Monthly Archives: May 2013

Vizitë e shkollave Xhaj dhe Bogë të komunës Shkrel

Nxënëse dhe nxënës si dhe mësues të shkollës Xhaj dhe Bogë vizituan më 20 Maj 2013 Shkollën Austriake. Që prej disa vitesh janë krijuar marrëdhënie të mira me stafin mësimor me në krye drejtorin , Ndue Durgaj. Në drejtori u shkëmbyen mendime midis drejtorisë dhe miqve tanë, ndërsa nxënësit u njohën me ambjentet e shkollës. Drejtorët e dy shkollave, Gerlinde Tagini dhe Sidita Bazhdari (Shkolla Austriake) dhe Ndue Durgaj (Shkollat Xhaj dhe Bogë),theksuan interesat e tyre për përthellimin e marrëdhënieve shoqërore.

Manfred Tagini

Stacioni Meteorologjik

13 Maj 2013

Klasa 2A nën drejtimin e DI Dr. Walzel ngriti një stacion meteorologjik. Që tani do të mbidhen të dhëna të ndryshme meteorologjike përmes këtj stacioni, i cili ndodhet direkt në Shkollën Austriake Shkodër.

Gerlinde Tagini

Ekskursionet e klasës 9B

Klasa e 9B ndërmori me datat 7 dhe 9 Maj 2013 dy ekskursione. Edhe pse ekskursioni i madh në Sarandë nuk mund të realizohej, udhëtimet tjera për në Lezhë dhe Shëngjin (7.5) si dhe në Durrës (9.5) ishin një sukses i madh.

Manfred Tagini

Vizitë e TÜV Austria Albania në Shkollën Austriake Shkodër

TÜV Austria Albania vizitoi më 16 Mai 2013 Shkollën Austriake “Peter Mahringer” në Shkodër. Për delegacionin me në krye Prof. Prokopios Papagkikas dhe menaxherin e pergjithshëm për Shqipërinë dhe Kosovën u përgatit një program ku përfshihej vizita në shkollë si dhe njohje me ambjetet e shkollës. Në vazhdim vijuan biseda me nëndrejtoreshën e shkollës, Sidita Bazhdari dhe me koordinatorin e cilësisë pedagogjike në shkollë, Manfred Tagini.

TÜV Austria Albania është një nga 25 kompanitë në Austri dhe në rreth 20 vende tjera, të cilat i përkasin grupit të TÜV AUSTRIA. Shërbimet e grupit TÜV Austria përfshijnë fushat: shërbime industriale, kontroll, monitorim, çertifikim, IT-Security, këshillim, shërbime në siguracione dhe formim e specializim. Shkolla Austriake “Peter Mahringer” është shumë e interesuar për të krijuar kontakte me kompani si kjo në mënyrë që të sigurojë lidhje konkrete në mes shkollës dhe kompanive.

Manfred Tagini

Një pemë ulliri për Silvana Lucaj

Ditën e fundit e shkollës, më 17 Maj, mbodhën nxënëse dhe nxënës të 5B në oborrin e shkollës një pemë ulliri për shoqen e tyre të klasës, Silvana Lucaj. Silvana dhe prindërit e saj humbën jetën në një aksident tragjik më 26.12.2012.

Manfred Tagini

Vizitë e shefit të seksionit Stelzmüller në shkollën Austriake Shkodër

Më 10 Maj 2013 vizituan Shkollën Austriake shefi i seksionit Mag. Wolfgang Stelzmüller dhe Dr. Friedrich Fröhlich. Në funksionin e këshilltarëve të Fondacionit morën pjesë në prezantimin e punimeve të diplomës të klasës 5B.

Një pikë tjetër e programit ishte vizita në bibliotekën e re. Aty Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz dhe Mag. Markus Offner prezantuan konceptin e ri të të mësuarit- STEOL (të mësuarit në mënyrë të qetë dhe të hapur).

Një dhuratë të veçantë na paraqiti shefi i seksionit për klasat e 2 dhe 3: vitin e ardhshëm shkollor 4 nxënës dhe nxënëse nga shkolla jonë do të kenë mundësi që me anë të një burse nga Ministria e Arsimit, Artit e Kulturës së Austrisë të ndjekin përkatësisht një semester në Austri në Shkollën e Mesme Teknike Vjenë Rennweg . Drejtoresha e shkollës Austriake Shkodër, Gerlinde Tagini, falenderoi fondacionin në emër të shkollës për këtë mbështetje të madhe.

