Monthly Archives: June 2012

Orari i hapjes së shkollës gjatë pushimeve verore

Sekrataria është e hapur nga 02.07 deri 27.07.2012 dhe nga 13.08. deri 24.08.2012 nga ora 9:00 deri 12:00. Nga data 28.07 deri 12.08.2012 shkolla është e mbyllur.

I urojmë të gjithëve pushime të këndshme!

Foto

Festa e mbylljes së vitit shkollor

Festën tonë të mbylljes së vitit e organizuam me 20.06.2012, dhe patëm nderin të përshëndesim z. Florian Raunig, Ambasador i Austrisë në Shqipëri, z. Mag. Stelzmüller shef i seksionit dhe kryetar i Fondacionit Shkollor Austriak dhe Dr. Fröhlich (Këshilli i Fondacionit),z. Niemeyer (Ministria e Arsimit), Konsullin Austriak të Nderit në Shkodër z.Leqejza dhe shumë të ftuar tjerë nderi. Pjesëmërrja në festë ishte e kënaqshme; prindër, nxënës, miq. Shokë dhe shumë partnerë të shkollës ishin prezentë.

Drejtoresha, Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha, Sidita Bazhdari përmendën ngjarjet e rëndësishme të këtij shkollor dhe falenderuan të gjithë partnerët tanë. Më pas filloi programi festiv. Të ftuarit patën nderin të dëgjonin fjalimin në shqip të ambasadorit z.Raunig, ku ai falendori drejtoren, stafin mësimor dhe nxënësit për vitin e suksesshëm shkollor. Z. Raunig theksoi para të ftuarve që maturantët e Shkollës Austriake i pret një e ardhme e shkëlqyer përsa i përket shanseve për të punuar dhe për të studiuar.

Shefi i seksionit dhe kryetar i Fondacionit Shkollor, z. Stelzmüller solli përshëndetjet e znj.Ministre, Claudia Schmied dhe të Ministrisë së Arsimit në Vjenë. Pas fjalimit të tij, u dhanë çmime për nxënësit më të mirë të vitit shkollor. Më pas vijoi një program me vallëzime dhe këngë. Në fund të pranishmit u ftuan të në një kokteil.

Pushime të mbara!

Drejtoria dhe stafi pedagogjik

Foto

19.6.2012, Dita e dyte e gjuhes

Foto

Zoti Jemineh ka fat

Z. Jemineh është i ulur me gruan e tij në tavolinë dhe po ha Knödel, (toptha brumi, ushqim tipik austriak). Poshtë tavolinës qëndron qeni. Gjatë drekës z. Jemineh tregon se sa fat ka, pasi po i ndodhin gjëra të bukura.

Një ditë kur po dilte nga shtëpia, u pengua duke u rrokullisur nëpër shkallë. Por kur u ngrit përsëri, gjeti çelësin fatsjellës, të humbur prej kohësh. Pas kësaj atij i ndodhën edhe shumë gjëra të tjera të pabesueshme.

Të gjitha këto ngjarje i paraqitëm me anën e një pjese teatrore dhe kërcimi. Koreografinë e kërcimit e përgatiti kërcimtarja Cecilia Ferber. Me shumë ndjenjë ajo arriti të vendoste pjesët e ndryshme të tekstit në lëvizje.

Pasi përfunduam përpunimin e pjesëve të tekstit dhe ngjyrosjen e materialeve, për klasën e 8a, filluan tre ditë të lodhshme provash. Vëmendja, qetësia dhe guximimi ishin të domosdoshme në shumë role. Nuk është e lehtë të jesh një këmbë tavoline apo kur qeni i Jemineh, Ferdinand rrëzoi kështjellën prej rëre apo kur Jemineh duhej të rrinte pezull në ajër apo…

Puna që bëmë mori vlerësimin e saj dhe publiku na falenderoi me shume duartrokitje.

Reagimi i nxënësve: Projekti me ka pëlqyer, sepse

• kemi kaluar shumë bukur

• kam mësuar shumë gjëra të reja

• u ka pëlqyer shumë miqve dhe prindërve të mi

• kërcimtarja ka ardhur nga Austria vetëm për ne

• në fund doli një pjesë e mrekullueshme teatrale

• kemi punuar shumë dhe në fund ishim të rraskapitur

• Cecilia ishte një “mësuese” e mrekullueshme

Si është reagimi i znj. Färber (koreografes)?

Asaj i pëlqeu mënyra se si nxënësit janë të gatshëm për të mësuar gjëra të reja si dhe kureshtja e dukshme e tyre. Ajo u habit, se si pjesa më e madhe e tyre përpiqeshin të komunikonin me të në gjuhën gjermane (vetëm pas një viti studimi të gjermanishtes) dhe flisnin shumë rallë në gjuhën angleze. Është kaq e bukur të dallosh gëzimin e të rinjve gjatë punës dhe të shohësh se si të gjithë përpiqen të japin mendimin e tyre dhe më të mirën nga vetja.

