Monthly Archives: November 2012

Urime !

Urojmë të gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Drejtore

Gerlinde Tagini

Foto

Seminare

Foto

Falenderojmë përzemërsisht AV Dr. Gerhard Hager, seksionin përgjegjës për ne të Arsimit Profesional si dhe seksionin IA/6 në Ministrinë e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë, të cilët organizuan këtë seminar në kuadër të projektit të zhvillimit të cilësisë së mësimdhënies në Shkollat Austriake jashtë Austrisë.

Microsoft Tirana ne shkollen austriake

Foto

Festa e shkollës me rastin e „100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë“ më 16.11.2012

Me rastin e kësaj ngjarjeje historike 28.11.1912, ku Shqipëria u shpall e pavarur, Shkolla Austriake nën drejtimin e mësueses së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Irma Memçaj dhe me ndihmën e shumë kolegeve dhe kolegëve tjerë organizoi një aktivitet shkollor më 16.11.2012 në sallën e katedrales në Shkodër. Pika kulmore programit ishte teatri i poezive, realizuar nga regjizori Agron Dizdari së bashku me nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë. Pati dhe shumë pjesë muzikore dhe kërcime nga nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë, të cilët krijuan një atmosferë shumë të këndshme. Patëm të ftuar të veçantë nga Zagora, nga Qëndra kulturore e Fëmijëve në Koplik, me të cilën shkolla jonë bashkëpunon prej shumë kohësh. Ato e zbukuruan programin tonë me vallëzime dhe këndime tipike të shoqëruara me lahutë.

Falenderojmë drejtoren e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër , znj. Atrida Ferketi, e cila me rastin e festave organizoi „ Dhënien e stafetës” në të gjitha shkollat e Shkodrës. Në kuadër të saj gjimnazi „Atë Pjëter Meshkalla“ i dorëzoi me një festë shumë të bukur stafetën Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ , e cila me datë 16.11.2012 ia dorëzoi shkollës „Maria Ndihmëtare“.

Përgëzime për organizatorët!

Gerlinde Tagini

Foto

Projekti „Retrospektive historike: „Kampet e punës së detyruar në kohën e komunizmit“

Ky projekt u realizua nga Komisioni shqiptar për drejtësi dhe paqe në bashkëpunim me fondacionin Maximilian-Kolbe dhe Renovabis. Në kuadër të këtij projekti, mësuesja e historisë në shkollë tonë, Fjorela Tahiri, bëri një prezantim dhe më pas u shfaq një film rreth kampit të punës së detyruar në Spaç. Me datën 5.11.2012 nxënëset dhe nxënësit e klasave të 3 dhe 4 patën mundësi të flisnin me ish punëtorë, të cilët i kanë mbijetuar kampit të punës së detyruar në Spaç. Më datë 8.11.2012 nxënëset dhe nxënësit tanë vizituan kampin e punës së detyruar në Spaç të drejtuar nga Komisioni shqiptar për drejtësi dhe paqe dhe mundën të krijonin një koncept të kampit të atëhershëm të punës së detyruar.

Në funksionin e drejtores së Shkollës Austriake falendoroj organizatorët dhe ish punëtorët e kampit të punës së detyruar për këtë iniciativë.

Gerlinde Tagini

Foto

9ax – Story writing project

Step 1: Write a 50-word-story. 

Include: message – Ferris wheel – Pizza Margarita

Step 2: Redistribution of corrected texts. Students continue their work using a text written by one of their classmates.

Step 3: Expand the story to 100 words.

Include: Egyptian mummy – bump – car park

The team: Alba Dervishi – Lidia Lufi – Dardan Elbasani – Jona Aliku – Erlind Boriçi – Elefteria Dardeli – Alis Draçini – Edona Halilaj – Gledis Hamzi – Endrin Hoti – Riad Isufi – Uvejs Sokoli – Endri Burgaj

The judges: the teachers of our school

The winners:

1. Alba Dervishi: A crazy BAD idea

It was Saturday night, I was home alone and very bored. I decided to do something crazy. I robbed a supermarket, ate a big Pizza Margarita and went to the Ferris wheel. But, unfortunately, the police were after me.So I went to the History Museum and decided to disguise myself as an Egyptian mummy, using the toilet paper. Then, covered in toilet paper up to my eyes, I went to the car park. While I was driving back home a van bumped into my car and caused a big dent. The police arrested me. Then my dad came, paid a fine, and I was finally released.

2. Lidia Lufi: 100-word-story

Herris messaged his girlfriend. He wrote, “I want to go to the Ferris wheel.“ Herris and his girlfriend met at the bar near his house. On their way there a big van caused a bump on the backside of their car, but they still stopped to buy a Pizza Margarita as they’d planned to. They had to wait until the pizza was ready. Fortunately, there was a car park, so they parked their car there. As if it hadn’t been bad enough, during the time they were waiting someone that looked like an Egyptian mummy stole the wheel from Herris’s car. So they couldn’t go to the Ferris wheel.

