Monthly Archives: June 2013

Festa përmbyllëse e shkollës Austriake „Peter Mahringer“

Festa përmbyllëse e shkollës Austriake „Peter Mahringer“

19.6.2013

Më 19 qershor u organizua festa tradicionale përmbyllëse e shkollës Austriake „Peter Mahringer. Të pranishëm krahas drejtorisë së shkollës dhe konsullit të nderit Gjergj Leqejza ishin edhe miq të tjerë të ftuar nga vendi dhe jashtë tij. Festa ishte e organizuar nga nxënësit e klasës së 3A dhe disa nga mësuesit. Programi i pasur i kësaj feste u prezantua nga Alma Deja (4A) dhe Amanda Ymeraj (4B), për paraqitjen artistike u kujdesën Greta Makaj dhe Tedi Pacrami. Para fillimit të programit të ftuarit kishin rastin të shihnin një shfaqje mode e përgatitur nga Bernd Herta me disa nxënës/e të shkollës.

Pas fjalëve përshëndetëse nga drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari vijoi shpërndarja e çertifikatave të fituara nga nxënësit në shumë konkurse: drejtoria uroj koordinatorin e gjuhës gjermane Markus Offner dhe Gernot Scheffknecht për fituesit e olimpiadave të gjuhës gjermane për vitet e 2-a dhe të 3-at, për konkursin e planit të biznesit dhe për konkursin e leximit për klasat e 8-a. Pika tjetër e programit ishte e trishtuar për ne: më 26.12.2012 nga një aksident fatal humbi jetën Silvana Lucaj (5B). Në kujtim të saj u mbajt një minut heshtje ndërsa mikja e saj mori nga shkolla Austriake „Peter Mahringer“ një diplomë nderi.

Më pas vijoi ndarja me mësuesit shqiptarë dhe austriakë të cilët lënë shkollën këtë fundviti: Gabriela Mirashi, Inge Bosina, Brigitte Grabner, Bernd Herta, Margit Herta dhe Patrick Schmöllerl.

Një pikë tjetër e programit ishte edhe dhënia e çmimeve nga Ministria e Arsimit Austriake për 14 nxënësit më të mirë të shkollës 9-vjeçare dhe asaj për teknologji informacioni, çmim që përmban shumën 150 euro dhe që u shpërnda nga anëtarët e këshillit të fondacionit, shefi i seksionit Wofgang Stelzmüller, këshilltari i ministrisë Friedrich Fröhlich dhe Antonieta Luli nga AVA (Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve). Si përfundim një nxënësi iu dhurua nga Artan Dizdari nga firma ABCOM lidhja e internetit falas.

Programi vazhdoi me një retrospektive e përgatitur nga Seida Basha mbi këtë 6 vjeçar të ekzistencës së shkollës Austriake. Një surprizë ishte edhe dhënia e çmimeve për 7 maturantët/et më të mirë nga presidenti i dytë në parlamentin Austriak, Fritz Neugebauer i cili në përfundim të mbrëmjes vizitoi biblotekën e re. Në fjalën e tij theksoi rëndësinë e një shkollimi të mirë jo vetëm për të ardhmen personale të nxënsëve por edhe për të ardhmen e mbarë vendit.

Në fund të festës ishte organizuar një koktej i shoqëruar me muzikë.

Drejtoria në fund falenderoi për këto 6 vjet sukses të shkollës Austriake. Përfundimin i maturës së parë nuk ishte një sukses i arrirë vetëm per 36 maturantët tanë por ishte edhe një sukses i arrirë për të gjithë shkollën.

