Monthly Archives: March 2013

GEZUAR PASHKET!

Preznatimi i shkollës sonë përreth Shkodrës

Me datë 21 Mars 2013 ne bëmë disa vizita në disa shkolla të rrethit Shkodër. Edhe në këtë rast patëm lejen nga Drejtoresha e DAR në Shkodër, Atrida Ferketi dhe nga Zyrat Arsimore në rrethe. Manfred Tagini dhe dy nxënëset Xheronina Rrotani (2b, nga Bushati) dhe Orsola Simoni (2a, nga Vau i Dejes) prezatuan shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare në Rrenc, Guri i Zi, Juban, Vukatanë und Kuç dhe të dorëzonin ftesat për „Ditën e Dyerve të Hapura“.

Manfred Tagini

Prezantimi i shkollës në Lezhë dhe në Zadrimë

Me datën 20 Mars 2013 patëm mundësi, falë ndërmjetësimit të Drejtorive Arsimore në Lezhë dhe në Shkodër që të prezantojmë shkollën tonë në disa shkolla të rrethit të Lezhës dhe të Shkodrës. Manfred Tagini dhe dy nxënësit Donald Gjeloshi (klasa 9b, nga Lezha) dhe Marina Simoni (klasa 2a, nga Vau i Dejes) prezantuan shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare „Besëlidhja“, „Gjergj Kastrioti“, „Gjergj Fishta“ dhe „Kosova“ (të gjitha në Lezhë) si dhe në shkollat 9-vjeçare në Blinisht, Vau i Dejes, Mjedë dhe Shelqet si dhe dorëzuam ftesat për „Ditën e Dyerve të Hapura“.

Manfred Tagini

Prezantimi i Shkollës Austriake në rrethin e Malësisë së Madhe

Më 19 Mars 2013 me ndërmjetësim të Sulejman Duli, Zyra Arsimore Koplik, patëm mundësi të prezantojmë shkollën tonë në shumë vende në Malësinë e Madhe. Manfred Tagini me dy nxënëse, Sidorela Lulaj (klasa 3b, nga Kopliku) dhe Anisa Dukaj (3b, nga Grizha), prezantuan si vitin e kaluar, shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare në Gruemirë, Vrakë, Grizhë, Koplik i Sipërm dhe në shkollën Abdyl Bajraktari në Koplik.

Manfred Tagini

Gjuha gjermane si lëndë në shkollat në Shkodër

Që nga viti shkollor 2012/2013 ofrohet në dy shkolla 9-vjeçare në Shkodër si gjuhë e huaj e dytë përveç gjuhës angleze edhe gjuha gjermane. Në shkollën 9-vjeçare „Branko Kadija“ lëndën „Gjuhë Gjermane“ e jep Nikolina Guri kurse në shkollën 9-vjeçare„Salo Halili“ Alban Volumi. Këtë vit shkollor gjuha gjermane do të zhvillohet në klasat e 3 deri në klasat e 5 me nga dy orë në javë , kurse vitin e ardhshëm shkollor do të ofrohet nga klasa e 3 deri në klasaën e 6 . Për ne është një kënaqësi e madhe që gjuha gjermane ofrohet në dy shkolla 9-vjeçare. Gjatë këtij viti shkollor ne i kemi vizituar shpesh këto shkolla. Me datë 12 dhe 13 Mars mund të shihja konkretisht përparimin e nxënësve të vegjël në të dyja shkollat. Si shkollë Austriake e shohim si detyrim edhe në të ardhmen që të mbështesim sa më shumë mësimdhënien e gjuhës gjermane. Ne i ndihmuam mësuesit e gjermanishtes në këto dy shkolla me materiale mësimorë.
Manfred Tagini

Nxënësja Liana Shpani korr sërish sukses në olimpiadën e Matematikës

Pasi nxënësja jonë, Liana Shpani (klasa 9a) mori pjesë në Qeshor të vitit 2012 në Junior Balkan Mathematic Olympiad (JBMO ) në Veria, Greqi, ku zuri vendin e tretë dhe mori medaljen e bronzit në kategorinë e tij (shih artikullin e 15 Tetori 2012 të faqes sonë zyrtare), korri Liana sërish sukses: Në olimpiadën e matematikës të këtij viti shkollor Liana zuri vendin e parë midis klasave të 9 në të gjithë Shqipërinë si dhe konkurroi me nxënës të klasave të 10, ku zuri vendin e 5 shumë të respektuar. Drejtore Direktorin Gerlinde Tagini dhe nëndrejtore Sidita Bazhdari e përgëzuan Lianën me datë 15 Mars për këtë sukses të madh.