3. Dardan Elbasani: A day at the funpark

One night when my parents weren’t at home, my best friend sent me a message. She told me that her parents were out for a while and we could go to a funpark. I decided to go. The car park was full, so we had to park the car in a really tight space. When I looked at the back of the car I saw a bump. The funpark was full because of a new ride called “Egyptian mummy“. We waited for 4 hours to get onto it. It was worth it. Then we tried the Ferris wheel and ate Pizza Margarita.

Brigitte Grabner

Foto

Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ mikpritëse për konferencën e 12-të të mësuesave të gjuhës gjermane.

Më 27 dhe 28 tetor u zhvillua në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ konferenca e 12-të e Shoqatës Shqiptare të Mësuesave të Gjermanishtes. Në këtë aktivitet me temë „Impulse për një formim me baza të reja të mësuesave“, morën pjesë mbi 60 kolege dhe kolegë nga Shqipëria dhe vendet fqinje.

Si fillim të gjithë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit u përshëndetën nga znj. Drejtoreshë Tagini, e cila bëri një prezantimi rreth Shkollës Austriake. Pas kësaj vijoi programi i paradites me tre referatë interesantë rreth mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj së bashku me diskutim përmbyllës. Pas pushimit të drekës u prezantuan dy libra të rinj për mësimdhënien e gjuhës gjermane „Menschen“ dhe „Sicher“. Në fund u ofruan 4 Workshopë me temat në vijim: „Dëgjimi dhe kuptimi

]i teksteve në gjermanisht“ (Ivana Ajayi), „Gjuha gjermane në profesion „ (Manfred Tagini), „Shkrimi me shkonja kapitale në gjuhën shqipe dhe gjermane“. (Bashkim Toska) dhe“ E-Learning“ (Anita Aigner). Pas diskumit përmbyllës pjesëmarrësit u ftuan në një darkë.

Të dielën vijoi një program kulturor për pjesëmarrësit nga rrethet, në organizimin e të cilit ndihmuan poashtu kolege dhe kolegë nga Shkolla Austriake.

Dëgjuesit e radios në Austri patën mundësi që të dëgjojnë në stacionin radiofonik“ Ö1“ një reportazh rreth kësaj konference nga Christian Wehrschütz, korrespontent në Ballkan i Radiotelevizionit Publik Austriak (ORF).

Falenderojmë të gjithë koleget dhe kolegët e shkollës austriake me në krye Inge Bosina, të cilët ndihmuan në anën organizative. Falenderojmë gjithashtu për ndihmën nxënëset: Sonila Halluni (4a), Greta Makaj (3b) dhe Amela Mraja (3b) si dhe dhe nxënësit e klasës 3a: Ormir Gjurgjej, Senad Hasani, Erald Hoxha dhe Klest Kasmi për suportin teknik.

Eshtë hera e dytë që nga tetori i viti 2002, që konferenca e mësuesave të gjuhës gjermane zhvillohet në Shkodër. Është një nder i madh për Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ të ishte këtë vit mikpritëse e kësaj konference.

Manfred Tagini dhe Markus Offner

Foto

Familja Mahringer viziton Shkollën Austriake

Më 29.10.2012 vizituan Shkollën Austriake Znj.Elisabeth Mahringer dhe Dr. Paul Mahringer. Elisabeth Mahringer, e veja e Peter Mahringer dhe Dr. Paul Mahringer, njëri nga djemtë e tij, ishin të pranishëm në festën e shkollës, të organizuar më 26 tetor me rastin e Festën Kombëtare të Austrisë (shihni artikullin kushtuar festës kombëtare). Pasi bënë vizitë në një klasë, drejtoresha Gerlinde Tagini, falenderoi të dy për mbështetjen dhënë shkollës që në vitet e kaluara dhe shprehi gezimin e saj për praninë e znj. Mahringer për herë të dytë në Shkodër që nga inagurimi i ndërtesës së re të shkollës në vitin 2008.

Manfred Tagini

Foto

Kryqi i kuq

Me datë 22.10.2012 Kryqi i Kuq Shqiptar me rastin e „Ditës Botërore kundër Urisë“, organizoi një aktsion në shkollën tonë për të mbledhur ndihma për njerëzit në nevojë . U mblodhën rroba dhe këpucë dhe një sasi parash. Shkolla falenderon të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre.

Gerlinde Tagini

Foto

Eksperti nga GIZ, Zoti Reidenbach viziton shkollën austriake

Të martën më, 30.10.2012, vizitoi Rainer Reidenbach nga „Deutschen Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit“ („Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar“) (GIZ) Shkollën Austriake. Reidenbach është i angazhuar me ndërtimin e shkollës profesionale në Kamzë.

Gerlinde Tagini

Foto