Monthly Archives: December 2012

Takimi i koordinatorëve të PQM në VJenë

Si vitin e kaluar edhe këtë vit u zhvillua në Vjenë (më 11 dhe 12 dhjetor 2012) një seminar për koordinatorët dhe për anëtarët e grupeve drejtues të shkollave austriake jashtë Austrisë . Nga shkolla jonë ishin prezentë në këtë seminar Brilanda Fishta dhe Manfred Tagini. Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM) është një proçes për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies, proçes i cili zbatohet në gjitha shkollat në Austri dhe në shkollat Austriake jashtë Asutrisë. Pjesëmarrësit nga Praga, Budapesti, Stambolli, Guatemala dhe Shkodra u angazhuan me temëm „Metoda të vlerësimit“, pra me mundësinë për të drejtuar vetë proçesin e zhvillimit shkollor. Ditën e dytë të seminarit ishin në fokus shëmbimi ekperincave midis përfaqesuesve të shkollave të ndryshme. Falenderojmë Ministirinë Austriake të Arsimit, Artit dhe Kulturës për organizimin e këtij takimi.

Manfred Tagini, Brilanda Fishta

Foto