me dy përfaqësuesit nga Universiteti teknik i

Vjenës Univ.Prof. Dr. Margit Pohl dhe Dr. Franz Reichl, drejtor i Teaching Support Center në

Universitetin Teknik të Vjenës.

Ky aktivitet ishte për shkollën Asutriake një sukses i madh. Aty merrnin pjesë përfaqësues

të Universitetit, të Drejtorisë Arsimore Shkodër, përfaqësues të tjerë nga jeta kulturore

në Shkodër, si dhe shumë mësues dhe nxënës të shkollën sonë shkollën austriake.

Falenderojmë edhe Brilanda Sulejmani, e cila përktheu gjatë të gjithë aktivitetit si dhe

Drejtorinë e Bibliotekës Univesitare, të na vunë në dispozicon sallën Walter Höflechner, një

ambient dinjitoz për prezantimin e publikimit tonë të ri.

26.9.2013; Manfred Tagini

Einladung_deutsch

Einladung_albanisch

7.1

6.1

5.1

4.1

3.1

2.1

1

Vizitë nga Universiteti Teknik Vjenë

Me rastin e prezantimit të librit të Emirjola Kashit, një studim mbi Shkollën Austriake (shih

artikujt në lidhje me të) vizitoi Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ më 26 shtator 2013

një grup, përbërë nga tre persona Univ.Prof. Dr. Margit Pohl nga instituti i kërkimeve për

dizenjim dhe ndikim në Universitetin Teknik Vjenë Univ.Prof. Dr. Margit Pohl, kryetare e

komisionit studimor për mësuesët e ardhshëm në informatikë dhe menaxhim informatike,

Dr. Franz Reichl, drejtor i Teaching Support Center në UT në Vjenë, dhe znj. Emirjola Kashi,

e cila ka përfunduar studimet në Universitetin Teknik në Vjenë për informatikë mediatike

dhe menaxhim informatike dhe e cila shkroi punimi e saj të diplomës mbi shkollën Austriake

Shkodër.

Pas një bisede me drejtoreshën shqiptare të shkollës, Sidita Bazhdari, vijoi një prezantim

i Shkollës Austriake nga Alma Deja, Sonila Halluni dhe Eugjenio Gjoni dhe një shkëmbim

mendimesh me klasën 5A. Në përfundim vijoi një shëtitje në ambientet e shkollës, ku në

fokus qëndroi shkollimi në lëndët teknike.

26.9.2013; Manfred Tagini

Dhënia e ndihmës financiare për shkollën e romëve „Beato Zeferino“

Pas një apeli për mbështetjen e shkollës së romëve „Beato Zeferino“ , stafi mësimor i

shkollës sonë u tregua shumë zemërgjerë: mund të mblidheshin mbi 150.000 ALL nga

donacione vullnetare për të ndihmuar financimin e drekës për nxënësit dhe nxënëset e këtij

institucioni të rëndësishëm arsimor.

Për shkak të këtij rezultati të gëzueshëm, Manfred Tagini dhe Markus Offner, i dorëzuan më

25.09.2013 drejtoreshës së shkollës pjesën e parë të kësaj ndihme financiare.

Ne u shoqëruam nga një delegacion nga Austria përbërë nga znj.Univ.Prof. Dr. Margit Pohl,

nga instituti i kërkimeve për dizenjim dhe ndikim dhe kryetare e komisionit studimor për

mësuesit e rinj në degën informatikës dhe menaxhimit të informatikës, z. Dr. Franz Reichl,

drejtor i Teaching Support Center në Universitetin e Vjenës dhe znj. Emirjola Kashi, e cila

përfundoi studimet në UT të Vjenës në degën e informatikës mediatike dhe menaxhimit të

informatikës.

Delegacioni ishte shumë i prekur nga ideja e mrekullueshme dhe e domosdoshme që këtë

fëmijë të jënë pas dore të ndjekin këtë institucion arsimor.

Shfytëzojmë rastin të falenderojmë përsëri mësuesat e Shkollës Asutriake për kët mbështetje

të jashtëzakonshme dhe shpresojmë që në edhe vazhdim të mos harrohen fëmijët e

shkollës „Beato Zeferino“.

Markus Offner, Manfred Tagini

1

1

6.1

5.1

4.1

3.1

2.1

Praktikante në Shkollën Austriake

25.9.2013

Që nga 16 shtatori kemi në shkollën Austriake “Peter Mahringer” edhe këtë vit praktikante.

Studentja e gjermanistikës Mirsada Ferhati do të ndjekë orët e gjuhës gjermane, por edhe orët

e lëndëve teknike dhe gjithashtu do të jape edhe vetë

2.1

3.1

1

Shkolla Austriake si qendër provimesh të gjuhës gjermane

Shkolla Austriake, në funksionin e saj si qendër provimesh e ÖSD ofron si çdo vit mundësinë për zotërimin e diplomës austriake të gjuhës gjermane në të gjitha nivelet.
Diplomat Austriake të Gjuhës Gjermane janë çertifakata ndërkombëtare të standartizuara që dëshmojnë zotërimin e gjuhës së huaj dhe çertifikata të gjuhës në këto nivele kërkohen shpesh nga universitete dhe kompani private.
Datat e provimeve mund ti gjeni në faqen zyrtare të shkollës www.htl-shkoder.com dhe në faqen zyrtare të qendrës së provimeve www.osd.at.

oesd

Referat në shkollë nga DI Natascha Hörmann

 

Më 16.9.2013 pati në shkollën tonë referate rreth situatës kërkimore në CERN (Qendra Europiane e Kërkimeve Bërthamore në Gjenevë). Znj. DI Natascha Hörmann, nga Instituti i Fizikës së Energjisë së Lartë, në Akademinë Austriake të Shkencave erdhi në shkollë dhe mbajti për nxënësit e klasave 3 të 4 dhe të 5 referate mbi fizikën e grimcave elementare. Znj. Hörmann, e cila ka mbaruar vetë një shkollë teknike për Teknologji Informacioni dha disa informacione rreth GRID, teknologjisë për rrjete dhe kompjuter për vlerësimin e të dhënave. Pjesa, se si mund të gjendet një grimcë në një numër të paimagjinueshëm ngjarjesh të matura, u ndoq me shumë vëmendje. Dëgjuesit u rrëmbyen në një botë me eksperimente madhështore. Duke qenë se znj. DI Hörmann është vetë pjesë e eksperimentit CMS (Compact Muon Solenoid), mund të na prezantonte LHC (Large Hadron Collider) mbresëlënës me gjatësi 27 km dhe detektorin CMS, me një peshe prej 12 mijë tonësh si dhe të na sqaronte funksionet e këtyre aparaturave.

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

7.1

8.1

(Deutsch) Die Direktion gratuliert Liana Shpani

Sorry this entry is to long

Workshop

Planifikimi i vitit shkollor 2013/2014

Tashme që në javën e pare të vitit të ri shkollor, më 5 dhe me 6 shtator 2013, u organizua në shkollë një seminar për planifikimin e vitit shkollor. Këtë vit shkollor seminari u drejtua për herë të parë nga koordinatori i menaxhimit të cilësisë pedagogjike së.