Gerlinde Tagini

Konferenca “Siguria në qarkullimin rrugor”

Të Enjten më 07.03.2013 përfaqësuan mësuesit Christoph Schratt dhe Michael Maschek së bashku me nxënësen Amanda Ymeraj (4b) si dhe nxënësin Rei Ymeraj (3b) Shkollën Austriake në një aktivitet me rëndësi mbarëkombëtare, zhvilluar në Universitetin Polis në Tiranë me temë “Siguria në qarkullimin rrugor”. Përveç presidentit të vendit, Z. Bujar Nishani dhe ministrit të rendit Sokol Olldashi ishin të ftuar edhe ekspertë të shumtë nga Austria si: Armin Kaltenegger (Kuratoriumi për sigurinë në qarkullimin rrugor) ose Profesor Hauger (Universiteti Teknik Vjenë). Përfaqësia nga shkolla jonë mori informacione mbi situatën aktuale në rrugët e Shqipërisë dhe lidhi kontakte të rëndësishëm. Ky aktivitet ishte shumë i rëndësishëm për shkollën , pasi rritja e sigurisë në qarkullimin rrugor shërben mbrojtjes së të mirës sonë më të madhe , pra të nxënëseve dhe nxënësve tanë.

Michael Maschek dhe Christoph Schratt

Dita e dyerve të hapura

Dita e dyerve të hapura – 04.04.2013 – 15:00

U publikua numri i ri nga rradha e botimeve të Shkollës Austriake

Numri ynë i ri „Durch Albanien” (Përmes Shqipërisë) e ka rritur rradhën e shkrimeve të shkollës Austriake në numrin shtatë. Në 1913, pak pas shpalljes së pavarësisë së vendit u publikua nga Lovro Mihačević. Ai ishte famulltar nga 1886 deri 1893 në Troshan në fushën e Zadrimës, në Veriun e Shqipërisë. Nga 1906 deri 1909/1910 provincial i i parë i provincës shqiptare të ristrukturuar të urdhërit franciskan me vendndodhje në Shkodër. Mihačević ishte një njohës i mirë i vendit dhe në pjesën e parë të veprës përshkruan një pamje të shumanëshme të zonës ku banonte, që nga doket dhe zakonet e deri tek zhvillimi i saj ekonomik e fetar. Në pjesën e dytë autori përshkruan udhëtimet që ndërmori në funksionin e tij si provincial i urdhërit në 1907, të cilët e dërguan deri në Greqinë, Maqedoninë e Kosovën e sotme. Vepra nuk është konceptuar si punim shkencor por flet me transparencë dhe me shumë dashuri për vendin. „Durch Albanien“ ka 140 faqe dhe është vëllimi më i madh deri më sot. Ai kushton 900 Lek (ose 7 €) dhe mund të blihet në shkollë.

Janë publikuar:
Në gjuhën gjermane:
Nr. 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Shkurt 2010 (56 faqe, 500 Lek / 4 €)
Nr. 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); Mars 2010 (88 Seiten, 600 Lek / 4,50 €)
Nr. 4: Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenheit und Skutari und sein Gebiet im Mittelalter; Tetor 2010 (60 faqe, 500 Lek / 4 €)
Nr. 5: Maximilian Lambertz: Zwischen Drin und Vojusa. Märchen aus Albanien; Shkurt 2012 (76 faqe, 600 Lek / 4,50 €)
Nr. 6: Karl Steinmetz: Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens (1904); Tetor 2012 (62 faqe, 500 Lek / 4 €)

Në gjuhën shqipe:
Nr. 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907); Prill 2010 (56 faqe, 500 Lek / 4 €)

Manfred Tagini

Vizita e kolonel Thomas Blaich-KFOR

Kolonel Thomas Blaich, me detyre ne KFOR Prishtine, me 6 mars vizitoi shkollen Austriake „Peter Mahringer“. Iniciative kjo nga mesuesi yne Michael Machek. Pas disa shkembime mendimesh ne drejtori dhe pas nje prezantimi te shkolles te realizuar nga Greta Makaj dhe Rei Ymeraj, klasa e 3b, kolonel Blaich tregoi perpara nxenesve te klasave te ndryshme mbi aktivitetin e tij ne KFOR si dhe arsimimin e tij, arsimim i cili ka filluar nga shkolla e mesme austriake per teknologji informacioni, me universitetit Leoben per ta drejtuar tek KFOR.

Gerlinde Tagini