Monthly Archives: March 2013

Emi Kashi

 

Certifikate nderi per Drejtore Gerlinde Tagini

Me rastin e festes se mesuesit, gjate nje festimi me 6 Mars, Drejtore e Shkolles Austriake „Peter Mahringer“ u nderua me certifikate mirënjohjeje nga Drejtoria Arsimore e Shkodres nen drejtimin e Atrida Ferketit. Certifikata iu dorezua nga ish Ministrja e Integrimit dhe sot debutetja e Parlamentit Arensa Trashani. Ne e pergezojme Drejtoren tone per kere nderim.

Sidita Bazhdari

Testimi i ÖSD-së niveli B2 për të rinjtë

Me datë 28 shkurt u zhvillua për herë të parë në shkollë një testim i ri ÖSD –je i nivelit B2. Në testim morën pjesë 20 nxënës nga vitet e 3-ta  dhe të 4-ta, të cilët mund të marrin diplomën austriake të gjuhës për të rinjë.

Testi zgjati gjithsej 150 minuta dhe ishte i ndarë në këto pjesë: 90 minuta test leximi, 30 minuta test dëgjimi dhe 30 minuta test shkrimi.

Nga kjo provë do të dalin konkluzione të rëndësishme për grupin organizator të testit prandaj i falenderojmë përzemërsisht të gjithë nxënësit që morën pjesë.

Falenderojmë përzemërsisht edhe zv.Drejtoren Sidita Bazhdari dhe Z. Manfred Tagini për mbështetjen gjatë procedurave të testimit.

Markus Offner

 

Inaugurimi i bibliotekës së shkollës

Pas një pune disa mujore me datë 22.02.2013 u inaugurua biblioteka e shkollës. Së bashku me gjithë stafin pedagogjik morën pjesë në këtë festë edhe zonja Julita Serreqi, Inspektore pranë drejtorisë arsimore Shkodër për shkollat profesionale dhe zoti Leqejza, Konsulli Nderi i Austrisë. Së bashku me Drejtoren e shkollës, zonjën Gerlinde Tagini, prenë zyrtarisht shiritin e inaugurimit të bibliotekës.

Biblioteka e re do të jetë e hapur çdo ditë gjatë pushimit të drekës dhe një herë në javë do përdoret nga mësuesit e gjermanishtes Margit Herta, Rotraud Schrempf-Morawetz dhe Markus si mjet i medodës „Mësim i hapur“ me nxënësit e klasave të 8-ta.

Një falenderim i madh për mbështetjen e idesë „Biblioteka e re“ shkon për Drejtoren Gerlinde Tagini, koleget dhe kolegët  Manfred Tagini,  Brilanda Fishta, Rotraud Schrempf-Morawetz, Anita Aigner dhe Markus Offner. Një falenderim edhe për kolegët teknikë  Wolfram Dünser, Nushi Faik dhe Welat Abdall.

Anita Aigner, Rotraud Schrempf-Morawetz, Manfred Tagini dhe Markus Offner