Monthly Archives: May 2012

Trajnim „Provimet e maturës“

Në shkollën tonë u zhvillua nga 17 deri më 19.5.2012 një trajnim i mësuesave tanë në lidhje me maturën austriake. Seminari u drejtua nga Mag. Dr. Gerhard Hager, shef i sektorik informatik në shkollën teknike „HTL Rennweg“. Në qendër të këtij seminari qëndruan tema si: organizimi dhe tutorimi i punimeve të diplomës dhe i provimeve me shkrim dhe me gojë të maturës. Po aq të rëndësishëm ishin dhe diskutimet në lidhje me përmbajtjen dhe qëllimet e planit të ri mësimor si dhe u morën informacione në lidhje me reformat dhe zhvillimet e reja në arsimin profesional. Ky trajnim ishte një input i rëndësishëm për ne. Falenderojmë nga zemra sektorin përkatës për arsimin profesional dhe sektorin IA/6 në Ministrinë e Arsimit Austriake të cilët organizuan këtë seminar në kuadër të projektit të zhvillimit të cilësisë mësimore në shkollat austriake jashtë Austrisë.

Foto

Mbyllja e kurseve në Rubik

Me 26 Mai 2012 u mbyllën kurset e gjuhës gjermane në Rubik për këtë vit shkollor. Dretuesi i këtij projektit, Manfred Tagini, shfrytëzoi rastin që në emër të shkollës Austriake të falenderojë firmën DCM Deco Metal për sponsorizimin e këtyre kurseve si dhe mësuesen e të dy kurseve të gjuhës gjermane, Brunilda Shtjefanaku, për punën e suskseshme.

Manfred Tagini

Foto

Konferencë shkencore me temë “ Shqipëria dhe Austro-Hungaria”

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , u organizua më 25.05.2012 nga Universititeti „Luigj Gurakuqi“ dhe Konsullata e Nderit Shkodër një konferencë shkencore me temë „ Shqiptarët dhe Austro-Hungaria në fund të shek. 19 deri në dhjetëvjeçarin e parë të shek 20”. U trajtuan tema si: puna e komisionit letrar shqiptar apo puna e albanologëve austro-hungarez e deri te qëndrimi që mbajti Austro-Hungaria në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Shkollë Austriak i pëlqeu në mënyrë të veçantë referatet që folën për poltikën arsimore të austriakëve në Shqipërinë e Veriut apo për albanologët austro-hungarez në fillim të shek.20. Në konferencë morën pjesë drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, klasa 3A së bashku me mësuesin kujdestar dhe dy nxënës nga klasa 3b.

Manfred Tagini

Foto

Shkolla teknike Shkodër takohet me shkollën teknike Braunau

„Pjesa e parë“: Klasa 2b ka 23 nxënës dhe me kaq nxënës mund të formojë 2 skuadra futbolli plus lojëtarët rezervë. Në mësime nxënësit janë herë në mbrojtje e herë gjuajnë penallti. Kur është e nevojshme e gjithë klasa hyn në sulm dhe arrin rrezultate maksimale.

Ndodh rrallë të bëjmë „faul“ me nxënësit tanë, por deri tani kemi arritur vetëm te kartoni i verdhë, i cili ka mjaftuar për t´i bashkuar të gjithë si skuadër.

Klasa jonë ka mbaruar vetëm „pjesën e parë“ pas vitit të tretë në shkollë (ata kanë edhe tre vite tjera në shkollë). Kjo është arsye e mjaftueshme për të festuar me një udhëtim në Austri.

Këtë herë shkuam në qytetin e vogël të Braunau, në një HTL (shkollë e mesme teknike) që ka të njëjtin fokus si ne. Nxënëset dhe nxënësit tanë takuan atje të rinj të moshës së tyre, kaluan së bashku një javë dhe njohën pak nga kultura austriake.

E kishim të qartë që ky udhëtim do të na kushtonte më shtrenjtë se sa menduam.

I kërkuam mbështetje Lionsclub Braunau, Konsullit të Nderit së Austrisë në Shqipëri Gjergj Leqejza dhe përfaqësuesi të prindërve Dr. Astrit Beci. Të gjithë na mbështetën pa shumë burokraci. Në fund patëm dhe përkrahjen financiare tërajonit OÖ. Këto financime na ndihmuan jashtë mase në realizimin e planeve tona. Ju falenderojmë nga zemra të gjithëve!

Me 23 Prill morëm rrugën. Pas 23 orëve e gjysëm udhëtim me autobuz dhe katër kontrolleve kufitare, mbërritën mirë në Braunau, por ishim shumë të lodhur. Atje patëm një program të ngjeshur. Të hënën ishte në program një vizitë tek B&R, një firmë për zhvillimin Soft- dhe Hardware-ve. Më pas u nisëm për në Salcburg.