Miq austriakë nga Salzburg vizitojnë shkollën austriake

Në kuadër të udhëtimit kulturor “Faszination Albanien” (17.-28.6.2013), vizitoi shkollën më 18.6 një grup turistësh nga Salzburgu me në krye Wolfgang Traschler. Ata u përshëndetën nga ana e nëndrejtoreshës Sidita Bazhdari dhe dëgjuan një prezantimi rreth shkollës austriake nga Greta Makaj, Raela Salja dhe Ermal Bajraktari. Në fund pati disa pyetje dhe u shkëmbyen mendime.
Manfred Tagini

Mbrëmja e maturës e së 5A dhe 5B

Mbrëmja e maturës e së 5A dhe 5B

20.6.2013

Më 20 qershor u zhvillua në Velipojë mbrëmja e maturës. Pothuajse të gjithë mësuesit/et dhe maturantët/et ishin të pranishëm. Të gjithë shijuan darkën e shijshme, që shënonte përfundimin e provimeve të maturës austriake. Festimet vijuan edhe pas mesnatës rreth e rrotull (pjesërisht dhe brenda saj) pishinës së lokalit. Drejtoria i uron atyre shumë suksese në rrugën e tyre të mëtejshme.

Gerlinde Tagini

Matura e parë austriake

17.18.06.2013 Matura e parë austriake

Për herë të parë në historinë e shkollës Austriake „Peter Mahringer“ 36 maturantë/e dhanë provimet për diplomën Austriake. Provimi me goje u zhvillua më 17 dhe 18 qershor 2013 në praninë e shefit të seksionit Wolfgang Stelzmüller dhe përgjegjëses për sektorin e arsimit profesional në Ministrinë Austriake të Arsimit, Sabine Niemeyer. Nxënës/e të klasës së 5A dhe 5B provuan njohuritë dhe aftësitë e tyre në dy lëndë teknike dhe në një lëndë me zgjedhje. Matura austriake përbëhet nga provimet me gojë, punimi i diplomës dhe provimi me shkrim i maturës.
Shumë nxënës/e arritën rezultate shumë të mira, ku nëntë prej tyre morën shkëlqyeshëm.

Festen e Fundvitit!

Vlora & Himara

U nisem ne oren 7 nga “Teatri Migjeni”. Udhetimi po shkodte shume mire dhe u ndalem ne Apolloni. Aty beme nje loje per te mesuar me shume per antikitetin e vendit dhe me pas vazhduam udhetimin deri ne Vlore. Mbasdite shkuam ne “Museumin Kombetar te Pavarsise” dhe mesuam me teper per heronjte e vendit tone dhe pavarsine e saj. Me pas shkuam ne “Kus Baba” dhe shikuam gjithe qytetin e Vlores. Deri ne oren 9 patem kohe te lire dhe me pas shkuam ne hotel. Diten tjeter shkuam ne Himare. Rruges shijuam te gjithe natyren e Shqiperise. Shkuam ne plazh dhe kaluam nje kohe te mrekullueshme me njeri tjetrin. Me pas u kthyem ne Vlore dhe patem kohe te lire deri ne oren 11. Diten e fundit ndaluam ne City Park dhe me pas u kthyem ne Shkoder serish. Ishte nje kohe e mrekullueshme qe kaluam se bashku dhe cdo gje shkoi teper mire.

Vizitë në shkollë nga shefi i seksionit në Ministrinë e Arsimit, z. Huber dhe drejtori t të KKA, z.Kowař.

Më 11 Qershor 2013 vizitoi Shkollën Austriake një delegacion nga Ministria e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë me në krye, Hanspeter Huber, shef i seksionit përgjegës për shkollat austriake jashtë vendit . Shefi i seksionit, Mag. Hanspeter Huber, drejtori i KulturKontakt Austria, Mag. Gerhard Kowař, Alexandra Mader, nëpunëse në Minsitrinë e Arsimit , e cila përveç të tjerave është përgjegjëse për Shkollën Austriake në Shkodër, konsulli i nderit së Austrisë në Shqipëri, Gjergj Leqejza, dhe emisarja për bashkëpunim në fushën e arsimit në Tiranë, Sabine Schubert, dëgjuan një prezantim mbi shkollën tonë të përgatitur nga Greta Makaj, Raela Salja dhe Kristian Kelmendi.

