Monthly Archives: April 2013

“Blender- Project” i klasës së 3 A

Në lëndën e teknikës mediatike me z. Schratt mësohet ndër të tjera edhe si të punohet me software “Blender”. Një shembull i këtij suksesi është dhe nxënësi Ndrek Geci me “Android Breakdance”.

Patrick Schmöllerl

Dita e Dyerve të hapura

Më datë 4 Prill 2013, për të tretin vit rradhazi u zhvillua në shkollën austriake Dita e Dyerve të hapura. Si çdo vit, kjo ditë u organizua nga viti i III, klasa 3-b. Nxënësit planifikuan çdo gjë dhe në datë 4 Prill e gjitha u vu në zbatim. Ky eveniment filloi rreth orës 15:00 dhe zgjati afërisht deri në orën 17:00. Prindër dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, dhe jo vetëm, erdhën dhe vizituan shkollën tonë këtë ditë. Ata patën mundësi të shohin ambjente të shkollës si për shembull klasat, laboratorët, bibliotekën, palestrën etj. Disa nga këto ambjente ishin të reja dhe vizitorët ishin shumë të interesuar. Gjithashtu ata u shoqëruan nga disa nxënës të shkollës tonë për të dëgjuar orët e hapura, të cilat u drejtuan nga mësues të ndryshëm për lëndët: anglisht, gjermanisht, elektroteknikë, fizikë etj. Nxënësit e interesuar mund të regjistroheshin po këtë ditë. Për 10 nxënësit e parë që do të regjistroheshin, shkolla jonë ofroi nga një bluzë me logon e shkollës sonë. Në ditën e dyerve të hapura shkolla jonë nuk u vizitua vetëm nga nxënës e prindër, por edhe nga firma të ndryshme, të cilat ishin të interesuara për shkollën tonë.

Gernot Scheffknecht & Raela Salja

Mësuesit jashtë shkollës …

Dita e mësuesit më 7 mars ishte një përvojë e mrekullueshme. Mësueset dhe mësuesit tanë shkuan në drekë në Koplik, në kantinën „Miqesia“. Atje u pritën nga drejtori i kantinës dhe gjatë vizitës shumë interesante në të gjithë hapësirën e kantinës mësuam të fshehtat e prodhimit të verës. Para se të vazhdonim udhëtimin shijuam verën dhe patëm mundësi edhe ta blinim atë. Pas ushqimit të mendjes ishte tashmë koha që të ushqejmë trupin. Në Reç ishte përgatitur ndërkohë një menu i mrekullueshëm në një restorant të rehatshëm. Me muzikë dhe kërcim u afrua fundi i kësaj ditë së bashku.

Kafe me mësueset e shkollës me rastin e „Ditës së gruas”

Me rastin e „Ditës së gruas“, më 8 mars, drejtoria ftoi në sallë në pushimin e madh për kafe dhe ëmbësirë të gjitha mësueset dhe nxënëset e klasës së katërt dhe së pestë. Si gjest i këndshëm nga ana e drejtores ishte dhurata për të gjitha të pransishmet: një karafil.
Shumë faleminderit!

Rotraud Schrempf-Morawetz

Trajnim njëjavor për bankën e të dhënave (Databese) për mësuesit shqiptarë të IT-së

Me Moton „Të ndihmojmë veten“ u zhvillua këtë vit gjatë pushimeve të pashkëve në bashkëpunim me organizatën zvicerane „Swisscontact“, herën e gjashtë rradhazi, një javë trajnimi për mësuesat shqiptarë të informatikës. Pjesëmarrësit e interesuar që vinin nga shkolla të ndryshme nga i gjithë vendi qëndruan në Shkodër pesë ditë për të fituar baza të forta për përdorimin e Database. Dijet e fituara nga ky trajnim do të tejçohen përmes mësuesve pjesëmarrës në shkolla dhe përmes tyre do të mund të përforcohet për një periudhë afatgjatë konkurrenca në sektorin e IT-së. Mësuesit referent, Maschek Michael, Michel Philip, Schmöllerl Patrick dhe Schratt Christoph ishin të gëzuar për interesin e madh dhe falenderojnë nxënëset Basha Seida, Bekteshi Iris, Gjurgjej Ormir, Lulaj Sidorela, Makaj Greta, Mraja Amela, Salja Raela dhe Ymeraj Amanda për përkthimin e fjalimeve dhe të materialeve të trajnimit.