Të martën, në shkollën e mesme teknike u njohën nxënësit e të dy klasave me njëri-tjetrin. Nxënësit tanë lanë përshtypje shumë të mira përmes prezantimit të vendit dhe shkollës së tyre. Ata dhanë informacione të përgjithshme mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë. 200 nxënëset dhe nxënësit e shkollës teknike Braunau ishin entuziastë, çka e treguan edhe duartrokitjet e tyre të rrëmbyera.

Nxënësit dhe nxënëset e shkollës së mesme teknike në Braunau i treguan miqve në shkollën dhe i ftuan në orët e mësimit. Pas dy orësh u takuam sërish dhe pamë para nesh të rinj të gëzuar që bisedonin me shumë entuziazëm me njëri-tjetrin. Pasditja e mbylli këtë ditë, ku të rinjtë u shpërndanë nëpër qytet në grupe të vogla të përzier dhe zgjidhën një kuic, si dhe bënë disa intervista në rrugë.

Ditën tjetër ishte në program një vizitë në „Ars Elektronica“ në Linc, kurse të enjten në Mynih. Gjatë udhëtimit patëm rast të njohim më mirë njëri-tjetrin. Në darkën e fundit na shoqëruan edhe disa nxënës dhe nxënëse nga Braunau dhe mundëm të rikujtonim dhe një herë kohën që kaluam së bashku.

Të premten në orën 8 u ndamë nga nxënëset dhe nxënësit nga Braunau. Pati edhe disa ndarje emocionuese dhe premtime nga nxënësit se do të ruanin lidhjen me njëri-tjetrin.

Nuk mendojmë se lidhja me nxënësit nga Braunau do të përfundojë me kaq. Nxënësit nga Braunau dëshirojnë të na e kthejnë vizitën në Shkodër. Do ta shohim vitin tjetër shkollor nëse një projekti i tillë i madh do të mund të realizohet. Në gjë është e sigurtë: këta të rinj kanë pasur mundësi të përjetojnë një kulturë tjetër,e cila përpara ka qenë për ta krejt e panjohur.

Foto

Ekskursioni i klasës së 8 në Durrës

Më fund ia dolëm në fund të prillit u bë ekskursioni i parë i klasës së 8. Ne shkuam në Durrës ku në fillim vizituam amfiteatrin.

Siç shihet dhe në fotografi ne u argëtuam shumë më pas gjatë shëtitjesnë breg të detit dhe në plazhin e Durrësit.

Margit Herta

Foto

E mërkurë më 09.05.2012- Vizita e firmës XION IT SYSTEMS AG

Në kuadër të një vizite të Z.Ernst Atkins (firma Xion) dhe Z.Devis Fecani në shkollën tonë, u prezantua para klasava 4a dhe 4b projekti i dixhitalizimit të regjistrit civil në Shqipëri. Boris Alibali dhe dhe nxënës të tjerë i prezantuan firmës shkollën. U diskutua dhe mundësia që nxënësit tonë të bënin praktikë në këtë firmë.

Gerlinde Tagini

Foto

9 Maj 2012: Dita e mjedisit

Duke marrë parasysh problemet e shumta që shkaktojnë veprimet e njeriut, u përdor edhe këtë vit shkollor si temë vjetore „Mjedisi“. Grupi i mësuesve që punojnë rreth kësaj teme, i vendosi vetes si qëllim ndërgjegjësimin e sa më shumë njerëzve për funksionin dhe ndikimin që kanë në ambjentin që na rrethon dhe pse jo… një apel tek secili prej nesh.

Duke qenë se kjo teme ka një përmbajtje shumë të gjerë, duke mos ditur nga t´ia nisësh, grupet e mësuesve dhe të nxënësve zgjodhën sfera të ndryshme pune:

„Të përjetosh natyrën“ u quajt aksioni i klasës 8a, e cila bëri një shëtitje në malet në afërsi të Shkodrës për të njohur bimësinë e asaj zone, për të përshkruar veçoritë e tyre dhe për të bërë vepra arti prej brumi. Ata u argëtuan shumë duke soditur natyrën duke u freskuar në ujin e akullt të përroit malor.

Ndërsa klasa e nënta u morën gjatë orës së edukimit figurativ me veprën e piktorit dhe aktivistit austriak, Friedensreich Hundertwasser. Nxënësit zgjodhën motive nga pikturat e tija dhe i vizatuan në çanta bezeje. Këto çanta duhet të zëvendësojnë në të ardhmen qeset plastike që janë shumë të pëlqyera nga të gjithë, por në fakt shumë të dëmshme pët mjedisin.

Klasa 1A pastroi në një aksion dyorësh truallin e shkollës.

Me dy këmbë allçie dhe sy që ndriçojnë, një personazh dhe qenushi i tij përshëndesin tek shkallët vizitorët e shkollës austriake. Në të vërtetë ata janë të ndërtuar nga shishe plastike.

E këta janë „kryevepra“ e pasardhësve të Frankensteinit: nxënësve të klasave 9A dhe 2B.

