Monthly Archives: September 2012

26 Shtatori – Dita europiane e gjuhëve të huaja

Në vitin 2011 „Viti europian i gjuhëve“, për ti dhënë rëndësi e veçantë vlerës së gjuhëve dhe kulturave dhe për të ruajtur trashëgiminë e 200 gjuhëve europiane, u caktua nga Këshilli i Europës dhe nga Bashkimi Europian „ Dita europiane e gjuhëve të huaja“.

Përmes aktiviteteve informative sensibilizohet publiku i gjerë në gjithë Europën për shumëllojshmërinë gjuhësore në kontinentin tonë dhe apelohet që ajo të kurohet dhe të mësohen gjuhë të huaja.

Me rastin e „Ditës europiane të gjuhëve të huaja“ nxënëset dhe nxënësit e klasës 3a ishin të pranishëm në një aktivitet informativ në EUIC Shkodër, zyrën e Informacionit të Bashkimit

Europian, dhe patën mundësi të fitonin njohuri mbi shumëllojshmërinë gjuhësore të Europës.

Shkolla Austriake në Shkodër falenderon përzemërsisht drejtorin e Zyrës së Informacionit të Bashkimit Europian, Z. Ermir Hoti, për ftesën në këtë aktivitet informues, zhvilluar në ambientet e EUIC/së me rastin e „Ditës europiane të gjuhëve të huaja“.

Markus Offner dhe Manfred Tagini

Foto

Vizitë në arkivin“Marubi“ dhe në Konsullatën e Nderit së Austrisë

Më 25 Shtator 2012, mësueset dhe mësuesit e shkollës „Peter Mahringer“ bënë një vizitë në fototekën kombëtare Marubi, e njohur dhe si arkivi fotografik më i rëndësishëm në Ballkan. Pas një prezantimi të drejtorit të arkivit Marubi, Luçjan Bedeni, patëm mundësi të shohim ekspozitën me fotografi, e cila mundëson një vizion të gjerë në historinë e Shqipërisë. Më pas vijoi një vizitë në Konsullatën e Nderit së Austrisë në Shkodër, ku u pritëm nga konsulli i nderit, z. Leqejza dhe asistentja e tij Edina Paleviq. Ata na parashtuan punën e përditshme në një konsullatë. Në vijim mësueset dhe mësuesit e shkollës a akomoduan në një nga lokalet e qytetit për të shkëmbyer disa fjalë.

Informacione të mëtejshëm:

http://www.shkoder.net/foto/foto_mf.htm

http://www.shkodra-honorarkonsulat.com/kontakto.html

Gerlinde dhe Manfred Tagini

Foto

Shkolla uron Amela Mraja per bursen nje-mujore ne Gjermani

Edhe vitin shkollor te kaluar, shkolla austriake “Peter Mahringer“ ka mundur te arrije nje sukses ne olimpiaden e gjermanishtes me 17 Mars 2012: tre pjesemarreset e shkolles tone Orsela Dervishi, Ruama Shala dhe Amela Mraja, arriten te gjitha rezultate te shkelqyera. Me nje paraqitje te shkelqyer fitoi madje Amela Mraja nje burse nga PAD per nje qendrim nje-mujor ne Gjermani (shiko faqen e dates 20 Mars 2012). Qendrimi ishte nga mesi i gushtit deri ne mesin e shtatorit 2012 -me poshte dokumentojme raportin e Ameles ne lidhje me qendrimin e saj ne Gjermani. Shkolla austriake „Peter Mahringer“ eshte veçanërisht e kenaqur qe pas Arlindes (tani 5b) ne vitin shkollor 2010-2011, shkolla jone per te dyten here nxjerr nje fitues ne olimpiaden e gjermanishtes si dhe uron Amelen edhe nje here per suksesin e saj.