Michael Maschek

Shkolla Austriake riparon kompjutera në shkollën 9-vjeçare „Isuf Tabaku“ Ajasëm

Më 27.02.2013 klasa 2A së bashku me mësuesin e praktikës kompjuterike, Welat Abdall, vizituan shkollën 9-vjeçare „Isuf Tabaku“ në Ajasëm, afër Shkodrës. Nxënësit tanë së bashku me mësuesin vizituan ambjentet e shkollës dhe në veçanti sallën e informatikës. Më pas u kontrolluan kompjuterat dhe ata që kishin defekt u morën me vete për tu riparuar.
Vizita e dytë u bë më 13 Mars. Kompjuterat e riparuar u çuan sërish në shkollë si dhe disa komponentë hardware iu dhuruan nga HTL/ Shkoder drejtorit, Isa Çelepija. Gjatë këtij bashkëpunimi nxënësit e klasës 2A mundën të dëshmonin me sukses në praktikë dijet dhe aftësitë e tyre.

Welat Abdall

Vizite ne parlament

Te premten, 15.03.2013, nje grup nxenesish dhe nxenesesh, nder to edhe nxenes te shkolles sone, pati mundesine te shkonte ne Tirane per nje vizite ne parlament. Ishim rreth 30 nxenes- senati i shkolles sone. Vizita ne parlament u organizua nga Ministria e Arsimit per 5 shkolla (te gjitha shkollat profesionale) ne Shkoder.

Ne 11:30 takuam kryetaren e parlamentit znj.Jozefina Topalli. Ajo na drejtoi disa pyetje, psh. Ajo donte te dinte se cfare do te studionim ne. Dega e saj e preferuar ishte teknologji informacioni (IT) dhe ajo foli per shkollen tone. IT eshte e ardhmja e Shqiperise, prandaj ne deget e IT ka shume vende te lira, te cilat paguhen mire. Disa nxenes drejtuan pyetje si: „Cilat jane prioritetet per studentet, te cilet duan te studiojne jashte shtetit edhe te kthehen me pas ne Shqiperi?“ „Cfare do te beje qeveria per te rinjte?“etj. Kishte edhe disa pyetje per vende te lira pune dhe per te drejtat e grave. Ne fund znj. Topalli na drejtoi pyetje, nese 16-vjecaret duhet te votonin. Ne votuam dhe shumica ishte e mendimit qe 16-vjecaret nuk duhej te votonin.
Pas parlamentit beme edhe nje vizite ne qendren tregtare QTU dhe ne oren 17.00 u kthyem ne Shkoder.

Amanda Ymeraj

Emi Kashi viziton Shkollën Austriake

Më 8 Mars 2013 vizitoi Emi Kashi Shkollën Austriake „Peter Mahringer“. Vajza e lindur në Shkodër përfundoi së fundmi në Vjenë punimin e saj të magjistraturës me titull “Mësimi i informatikës në Shkollën Teknike Austriake në Shqipëri”- Problemet dhe zgjidhjet e mundshme”. Emi Kashi dorëzoi në drejtorin një kopje të punimit të saj tashmë të aprovuar si dhe vizitoi klasën 3b, nxënësit e së cilës dhanë gjatë dy viteve të fundit intervista. Drejtorja e Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, përgëzoi Emi Kashin për punimin e magjistraturës dhe theksoi që rezultatet e tij paraqesin një punë të çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të shkollës. Planifikohet që rezultatet e punimit të prezantohen në Shkodër në një format të përshtatshëm.

Manfred Tagini