Me titullin BOOMERANG klasa 4A ekspozoi fotografi me retouch ku mund të shiheshin nxënës dhe nxënëse të kësaj klase me efekte të veçanta, duke përcjellë mesazhe aktuale e drithëruese. Kolazhet i bëri Arbri Cungu.

Bernd Herta

Foto

Konkursi i fjalimit më të bukur 2012

„Se si të flasësh bukur mësohet vetëm duke folur“ Këtë e dinte burri i shtetit dhe shkrimtari romak Marcus Tullius Cicero që në shekullin e parë para lindjes së Krishtit.

Duke i ndenjur besnik kësaj moto-je, kemi organizuar me 6 prill 2012, për të dytin vit radhazi, një konkurs për fjalimin më të mirë për vitet e para deri në vitet e katërta në shkollën e mesme. Ajo çfarë iu ofrua jurisë së përbërë nga katër anëtarë Sidita Bazhdari, Bernd Herta, Wolfgang Ludwig dhe Johanna Mallinger ishte niveli shumë i lartë i konkurentëve . Për këtë arsye juria e kishte të vështirë që të caktonte fituesit në kategoritë përkatëse. Prandaj të gjithë pjesëmarrësve iu dhuaruan libra dhe çokollata.

Nga vitet e para lënë një përshtypje tejet interesante Marina Simoni me fjalimin mbi situatën e gruas në Shqipëri si dhe Daniel Vathkruja, i cili mbajti një referat se si shqiptarët dhe austriakët mund të mësojnë nga kultura e njëri-tjetrit. Fituese për vitet e para u shpall Orsola Simoni me fjalimin e saj të gjallë mbi temën „Kur ëndrrat mësojnë të fluturojnë“, në të cilën iu referua veçanërisht situatës së të rinjve.

Nga vitet e dyta Denada Bimi duke u nisur nga një rrëfim personal i jetës së gjyshes realizoi një rezume në zhvillimin e së drejtave të gruas në Shqipëri. Sidorela Lulaj reflektoi për çeshtjen se sa përqind ndihet ajo europiane dhe sa përqind shqiptare. Në fund arriti në konkluzionin që ndjenja e solidaritetit dhe e së qënurit të bashkuar janë gjërat më të rëndësishme në përcaktimin e identitetit të banorëve të një vendi. Raela Salja zgjodhi të referonte mbi citatin e Pashko Vasës (1825-1892) „Feja e shqiptarit është shqiptaria“ nga perspektiva e vetë autorit , i cili arsyetonte nga bota e përtejme mbi domethënien fillestare të fjalëve të tija dhe atë se si u shndërrua rëndësia e këtyrë fjalëve në rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Falë këtij fjalimi dhe Ajo pati pak pikë diferencë me kolegët e saj, duke bërë që të pozicionohej në vendin e parë në këtë kategori.

Për vitet e katërta doli Boris Alibali para pultit të fjalimit. Duke u nisur nga eksperiencat e tija në Gjermani dhe Amerikë, pati për mbarë të fliste rreth temës „ Ku e gjej unë vendlindjen , çfarë më jep mua vendlindja?“. Në një mënyrë shumë të qartë, me humor dhe emocionuese ia doli mbanë që t´i tregonte publikut se çka është për të vendlindja, se ku është ndjerë në vendlindje dhe me çfarë sfidash është përballur gjatë largimit, por dhe kthimit në vendlindjen e tij. Ai fitoi vendin e parë në këtë kategori – dhe jo vetëm ngaqë ishte i vetmi kandidat i kategorie. 😉

Foto

Ndryshime në personelin e sekretarisë

Që nga 7 Maj 2012 ka një ndryshim në personelin e shkollës austriake: Marilda Shala do të marrë pushimin e lindjes këtë javë dhe që nga ky momemt detyrat e saja do t`i marrë përsipër Mikela Lekaj. Gjatë një feste të vogël, stafi mësimor i uroi asaj gjitha të mirat.

Gerlinde und Manfred Tagini

Foto

Vizita AITA dhe TCN

Me datën 26 Prill 2012 vizituan shkollën austriake Lindita Komani, drejtore ekzekutive e AITA (Albanian Information Technology Association) dhe Adrian Shehu nga Firma TCN, një firmë që udhëheq tregun IT në Shqipëri dhe që është e përfshirë edhe në rinoviminin teknologjik të aeroportëve në Ballkan dhe më tej. Iris Bekteshi dhe Ervin Hoxha (të dy nga klasa e 3a) prezantuan shkollën tonë. Më pas vijoi një vizitë në ambjentet e shkollës, për të përfunduar me një bisedë të detajuar në drejtori. Drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, sqaroi në fjalimin e saj, se për profilin e shkollës austriake është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me firmat e IT-së. Nga ana e AITA dhe TCN u nënvizua mungesa e specialistëve të shkolluar për IT në Shqipëri si dhe rëndësia e shkollës sonë për të ardhmen e sektorit të IT-së në Shqipëri. Nga të gjithë pjesëmarrësit në bisedë u shfaq interes i madh në një bashkëpunim të mëtejshëm.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

Foto