Monthly Archives: October 2012

„100 vjet marrëdhënie Shqipëri-Austri“

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u mbajt me datat 16-19 Tetor në Tiranë konferenca me titull „Marrëdhëniet austriako-shqiptare“ , e cila u organizua nga „Austrian Society in Albania“ (ASA). Në këtë takim ishin të pranishëm shumë personalitete, ndër të tjerë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe Erhard Busek, ish zv/ kryeministër i Austrisë, president i institutit për rajonin e Danubit dhe Europës Qëndrore dhe president i forumit Alpbach. Në ditën e parë të saj u hap një ekspozitë me vepra të artistëve austriakë. 

Dita e dytë e këtij takimi iu dedikua ekonomisë. Nga pala shqiptare ishin të pranishëm, ndër të tjerë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Ministri për Inovacion Genc Pollo, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, zv/Ministri i ekonomisë Eno Bozdo dhe zv/Ministri i financave Nezir Haldedaj dhe Albert Rakipi (Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare), ndërsa nga pala austriake ishin të pranishëm përveç përfaqesuesve të shumtë nga kompanitë austriake në Shqipëri edhe Ambasadori i Republikës Federale të Austrisë në Shqipëri Florian Raunig, Dr. Erhard Busek dhe zv/presidenti i Dhomës së Ekonomisë Austriake Richard Schenz. Në ditën e tretë në fokus të këtij takimi qëndroi zhvillimi i qytetit dhe arkitekturës. Në ditën e katërt në program ishte një simpozium shkencor në Akademinë e Arteve në kudër të „100 vjet marrëdhënie Shqipëri- Austri“. Së bashku me Manfred Tagini referoi dhe një përfaqësues i Shkollës Austriake mbi politikat arsimore të Monarkisë Austro-Hungareze në Shqipëri nga mesi i shek. XIX deri në vitin 1918. Konferenca u hap nga Ministri i Arsimit Tafaj, përveç Ministrit Pollo, ishin të pranishëm edhe shumë historianë.

Prania në këtë konferencë e kaq shumë personaliteteve nga politika, ekonomia dhe shkenca ishte një tregues i marrëdhënieve intensive, miqësore midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Foto

Aktiviteti „ Austria lexon“ 2012

Tashmë për të shtattën herë rradhazi u organizua nga Biblioteka Austriake Shkodër në bashkëpunim me Institutin e Gjermanistikës të Universitetit të Shkodrës, Konsullatën e Nderit të Austrisë në Shkodër dhe Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ aktiviteti „ Vendtakimi kulturë-Austria lexon“.

Aktivitetin së pari e përshëndeti Oriona Zylja (Biblioteka Austriake Shkodër), më pas vijoi përshëndetja nga Alida Luka (Drejtore e Bibliotekës Universitare Shkodër), Sigrid Kodym (Konsulle në Ambasadën Austriake Tiranë), Gjergj Leqejza (Konsull i Nderit të Austrisë në Shkodër) dhe Gerlinde Tagini (Drejtore e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“). Programi vijoi me prezatime, ndër të tjera nga Departamenti i Gjermanistikës i Universitetit të Shkodrës, Biblioteka Austriake Shkodër dhe Shkolla Austriake.

Nga Shkolla Austriake ishin përgatitur gjithsej katër prezantime: u recituan dy poezi nga Iris Bekteshi (klasa 4b) dhe Denada Bimi (klasa 3b), më pas treguan Denada Bimi (klasa 3b), Amela Mraja (klasa 3b) dhe Gledion Sala (klasa 3b) rreth udhëtimit tyre në Austri. Manfred Tagini mbajti një referat mbi poltikat arsimore të Autro-Hungarisë nga vitet 1856 deri 1918 në Shkodër dhe në fund paraqiti para publikut botimin më të ri nga rradha e shkrimeve të Shkollës Austriake- ribotim i përshkrimeve të udhëtimeve të Karl Steinmetz i vitit 1904 me titull „Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens“ (“Një udhëtim në trevat malore të Shqipërisë së Veriut“). Koktejli i financuar nga konsulli i Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza mbylli këtë aktitvitet të bukur edhe për dhe këtë vit.

„Austria lexon“ është shndërruar në një aktivitet të përvitshëm i institucioneve gjermanishtfolës në Shkodër. Falenderojmë organizatorët e aktivitetit, para së gjithash Oriona Zylja dhe Alida Luka dhe shpresojmë që të kemi kontribuar edhe këtë vit në përmbushjen e qëllimit të „Austria lexon“.

Gerlinde Tagini

Foto

Vizitë në shkollën tonë e Konsullit të Nderit së Austrisë Gjergj Leqejza dhe Viktor Tushaj (Kryebashkiaku i Lezhës)

Me datë 8 tetor 2012 vizituan shkollën konsulli i Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza dhe kyetari i Bashkisë së Lezhës , Viktor Tushaj. Pas një prezantimi të shkollës me Powerpoint të përgatitur nga Greta Makaj, Anisa Dukaj dhe Gledion Sala (të gjithë nga klasa e 3b) vijoi një vizitë në ambjentet e shkollës dhe së fundmi një bisesë në drejtori. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Tushaj, i cili tregoi mjaft interes në prolin e shkollës sonë, theksoi dëshirën e tij për të pashur më shumë kontakte me Shkollën Austriake„Peter Mahringer“. Drejtoresha, Gerlinde Tagini, shprehu dëshirë të madhe për të zgjeruar marrëdhëniet e shkollës në rrethin e Lezhës.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

Foto

Vizitë e kryetarit të komunës së Kelmendit, Gjeto Dukaj

Më 11 tetor 2012, me ftesë të drejtores së shkollës, bëri një vizitë në Shkollën Austriake kryetari i komunës Kelmend, Gjeto Dukaj. Fillimisht u njoh me ambjentet e shkollës dhe më pas vijoi një bisedë në drejtori. Në fund ishte e mundur që të bisedonte edhe me tri nxënëset nga Vukël, komuna Këlmend, që mësojnë në shkollën tonë.