Gerlinde Tagini

Shkodra, qyteti im

Gjithçka filloi një ditë kur mësuesi ynë I gjermanishtes, Z. Markus Offner erdhi në klasë dhe
bëri një propozim: klasa jonë do të merrte pjesë në një konkurs internacional me drejtim
politik. Të gjitë ishim të entuziasmuar dhe vendosëm që ta pranonim këtë propozim. Kështu
filluan përgatitjet për projektin.

Hapi I parë ishte ndarja e punëve. Disa u morën me regjistrimin e videove, të tjerë me fotot,
prezantimin në Power Point dhe përzgjedhjen e muzikës. Për videot dhe fotot ishte grupi ynë
përgjegjës: Ormir Gjurgjej, Ruama Shala, Ndrek Geci, Seida Basha und Senad Hasani. Ne
shëtitëm nëpër qytet me mësuesin tonë dhe regjistruam dhe fotografuam pikat më të veçanta
të Shkodrës si p.sh.: kalanë e Rozafës, pedonalen, një shtëpi të vjetër tradicionale shkodrane
dhe tregun me fruta e perime të freskëta, e shumë të tjera.
Pastaj Ormiri dhe Halis Lici përpunuan informacionet dhe i përmblodhën të gjitha në një
video. Ndërkohë Seida bëri një prezantim mbresëlënës në Power Point. Në fund Z. Offner i
dërgoi të gjitha në Vjenë.
Pas plot 4 muajsh pritjeje, ne morëm përgjigjen. Z. Offner na tha që ishim përzgjedhur nga
52,000 pjesëmarrës dhe që kishim fituar një çmim. Tensioni u rrit më tepër. Pas një muaji,
drejtoresha dhe nëndrejtoresha erdhën në klasë dhe sollën çmimin në një kuti të madhe.
Secili prej nesh mori një libër bestseller. Ne jemi të kënaqur që puna jonë është vlerësuar si
duhet dhe pjesët e bukura të Shkodrës u bënë të njohura nëpërmjet DVD-së sonë.

Punoi:
Ruama Shala
Ormir Gjurgjej
Ndrek Geci

Vrapimi orientues

Në kuadër të ditës sportive u zhvillua për herë të parë vrapimi orientues. Për këtë u përgatit një hartë e veçantë e këndit sportiv.
Duke qenë se ky lloj sporti ka qenë deri tani i panjohur në Shqipëri, ishte një sfidë e veçantë për nxënësit të dominonin pistën me 11 vendet e kontrollit. Rreth 30 nxënës morën pjesë dhe 18 prej tyre e përfunduan korrektësisht vrapimin.

Mendimet e fituesve:
Vrapimi orientues ishte shumë argëtues por dhe pak i komplikuar. Nevojitet një sens i mirë orientimi në mënyrë që të dish se si të arrish në pikën tjetër. Unë e kam provuar edhe në Zvicër prandaj më është dukur më i lehtë se shokëve të tjerë.
Klevis Kasmi – vendi i parë

Vrapimi orientues ishte shumë i bukur për mua. Ishte gjithashtu pak i vështirë sepse duke qenë se në Shqipëri nuk ka pasur më përpara vrapim orientues për mua dhe të gjithë shqipëtarët ishte hera e parë. Por mund të them që për mua ishte me të vërtetë fantastike.
Mergim Smajlaj – vendi i dytë

Foto të ndarjes së çmimeve për fituesit:
Arbri Cungu – vendi i tretë- Klevis Kasmi vendi i parë– Mergim Smajlaj –vendi i dytë me Inge Bosina, e cila organizoi vrapimin.

Dita sportive

Me dt.23.04.2013 shkolla jone organizoj diten sportive ne kompleksin Zmijani.Ne kete dite sportive moren pjese te gjitha klasat dhe mesuesit e tyre.U zhvilluan aktivitete ne sportet e futbollit,volejbollit,basketbollit,tenisit etj.Mesuesit kujdestar organizuan edhe lojra te ndryshme argetuese me nxenesit e tyre.
Nje gje shume pozitive ishte edhe perfshirja e mesuesve ne keto lojra, duke luajtur bashke me nxenesit e tyre.
Shkolla jone i ka kushtuar dhe do ti kushtoje gjithmone nje rendesi te madhe aktivizimit te nxenesve ne veprimtari sportive,pasi mendojme se sporti eshte shume i rendesishem ne rritjen e shendetshme te tyre,dhe forcon maredhenjet mesues-nxenes,permirson punen ne grup,dhe forcon egon per arritjet e objektivave te tyre ne shkolle dhe ne jeten e tyre.

Mesuesi i Fiskultures
Nefail Zhejani