„Ky ishte një projekt i financuar nga Ministria e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë dhe i mbështetur nga KulturKontakt Austria në kuadër të iniciativës “ Shkollat Austriake jashtë Austrisë –Vende të dialogut ndërkulturor”.

Bernd Herta

Foto

Teatri Migjeni: 100 vite Pavaresi

Foto

Ftese per Festen e mbylljes se vitit shkollor

E merkure 20.6.2012

Ora: 19:00

Foto

Vizitë nga reparti i zjarrëfikëses në Grieskirchen

Të hënën me 4 Qershor 2012, shkolla austriake „Peter Mahringer“ u vizitua nga miq të vjetër. Delegacioni nga reparti i zjarrëfikëses Grieskirchen me në krye deputetin e parlamentit Wolfgang Großruck, i cili kishte sjellë si dhuratë për qytetin e Krujës dhe Vlorës nga një makinë zjarrëfikëse, bëri një ndalesë të shkurtër edhe në shkollën tonë. Në mungesë të drejtores së shkollës, mirëseardhjen miqëve i uruan kolegu Gerhard Walzel dhe nëndrejtore Sidita Bazhdari. Nxënëse nga klasa 3b (Iris Bekteshi, Amanda Ymeraj dhe Albina Shtinja) prezantuan shkollën dhe ambjentet e saja: miqtë na treguan shkurtimisht gjërat më të rëndësishme në një makinë zjarrëfikëse . Në praninë e krybashkiakut të Shkodrës, z.Lorenc Luka, i dhuroi z. Großruck shkollës austriake disa dhurata.

Brilanda Fishta

Foto

Takimi i shkollave austriake jashtë vendi, Vjenë

Me 6 Qershor u zhvillua në Ministrinë e Arsimit në Vjenë takimi “ Shkollat Austriake jashtë vendi- internacionalizimi i shkollës”, i cili u organizua së bashku me takimin e përvitshëm të drejtorëve të shkollave austriake. Në takimin e drejtuar nga Ministrja Austriake e Arsimit Claudia Schmied, morën pjesë shumë personalitete: përveç Ministres së Arsimit Claudia Schmied, shefit të seksionit Huber, Stelzmüller dhe kryetarit të parlamentit Fritz Neugebauer, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve ku ndodhen shkollat austriake: nga Shqipëria ishte Ambasadori shqiptar në Austri, Vili Minarolli.

Shkolla austriake „Peter Mahringer“, u përmend gjatë fjalimit të Ministres së arsimit si „një projekt i mrekullueshëm“ dhe u përfaqësua nga: drejtore Gerlinde Tagini, koordinator i IT-së Philip Michel, koordinator i PQM-së Manfred Tagini dhe Sonila Halluni nga klasa 3a, e cila pati nderin të përfaqësonte së bashku me një nxënës nga Praga anën e nxënësve në podiumin e diskusionit.

Për të gjithë ne ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar shkollat austriake që punojnë jashtë Austrisë dhe për të treguar për arritjet në secilat nga këto shkolla. Gjatë takimit u përsërit disa herë se sa e rëndësishme është edhe në Austri internacionalizimi i sistemit shkollor në një Europë dhe një botë që komunikon e funksionon me të njëjtat rregulla. Duke qenë një shkollë teknike për Teknologji Informacioni është përgjegjësia jonë por dhe shansi ynë, pasi pikërisht në teknologjitë moderne komunikimi është i rëndësishëm. Për këtë, moton e këtij takimi “ Shkollat Austriake jashtë vendi- internacionalizimi i shkollës” e marrim si një impuls, që shkollat austriake të internacionalizohen dhe njëherësh si një obligim që të punojmë në këtë drejtim.

Gerlinde Tagini, Manfred Tagini

Foto

Ekskursion i 3a në Zogaj

Me ekskursionin e pranverës së këtij viti nuk patëm shumë fat. Ai u shty disa herë për shkak të motit të keq (moti në muajin Maj këtë vit ishte i paparashikueshëm). Për shkak të një aksidenti të rëndë gjatë një ekskursioni me studentë në Himarë, u anulluan të gjithë ekskursionet shkollorë sipas urdhrit nga Ministria shqiptare. Me 29 Maj vendosëm të bëjmë një shëtitje me biçikleta në Zogaj. Një përvojë e veçantë ishte sigurisht për të gjithë shëtitja me varkë në liqenin e Shkodrës. Më pas vizituam shkollën 9-vjeçare në Zogaj, bëmë një shëtitje deri në kufirin shqiptaro-malazez dhe së fundmi bëmë një picknick në liqen.

Manfred Tagini

Foto

Te lexuarit eshte ende ne mode!

Foto