Manfred Tagini

Raport mbi qendrimin tim ne Gjermani

Nje muaj, 30 dite. Kaq zgjati endrra ime. Tani çdo gje ka kaluar. Kaq shpejt. Po si filloi gjithcka? – kete do tua them tani. Ne fillim nuk dija asgje per PAD dhe kete program shkembimi te nxenesve. Nje dite erdhi nje lajm ne shkollen time per nje olimipiade gjermanishteje ne Tirane. Dhe 2 me te miret e shkolles time do te niseshin per ne Tirane per te vazhduar me tej dhe ne fund do te jepej nje çmim. Nuk e dija per çfare çmimi behej fjale. Nga shkolla ime u rregjistruan 8 persona. Ne beme nje provim dhe une bashke me nje vajze tjeter fituam. Disa dite me vone u nisem per ne Tirane. Ne Tirane duhej te benim edhe nje provim tjeter, nga rrezultatet e te cilit do te zgjidheshin 4 persona qe do te shkonin ne Gjermani. Dhe une isha nje prej atyre 4 personave. Me 11. gusht u nisem me bashke 3 nxenes te tjere shqiptare nga Tirana per ne Mynih. Pastaj duhej te fluturonim edhe nje here nga Mynihu ne Köln. Fluturimi ishte shume i rehatshem. Bonn dhe Köln ishin ndalesa jone e pare. Ditet e para ishin per mua te çuditshme. Njerez te rinj, kulture e re, gjithmone te flasesh ne gjermanisht etj. Por nuk kaloi shume kohe dhe une u miqesova shume shpejt me njerez te shteteve te ndryshme. Shoqeruesit e udhetimit tone ishin shume te dashur dhe komunikues. Kur ne nuk kuptonim diçka ato na e shpjegonin. Ne Bonn ne beme nje loje ne qytet, ne menyre qe te njihnim me mire qytetin dhe kjo me pelqeu shume. Ndalesa jone e dyte ishte Berlini. Ne udhetuam me tren nga qyteti Bonn e deri ne Berlin. Kjo zgjati 5 ore, por ne nuk e kemi ndjere fare, pasi gjithe kohes ishim te zene me diçka. Berlini eshte nje qytet i madh dhe shume i bukur. Ne Berlin kemi pasur shansin te shikojme Brandenbuger Tor dhe ajo ishte shume e bukur. Pas Berlinit vjen Mülheim. Nje qytet shume i vogel ne krahasim me Berlinin por gjithashtu shume i bukur. Ne Mülheim qendruam ne familje mikpritese. Familja ime ishte shume e dashur dhe shume miqesore. Une dhe “motra“ ime tek familja ku qendrova ishim gjithmone bashke dhe benim shume gjera bashke. Mua me la mbresa shume te mira Mülheim dhe njerezit aty ishin shume te dashur. Nje gje tjeter qe me pelqeu shume ishte shkolla dhe mesuesit atje. Ne Mülheim kemi pasur nje kujdestare qe ka ndermarre shume gjera me ne si p.sh udhetimi nga ne Münster dhe Xanten. Ndalesa jone e fundit ishte Mynihu. Ngjarja me e shenuar per mua ne Bayern, ishte undhetimi ne Zugspitze, mali me i larte ne Gjermani. Zugspitze ishte e mrekullueshme. Aty kishte edhe pak bore por nuk ishte shume ftohte. Cfare mua ne pergjithesi me la mbresa ishte: koha e lire, ne kemi pasur mjaftueshem kohe te lire ne menyre qe te shikonim edhe dicka vete. Edhe mbremja internacionale ishte e organizuar shume mire. Kishte edhe aktivitete te ndryshme si p.sh bowling. Une nuk kisha luajtur me pare bowling dhe kete e provova per here te pare ne Gjermani. Patinazhi gjithashtu ishte dicka shume e bukur. Edhe pse une nuk di te bej patinazh, e provova dhe me pelqeu shume. Ne shkuam njehere edhe ne karaoke, edhe kjo ishte shume super. Ne fillim nuk doja te kendoja por pastaj e kam provuar dhe ndjehesha si nje super star. Spreewald ishte gjithashtu shume i bukur. Ne udhetuam atje me nje varke (te ndare ne grupe). Me la mbresa gjithashtu festa e organizuar ne anije, ne Berlin. Te gjithe kercyem dhe ia kaluam shume bukur. Cfare mua nga ky udhetim i mrekullueshem do te me mungoje eshte grupi im 34 dhe shoqeruesit e udhetimit tone, qe gjithmone na thonin, kur ishim ne metro“ Kjo eshte linja jone PAD hyjme tani!!„

Ky udhetim ne Gjermani ishte per mua nje eksperience e mrekullueshme, qe nuk do ta harroj kurre! Une mendoj, qe ky udhetim eshte nje motivim i madh, per te mesuar gjermanisht me tej dhe per tu bere gjithmone e me i mire. Dhe si perfundim dua te them edhe nje gje: Faleminderit PAD!!!

Amela Mraja

Nxenese e shkolles Austriake „Peter Mahringer“

Shkoder

Foto

Dhënia e titullit të nderit shefit të seksionit Mag. Wolfgang Stelzmüller

Më 26.07.2012 ambasadori shqiptar në Austri, Dr. Vili Minarolli, i dha Z. Shef të Seksionif Mag. Wolfgang Stelzmüller një titull të lartë nderi si falenderim i Republikës së Shqipërisë për meritat për themelimin dhe ngritjen e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër. Ceremonia festive u zhvillua në ambjentet e Ambasadës Shqiptare në Vjenë në praninë e shumë personaliteteve, të cilët së bashku me z. Stelzmüller kanë kontribuar në ngritjen e shkollës dhe të cilët janë shumë të lidhur me shkollën dhe me Shqipërinë.

Edhe ne, Shkolla Austriake jashtë Austrisë „Peter Mahringer“, shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përgëzojmë për këtë titull nderi të merituar!

Dir. Mag. Gerlinde Tagini

Foto

Workshopi i menaxhimit të cilësisë pedagogjike

Që në javën e parë të këtij viti shkollor, më 6 dhe 7 Shtator 2012, u organizua në shkollë një Workshop për planifikimin e zhvillimit të shkollës. Ky Workshop u drejtua ashtu si vitet e kaluara nga Mag. Auguste Seidl, drejtore e Institutit për zhvillim dhe menaxhim shkollor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Steiermark në Graz. Kolektivi punoi në mënyrë intensive në pikat kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të Shkollës Austriake dhe gjithashtu hartoi masa për vitin e ardhshëm shkollor 2012/2013. Puna e vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë dhe zhvillim të mëtejshëm është bërë një përbërës thelbësor i sistemit shkollor austriak.

Falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit, e cila financoi aktivitetin për menaxhimin e cilësisë pedagogjike (PQM) dhe udhëheqësen e këtij aktiviteti, Mag. Auguste Seidl.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

Foto