Monthly Archives: February 2013

Mensa e re e shkollës

Që me datën 25 Shkurt 2013  për mensën e shkollës do të gatuajë Anton Bazhdari. Shpresojmë që të kemi ushqim të mirë dhe i urojmë Tonit shumë sukses në punën e tij!

 

Manfred Tagini

Vizitë në shkollë e lektores amerikane znj. Marg Cavanaugh

Në fund të semestrit të parë, vizituan Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ znj.Marg Cavanaugh, lektore amerikane në departamentin e Anglistikës të Universitetit të Shkodrës dhe dy mësuese shqiptare të gjuhës angleze nga „Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja Shejnaze Juka“ në Shkodër.
Greta Makaj, Raela Salja dhe Rei Ymeraj, nxënës të klasës 3b, kishin përgatitur një përshkrim të shkollës në gjuhën angleze. Më pas nxënësit shkëmbyen mendime me lektoren.

Sidita Bazhdari

University of New York Tirana

Nëndrejtore znj. Mimoza Pashko dhe profesore e profesorë në „University of New York Tiranë“ bënë një vizitë në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër.  Gjatë një aktiviteti të përbashkët u bë e mundur që nxënësit e vitit të 4 dhe të 5 të njihnin programin studimor dhe kushtet e ndjekjes së studimeve të larta në UNYT. Nxënëse dhe nxënës nga klasa 3B, Greta Makaj, Raela Salja dhe Rei Ymeraj bënë një prezantim të shkollës sonë.