Pas një shëtitje në shkollë dhe takimi me mësuesit austriakë dhe shqiptarë vijoi konkursi i planit të biznesit më të mirë.
Shefi i seksionit, z. Huber, i cili ishte në shkollë edhe me rastin e inagurimit të saj në vitin 2008, ishte i mahnitur me zhvillimit e shkollës, me arritjet e nxënësve dhe i uroi drejtoreshës dhe mësuesve suksese të mëtejshme. Drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, falenderoi Ministrinë e Arsimit , Artit dhe Kulturës së Austrisë për mbështetjen e shkollës në Shkodër. Ajo shprehi dëshirën që bashkëpunimi me KulturKontakt Austria, me ndihmë të së cilës u realizuan shumë projekte, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gerlinde Tagini

Udhëtimi i të 9-tës A

Ekskursioni ynë ishte me të vërtetë „super“. Ne udhëtuam për në jugun e Shqipërisë. Vizituam Vlorën, Sarandën dhe Gjirokastrën dhe fjetëm në Ksamil. Nga një shëtitje e gjatë në Butrint dëgjuam shumë rreth historisë së tij.
Ajo çfarë më dha më shumë kënaqësi është se atje kishte shumë turistë gjermanë të cilët interesoheshin për Shqipërinë. Ne ishim në parkun natyror të Llogarasë dhe bëmë shumë foto në Qafën e Llogarasë. Edhe “Syri i kalter” ishte shumë interesant, një vend që duhet ta vizitoni patjetër.
Por ne jo vetëm që kemi parë shumë, por edhe kemi bëre qejf dhe kemi njohur njëri-tjetrin më mirë.

Alis Draçini
Fotot nga Margit Herta

Mistikja dhe mitikja

Me mbështetje të Kulturkontakt Austria „Shkollat Austriake nëpër botë – vende të dialogut ndërkulturor “ mund të vinte në shkollën tonë autori i njohur austriak i librave për fëmijë dhe të rinj, Walter Thorwartl. Ai përpunoi me nxënës të klasave të teta ilustrime mbi temën „Mistikja dhe mitikja“. Të gjithë pjesëmarrësit punuan shumë, për këtë dhe rezultatet ishin shumë të mira! Janë realizuar vepra „të rralla“ arti!

Olimpiada e parë e gjuhës gjermane në shkollën tonë

Olimpiada e parë e gjuhës gjermane në shkollën tonë zhvilluar në Maj, dëshmoi që nxënëset dhe nxënësit tanë kanë njohuri të  mira gjuhësore pas përfundimit të klasës së 9/ 10 dhe klasës së 11.

Dy nxënësit/ et më të mira nga secili grup i gjuhës gjermane, dmth. 14 nxënës dhe nxënëse nga klasat e  9/10 (Lufi L., Dervishi A., Smakaj D., Shpani L., Qjeluçi I., Quku J., Beqi H., Geraci I., Kuci D., Geci K., Beqiri I., Jasini D., Mjacaj Xh., Pelinku B.) dhe katër nxënëse nga klasat e 11 (Simoni O., Hoxha I., Çekaj R., Rrotani Xh.) morën pjesë në provim dhe u testuan në kategoritë: dëgjim, lexim dhe shkrim.

Gjatë provimit me gojë juria u bind për aftësitë komunikuese të nxënësve.

Ja dhe renditja për klasat e 9/10                                       Për klasat e 11:

Vendi 1: Izmir Beqiri                                                             Vendi 1: Orsola Simoni

Vendi 2: Dea Smakaj                                                              Vendi 2: Xheronina Rrotani

Vendi 3: Liana Shpani                                                            Vendi 3: Rina Çekaj

Ju përgëzojmë përzemërsisht për jemi shumë të lumtur që kishim shumë pjesëmarrës të aftë.

Margit Herta

Fotografi: Manfred Tagini