Manfred Tagini

Foto

Liana Shpani –Olimpiada ballkanase në matematikë

Nxënësja jonë, Liana Shpani (sot ne klase 9a) mori pjesë në Junior Balkan Mathematic Olympiad (JBMO ) për klasat e nënta, mosha deri 15,5 vjec, të zhvilluar në 25-29 Qershor në Veria të Greqisë si anëtare e ekipit shqiptar prej 6 (gjashtë) pjesëtarësh ku dhe u vleresua me cmim të tretë (Medalje Bronxi ). 

Nga Shkodra ishte vetem Liana që fitoi, nga Shqiperia u morën dy medalje, çmime.

Shkolla përgëzon Lianën për këtë arrittje të madhe!

Gerlinde Tagini

Foto

Vizitë nga Günther Rozenits, kolonel i shtabit të përgjithshëm

Më 11 Tetor 2012 bëri një vizitë në Shkollën Austriake koloneli shtabit të përgjithshëm, drejtues i akademisë për paqe dhe siguri në Europë si dhe president i shoqatës së të rënëve në luftë për Austrinë e Sipërme. Me rastin 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, koloneli Rozenits ishte më 10 Tetor në kongresin historiko-ushtarak në Tiranë dhe mbajti një referat me temë „ Kontributi i Austrisë për lindjen dhe zhvillimin e Shqipërisë“ . Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri koloneli Rozenits vizitoi edhe shkollën tonë. Drejtoresha i prezantoi ambjentet e shkollës dhe më pas vijoi një bisedë në drejtori.

Gerlinde Tagini

Foto

Doli libri i vitit shkollor 2011/2012 i Shkollës Austriake

Me 10 Tetor 2012 u publikua libri i vitit shkollor 2011/2012 i Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ Shkodër. Ai përmbledh aktivitetet më të rëndësishëm të vitit të kaluar shkollor, është i pajisur me fotografi të shumta, përmban 130 faqe dhe kushton 900 Lek / 7 Euro (nxënësit e shkollës sonë mund ta blejnë librin vjetor me një çmim prej 700 Lek ). Libri mund të blihet që sot në sekretarinë e shkollës.

Gerlinde Tagini

Foto

Dita e projektit 9a, 9b, 4a

Klasa e 9a (mësuese kujdestare Margit Herta), 9b (Manfred Tagini) dhe 4a (Manfred Tagini) u nisën më 27 Shtator për në Tiranë me autobusin më të madh që ekziston, autobusin 50 vendësh . Pika e parë e programit ishte teleferiku që të çon në Dajt dhe më pas shkuam në qendrën tregtare TEG. Të lodhur, por shumë të gëzuar u kthyem në darkë në orën 19:30 në Shkodër.

Margit Herta, Manfred Tagini

Foto

Kurset e Gjuhës Gjermane në Koplik

Edhe këtë vit shkollor zhvillohen kurse të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare „Abdyl Bajraktari“ në Koplik. Për herë të parë këtë kurs e frekuenton dhe një nxënëse nga Reçi (Komuna Shkrel). Ashtu si tre vitet e kaluar shkollor, edhe këtë vit ato do të drejtohen nga Skender Curraj. Drejtues i këtij projekti, i cili u nis nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ dhe financohet nga Shoqata Austri-Shqipëri, është Manfred Tagini.

Manfred Tagini

Foto

Doli botimi i ri nga shkrimet e Shkollës Austriake

Si botim i gjashtë nga rradha e shkrimeve të Shkollës Austriake u botua një vëllim nga Karl Steinmetz. Titulli është “Një Udhëtim përmes trevave të Malësisë së Shqipërisë së Sipërme“ dhe u publikua në Sarajevë në 1904. Libri është përshkrimi i një udhëtimi bërë disa vite para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe dokumenton një shëtitje në këmbë e autorit Steinmetz në Shipërinë e Veriut. Publikimi i gjashtë nga rradha e shkrimeve të Shkollës Austriake përmban 62 faqe, kushton 500 Lek (ose 4 €) dhe kushdo mund ta blejë tek shkolla.

Tashmë publikuar në gjuhën gjermane janë:

Nr. 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Februar 2010 (56 faqe, 500 Lek / 4 €)

Nr. 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); März 2010 (88 faqe, 600 Lek / 4,50 €)

Nr. 4: Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenheit und Skutari und sein Gebiet im Mittelalter; Oktober 2010 (60 faqe, 500 Lek / 4 €)

Nr. 5: Maximilian Lambertz: Zwischen Drin und Vojusa. Märchen aus Albanien; Februar 2012 (76 faqe, 600 Lek / 4,50 €)

Në gjuhën shqipe:

Nr. 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907); Prill 2010 (56 faqe, 500 Lek / 4 €)

Manfred Tagini

Foto